280 projekte në konkurim, “Sheshi Skënderbej” fiton çmimin si “hapësira publike më e bukur”

Jun 20, 2018 | 19:46
SHPËRNDAJE

Është mbajtur sot në Barcelonë një ceremoni ku është ndarë çmimi Europian për Hapësirën më të Mirë publike, çmim ky që iu dha sheshit “Skënderbej” të Tiranës.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilit iu dorëzua ky çmim i dhënë nga një juri ndërkombëtare.be8bb6d3-27b8-4048-8ddd-8fe84fcf4d91

Në këtë konkurrim ishin 280 projekte nga 32 shtete Europiane dhe vendi i parë u fitua nga sheshi “Skënderbej”.

“Tirana, Shqipëri: Rinovimi i “Sheshit Skendërbej” është fituesi i Public Sapce 2018. Urime qytetit të Tiranës dhe të gjithë atyre që punuan për të”, shkruhet në faqen zyrtare të Twetter-it të “Public Space”.

b76be0d3-a01a-4299-8a2b-54c2a207e155

Çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste.

Çmimin Evropian për hapësirë publik urban është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona.

Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë. Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe me partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë)

Për këtë sesion u dorëzuar 279 punime nga të cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria (8), Republika Çeke (8), Sllovenia (8), Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5) , Turqia (5), Shqipëri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), Irlandë (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe Herzegovinë (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura