28-vjeçarja: U deha dhe tradhtova të fejuarin me një koleg, tani ai më mohon mua e fëmijën tonë

Nov 19, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Natën e fundit të një konference pune u deha dhe tradhtova të fejuarin tim. Ishte një gabim i madhe dhe për këtë arsye qëndrova në heshtje, por tani ai e ka zbuluar.

couplee

Kështu e nis letrën një 28-vjeçare drejtuar Deidre të “The Sun”:

Unë dhe i fejuari im e dinim që ditën e parë që u njohëm se jemi bërë për njëri-tjetrin. Ishte një romancë e bukur dhe kemi qëndruar bashkë për 18 muaj.

Por erdhi një moment ku vendosëm që të bënim pak pushim, e të rrinim larg njëri-tjetrit për të kuptuar se çfarë ndjenim me të vërtetë.

Në atë kohë shkova në një konferencë 3-ditore dhe isha shumë e zënë me punë. Aty ishte edhe një djalë 25-vjeçarë nga një degë tjetër e firmës sonë. Ai ishte shumë tërheqës.

Në mbrëmjen e fundit, të gjithë dolëm për të ngrënë darkë e më pas për një pije. E gjithë mbrëmja kaloi duke pirë me këtë kolegun. Kur u kthyem në hotel ai përfundoi në dhomën time me mua. Ne filluam duke u puthur dhe më pas bëmë seks.

Në mëngjes u ndamë si dy shokë duke e kuptuar se ishte një gabim i bërë nga pija, dhe se do të rrinim në kontakt për arsye pune.

Nuk i thashë asgjë të fejuarit tim kur u ktheva në shtëpi. Por javën e kaluar ai gjeti në telefonin tim një mesazh nga djali tjetër. Ai u trondit nga ajo që zbuloi. Më tha se nuk mundte dot të më falte dhe u largua.

E pranoj që kam bërë një gabim shumë të madh, por tani jam edhe 4-muajshe shtatzënë. Jam e frikësuar që të rris një bebe e vetme dhe të humbas gjithçka, jo vetëm të fejuarin por edhe shtëpinë që ne ndanim bashkë.

Është sikur bota ime po shkatërrohet rreth meje. Ajo çfarë dua më së shumti është që të rregulloj marrëdhënien me të fejuarin dhe që të rrisim bashkë fëmijën tonë.

Përgjigja e Deidre:

I fejuari jot ka pak kohë që mori vesh lajmin e hidhur, prandaj duhet të presësh deri sa ai të marrë veten. Gjithashtu kujtoja se atëherë kishit rënë dakord që të ndaheshit. Pra, në atë kohë nuk ishit bashke e si pasojë nuk mund të quhet tradhti.

Ndoshta ajo çfarë ti bëre, të ka ndihmuar të kuptosh se sa shumë e do të fejuarin tënd. Thuaji sesa keq të vjen për gjithçka ka ndodhur dhe se dëshiron që ai t’i japë një shans lidhjes suaj. Njëkohësisht tregoi se fëmija që po pret është i atij e se do të bëhet baba.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura