29-vjeçarja i kërkoi divorcin një vit pas martesës, aktori Sean Penn fotografohet në publik me…

Oct 18, 2021 | 23:20
SHPËRNDAJE

Aktorja Leila George, gruaja e regjisorit të famshëm, Sean Penn, ka paraqitur kërkesën për divorc pas një viti martesë. Është e paqartë për momentin pse 29-vjeçarja ka kërkuar të ndahet nga artisti, i cili ende e mban në gisht unazën e martesës.

sean penn (1)

George dhe Penn, 61 vjeç, patën katër vite të lidhur para se të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre në korrik të vitit 2020. Sipas “The Sun”, disa ditë më vonë, Penn konfirmoi martesën e tyre në “Late Night with Seth Meyers”.

Qarkullojnë fjalë se jeni martuar kohët e fundit, a është e vërtetë?”,- Meyers pyeti Penn në atë kohë, para se ky i fundit të ngrinte dorën, duke treguar unazën.

sean penn (6)

Ne bëmë një martesë në periudhën e COVID. Me këtë dua të them se ne, së bashku me dy fëmijët e mi dhe me vëllain e saj, u ‘takuam’ në ‘Zoom’ me një komisar qarku, dhe e bëmë në këtë mënyrë martesën,“- tha Penn.

sean penn (5)

George është gruaja e tretë e Penn. Ai ka qenë i martuar me Madonna-n, nga viti 1985 deri në 1989-ën, dhe me Robin Wright nga viti 1996 deri në 2010-ën. Ai dhe Wright kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Dylan, 30 vjeçe dhe djalin Hopper, 28 vjeç.

Aktori gjithashtu thuhet se ka pasur lidhje me Charlize Theron nga fundi i vitit 2013 deri në verën e vitit 2015.

Lajmi i divorcit të Penn vjen dy muaj pas publikimit të filmit të fundit, “Flag Day”, ku luan së bashku dy fëmijët e tij.

sean penn (4) sean penn (3) sean penn (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura