28-vjeçari i prekur nga koronavirusi është “pacienti zero” në Shqipëri, Bino: Si do veprohet me karantinën e Durrësit. Mjeku: Vetëm sot paradite, 751 telefonata në Urgjencë

Mar 9, 2020 | 12:42
SHPËRNDAJE

silva bino

Specialistja Silva Bino, shefe e departamentit te semundjeve infektive ne ISHP, ka konfirmuar sot se 28-vjeçari i parë i prekur me koronavirusin në Shqipëri, i cili kishte udhëtuar nga Firence, është ai që quhet “pacienti zero” dhe janë identifikuar të gjitha kontaktet e ngushta që ai ka pasur duke i izoluar.

 

 

“Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij,pra nuk kemi transmetim komunitar për momentin. Ky është rasti zero për vendin tonë e kemi të qartë edhe kontaktin e ngushtë që ai ka pasur”

Sipas Binos janë edhe 24 raste të tjera që tashmë po hetohen dhe priten përgjigjet brenda 24 orëve.

 

Drejtori i Urgjencës Kombëtare doktori, Skënder Brataj tha se për të riun e infektuar “ishte marrë tamponi e sapo morëm përgjigjen nga ISHP pacienti u transferua në kushtet e mbrojtjes në ambientet e Infektivit”.

Mjeku Brataj bëri me dije se vetëm sot paradite, “është rritur shumë numri i thirrjeve në numrin 127, ku deri në gjysmën e ditës ka pasur 751 thirrje nga të cilat 211 ishin vetëm për koronavirusin”.

E pyetur për karantinën e përcaktuar në ambientet e kavalishencës në Durrës, Bino tha: Karantina është e gatshme, me mjekët e personel, do transportohen drejt Durrësit sipas rastit e nevojës.

Ndërsa mjeku Tritan Kalo: “Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht e kjo eshtë shifër optimiste, deri tani gripi ka vrarë mbi 500 mijë vetë, ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura