27 vjet pas rrëzimit të bustit të Enverit, Basha: Ja ku fshihet diktatura e re e krimit në qeveri

Feb 20, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Ne 27-vjetorin rrezimit te bustit te dikatorit Enver Hoxha, kreu i PD Lulzim Basha, thote se “pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian”.

“Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!’, shkruan lideri i demokrateve ne nje postim ne FB.

POSTIMI I PLOTE:

28055886_1791281054256401_5371616912667159818_n

27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet!

Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin.

Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!

Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura