29 vjeçari dhunon seksualisht një grua në motel. Policia kosovare e arreston. Detaje nga ngjarja

Jan 20, 2021 | 16:59
SHPËRNDAJE

Një grua është dhunuar seksualisht në një motel në rajonin e Gjilanit në Kosovë. Policia vendore ka ndaluar një 29 vjeçar me iniciale, P.M., i dyshuar për dhunimin e D.K., 33-vjeçare.

gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.

Ndërsa, besohet se viktima dhe i dyshuari kishin kohë që janë njohur. Sipas dyshimeve të para, viktima u keqtrajtua seksualisht në motel, pasi fillimisht u lidh nga i dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, aty thuhet se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura