27 vite PD/ Basha flet për marrëveshjen e 18 majit: Ramës po i ngel në fyt zullumi dhe pabesia

Dec 11, 2017 | 18:33
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike është mbledhur për të kujtuar dhe festuar 27 vjetorin e krijimit të saj dhe të ndryshimit të sistemit në vend.

Në fjalën e tij kreu i kësaj force politike Lulzim Basha ka uruar dhe falënderuar me emra ata që kanë kontribuuar në krijimin e kësaj force politike, disa prej të cilëve nuk jetojnë më.

basha

Basha ka renditur gjithashtu edhe akuzart drejt qeverisë Rama tw cilat i quan rekorde të zeza.

“Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por katër prej tyre nuk i  ka parë historia e asnjë vendi në Europë dhe në botë:

  1. Promovimi me vetëdije i individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike,

2 .Kanabizimi masiv i territorit kombëtar nga bandat në ortakëri me qeverinë,

  1. Angazhimi i bandave si struktura elelektorale të Partisë Socialiste me detyrën për të blerë vota me paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit,
  2. Blerja masive e votës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Këto rekorde pohojnë pa asnjë ekuivok ilegjitimitetin e të ashtuquajtures fitore të narko-pushtetit në zgjedhjet e 25 qershorit, për rrjedhim, ilegjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë.

Këto janë faktet. Shpërbërja e gënjeshtres dhe e së keqes që ka nisur nuk mund të kthehet më prapa. Shpërbërja vetëm do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim.

Nuk mund të ndodhë ndryshe. Ortakët e krimit në pushtet dhe pushtetit në krim kanë ngecur në kënetën e tyre.

Po ashtu Basha ka folur edhe për marrëveshjen e 18 majit:

“Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj për të cilin u bë marrëveshja. Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt”.

27 basha

“Ky është një përvjetor i tre fishtë. Levizja e dhjetorit, pluralizmi politik, krijimi i PD jane permendorja me e bukur e demokracise se re shqiptare. Të lidhura pazgjidhshëmirt, qëndrojnë si përmendorja e kësa gjeneze. Ne mbidhemi cdo vit për të kujtuar, qytetarët, intelektualët dhe për tuu frymëzuar nga krijuesit e kësaj partie. Lëvizja e Dhjetorin dhe PD ka krijuar demokracinë. Krenafrë për të sotmen dhe të nesërmen. Ky dhjetor është ëhstë dhe nuk është si gjithë të tjerët. Eshtë sepse na mbledh gjithmonë për të kujtuar sfidat e mëdha të forcës tonë politike. Është si të tjerët kur kujtojmë me mall ata që nuk janë më. Azem Hajdarin, prijësin e kësaj force. Mirenjohje për themeluesit  Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon, Aleksander Meksin etj.Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë,” tha Basha.

“Pavarësisht sfidave, PD ka ditur, ka mundur dhe ia ka dalë të mbetet e madhe, ia ka dalë  të riniset në Fillime të reja, sepse ka patur vetëdijen e forcës së bashkimit dhe ka ditur të bashkohet.

Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja na kanë mbajtur dhe na kanë vënë në krye. Kjo është historia.

Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja do të na çojnë në fitore. Kjo është e sotmja, kjo është e nesërmja jonë e sigurt dhe e afërt! Dua që ky lajm të ushtojë fort në zemrën tuaj, të çdo demokrati, dhe të çdo qytetari shqiptar.

Viti që po mbaron ka qenë një nga vitet tona të vështira kur Shqipëria rrezikonte të robërohej nga krimi. Në fillim nuk na besuan, shumë e mbyllën gojën, të tjerë nuk guxuan të na bashkohen. Rrezikuam dhe sakrifikuam politikisht, morëm kosto si parti dhe si individë, por ne prapë qëndruam! Qëndresa jone po na jep shpërblim,” deklaron Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura