Jun 19, 2015 | 9:34
SHPËRNDAJE

Dega e PD-së në Cërrik ka denoncuar dhunimin e nipit të kandidatit të së djathtës Qamil Boja, nga simpatizantë të LSI-së.  Përmes një deklarate për mediat, PD e Cërrikut bën me dije se persona tashmë të identifikuar si anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së, kanë dhunuar fizikisht nipin e kandidatit të së djathtës në Cërrik.

Klodian Boja, nipi i kandidatit

“Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Papër-Banjë, pranë lagjes nr. 3 Cërrik. Shtetasi Klodian Boja , I cili është dhe nipi I kandidatit të APPD, Qamil Boja, teksa po kalonte me automjetin e tij në këtë rrugë, është ndalur nga disa makina të tjera ,të cilat I kanë ndërprerë rrugën. Më pas,  persona të identifikuar si anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së së Cërrikut, kanë dhunuar barbarisht Klodianin duke I shkaktuar fraktura dhe gjakosje në fytyrë. Klodian Boja ka bërë menjëherë kallëzim penal  pranë organeve të policisë”- thuhet në deklaratë.

Sipas saj, aleanca e rilindësve e mbërthyer nga paniku I votës së sovranit më 21 qershor, po shton tashmë dozat e presionit e dhunës ndaj qytetarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike, dega Cërrik, dënon ashpër këtë incident me prapavijë politike. Ne nuk druhemi  aspak nga këto përpjekje të dështuara të cilat synojnë të dekurajojnë mbështetësit tanë”- thuhet në deklaratë.   

PD i bën thirrje organeve kompetente të policisë, të marrin masa ndaj autorëve të këtij incidenti dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore shkaktarët e kësaj ngjarjeje të turpshme. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura