3 km vijë bregdetare e plazhit të Zvërnecit ndotet me naftë bruto

May 23, 2016 | 20:25
SHPËRNDAJE

Rreth 3 km vijë bregdetare në Zvërnec është ndotur dhe kjo ardhur nga shkarkimi i naftës bruto ose nga ziftit.zvernec

Në orët e vona të pasdites në zonë kanë shkuar autoritetet lokale, policia dhe Prokuroria e Vlorës për të hetuar për shkakun e ndotjes si dhe për marrjen e masave për pastrimin e zonës.

Paraprakisht dyshohet se ndotja me naftë të pa përpunuar apo me zift mund të jetë shkaktuar nga çarja e ndonjë tubi gjatë procesit të ngarkimit të ndonjë anije, por dhe mund të jetë hedhur nga ndonjë anije qëllimisht për të ndotur plazhet e bregdetit të Vlorës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura