27 vjetori i PD/ Basha falënderon themeluesit dhe ka një ftesë për të gjithë

Dec 11, 2017 | 11:35
SHPËRNDAJE

Sot Partia Demokratike feston 27 vjetorin e themelimit. Kreytari Lulzim Basha me anë të një video dhe një mesazhi ka uruar themeluesit e kësaj force politike.

“Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara”, shkruan ndër të tjera Basha.

Shkrimi i Bashës

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura