“276 mln euro borxh i fshehur për shqiptarët”- Deputetja e PD-së reagon në lidhje me Rindërtimin: Provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes për interesa elektoralë

Nov 22, 2021 | 10:47
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar përmes një postimi në facebook atë që e cilëson si borxhi i fshehur për shqiptarët.

jorida tabaku
Tabaku thekson se qeveria Rama me abuzimet e fushatës së Rindërtimit për të blerë zgjedhjet ka akumuluar një borxh të fshehur prej 276 milionë euro.

Sipas saj kjo shifër kaq e lartë është krijuar si rrjedhojë e kontratave të pa studiuara dhe abuzimeve në lidhje me këtë proces, ku qeveria ka vendosur të rindërtojë aty ku ka patur interes për zgjedhjet lokale.

Tabaku shton gjithashtu se dhurimi i kontratave është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë dhe buxhetin.

Postimi i plotë

276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët!

Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale. Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021.

Për rrjedhojë janë 276 mln euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit.

Rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale.

Për rrjedhojë qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale.

Kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura