28-vjeçari vritet nga ish-kunati, nuk donte t’i kthente unazën e motrës (Video)

May 6, 2016 | 13:27
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fairfield në Alabama, ku një 28-vjeçar është vrarë nga ish-kunati i tij.

Andarius Elon Williams, ka shkuar të takojë ish-të fejuarën dhe vëllain e saj për t’i marrë mbrapsht unazën e fejesës. Por vëllai i saj e ka qëlluar atë disa herë më pistoletë duke e lënë të vdekur.

Kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë së një dyqani e më pas i janë dorëzuar policisë. Pas hetimeve të kryera, janë arrestuar motër e vëllai me akuzën e ‘vrasjes me paramendim’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura