27 vjet PD/ Urimi i veçantë i Grida Dumës, për demokratët që s’kanë droje të thonë të vërtetat

Dec 11, 2017 | 21:45
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD Grida Duma, në ditën kur Partia Demokratike mbush 27 vjeç që nga koha e themelimit, thotë se urimi i madh dhe mirënjohës dedikohet për “ata që janë palca e shtyllës së saj kurrizore që nuk lodhet ta “ushqejë” historikisht”.

“Ata të përhershmit të pandryshueshmit demokratë që nuk kanë asnjë droje të thonë të vërtetat, që kanë parë shumë të ikin e vijnë që kanë mençurinë të tolerojnë dhe të kuptojnë shumë përgjatë këtij rrugëtimi të Partisë Demokratike,  janë palca e shtyllës së saj kurrizore që nuk lodhet ta “ushqejë” historikisht”, shkruan Duma në një postim në rrjetet sociale.

24991111_912535882245390_6845708060963535396_n

POSTIMI I PLOTË:

“Unë nuk jam anëtar i asnjë partie politike, Unë jam demokrat”

Will Rogers

“Unë jam demokrat, nga ata të hershmit”, këtë togëfjalësh të rrok veshi në çdo përvjetor të Partisë Demokratike.

Nuk mungojnë kurrë në këto përvjetorë idealistët e vërtetë të saj, pikërisht ata që e duan jo thjeshtë dhe vetëm si parti politike dhe jo thjeshtë dhe vetëm kur ajo qeveris.
Madje mund të jenë pikërisht këta që kur Partia Demokratike qeveris bëjnë një hap pas dhe ruajnë të paprekur lidhjen e tyre të shenjtë me të, atë lidhjen që nisi në fillesë, kur e krijuan si një ëndërr ndryshimi të jetës së tyre dhe mbarë shqiptarëve.

Demokratët, ata qëndrestarët, që herë herë përloten duke kujtuar se si u themelua kjo parti dhe jo pak herë tensionohen duke propozuar për më mirë, janë aseti më i madh i trashëgimisë së saj.

Ata të përhershmit të pandryshueshmit demokratë që nuk kanë asnjë droje të thonë të vërtetat, që kanë parë shumë të ikin e vijnë që kanë mençurinë të tolerojnë dhe të kuptojnë shumë përgjatë këtij rrugëtimi të Partisë Demokratike, janë palca e shtyllës së saj kurrizore që nuk lodhet ta “ushqejë” historikisht.
Urimi i madh dhe mirënjohës dedikohet për ta!

24993254_912535815578730_3104155570040841219_n 25152241_912535818912063_23228116333003406_n 25158390_912535748912070_7173266407468438243_n 25299024_912535728912072_8602741137655892314_n 24991116_912535708912074_4872756284997681643_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura