’29-nëntori’, Rama nderon dëshmorët: Frymëzim për luftën ndaj terrorizmit sot

Nov 29, 2015 | 18:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të zhvilluar mbrëmjen e së dielës ditën e 29-nëntorit në ambientet e kryeministrisë .

Kryeministri Edi Rama sonte ne ceremoni
Kreu i qeverise, Edi Rama, sonte ne Kryeministri

Rama shprehu mirënjohje  për dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare, duke thënë se shembulli i të rënëve është një ‘ndihmë e madhe’ për të luftuar sot terrorizmin.

“Mirënjohje për dëshmorët e LANC ne e kemi shprehur çdo 29 nëntor, por mirënjohja e sotme është edhe më e thelle, sepse sot nuk na përçon vetëm ndjenjën e krenarisë, por edhe kurajon e forcës dhe shembullit që na nevojitet për të përballuar armikun e ri. Armikun e Europës ku ne duam të shkojmë, me Shqipërinë moderne që ne duam të ndërtojmë së bashku”,-tha Rama.

Në ceremoni merrnin pjesë politikanë, përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri, ambasadorë huaj të akredituar në Tiranë, etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura