28 nëntori/ Artan Fuga: Nëse Albanologjia vazhdon me dogmat staliniste dhe sllavo-ruse, e shpall shkencë tradhtare

Nov 28, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

artan-fuga-1

Në këtë 109-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, akademiku Artan Fuga ka një mesazh të fortë për Albanologjinë të cilën e quan “antishqiptare” nëse vijon “me dogmat staliniste dhe sllavo-ruse, apo të armiqve të Shqipërisë, se gjoja kombi shqiptar u krijua vetëm në shekullin e 19-të”.

Fuga në postimin e tij shkruan se shtetin shqiptar kombëtar dhe kombin politik shqiptar “e themeloi Gjergj Kastrioti!”

POSTIMI I PLOTE

Gëzuar pjesëmarrës në këtë faqe, disa qindra mijë, për ditën e Pavarësimit të Shqipërisë nga pushtimi osman!
Sepse aq mban kjo ditë!

Shtetin shqiptar kombëtar dhe kombin politik shqiptar e themeloi Gjergj Kastrioti!

Nëse e famshmja albanologji vazhdon me dogmat staliniste dhe sllavo-ruse, apo të armiqve të Shqipërisë, se gjoja kombi shqiptar u krijua vetëm në shekullin e 19-të, unë e shpall atë një shkencë tradhtare!

Një albanologji antishqiptare!
Gëzuar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura