“264 yje në memorialin e policëve të rënë në krye të detyrës, si nuk ra një prokuror a një gjyqtar”

Jan 14, 2018 | 8:41
SHPËRNDAJE

Në kuadër të 105 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, gazetari Artan Hoxha ka zgjedhur të kujtojë ndryshe policët e rënë gjatë këtyre 28 viteve.

26230184_1542058362498493_5641540331739528477_n

Në një postim së fundmi në rrjetet sociale Hoxha publikon foto të memorialit të tyre i cili ndodhet para ministrisë së Brendshme, duke thënë se askush nuk u kujtua sot që të vendosë një buqetë lule në kujtim të atyre që dhanë jetën për këtë vend.

Duke krahasuar dëshmorët në radhët e policisë, Hoxha thotë se nuk asnjë Yll të vetëm, në përkujtim të ndonjë prokurori apo gjyqtari të rënë në luftën kundër krimit.

 

Postimi i plotë:

Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit Shqiptar…

Ky eshte memoriali qe perkujton 264 “Deshmoret e Atdheut” te rene ne krye te detyres nga radhet e policise gjate 28-te viteve te postkomunizmit.

264 yje qe perkujtojne sakrificen sublime te 264 BURRAVE qe dhane jeten e tyre per kete vend.

Nuk kam pare te dera e Prokurorise se Pergjithshme apo ministrise se Drejtesise, te kete qofte dhe nje yll te vetem, ne perkujtim te ndonje prokurori apo gjyqtari te rene ne luften kunder krimit.

Mbase do kisha marre me dhjetera telefonata e mesazhe falenderimi, madje do ta kisha me te lehte nese ne kete dite te shenuar, do shkruaja per te pershendetur shefat ne detyre, qe mbi uniformat e reja te dekoruara bukur, u shkelqejne spaletat.

Nuk e di nese ne kete memorial u kujtua kush te vendoste ndonje kurore me lule ne kujtim te ketyre BURRAVE sot.

Shume prej tyre i kam njohur nga afer,

kam marre pjese ne operacione antikrim organizuar dhe drejtuar prej tyre.

Kam ngrene buke me ta ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise nga Tropoja ne Sarande.

Kam ndare bashke me ta sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre.

Me eshte dashur te shkruaj apo raportoj renien e tyre ne krye te detyres nga plumbat e armeve te krimit.

Kam marre pjese ne shume prej ceremonive te lamtumires per ta, ku bataret e automatikeve te skuadrave te nderit me kane futur te dridhurat ne trup.

Kam pare kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhes te derdhin lote krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjalle nuk ndaleshin se ua nxiri jeten.

Hej BURRA qe hijeshoni mbi ate memorial te zi,…

sot mbase do te ishit pa pune rrugeve, si plote kolege tuaj qe bene hile dhe i dredhuan plumbit per te mbetur te gjalle.

Mbase po te ishit gjalle mund tua kishin baltosur fytyren me parate e hashashit. Mbase po te ishit gjalle do tu kishin transferuar ne ndonje cep te larget ne jug a ne veri te vendit, ku do tu ishte harruar emri.

Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, tua ulin koken, tua zhbejne karakterin dhe ndershmerine…

Por ju nuk dredhuat, nuk u perkulet, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe….

Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende nga krimi…

E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura