26 vjet nga gjenocidi i Srebenicës/ Kryeministri Rama përkujton ngjarjen e rëndë përmes një fotoje  

Jul 11, 2021 | 9:38
SHPËRNDAJE

Përkujtohet sot 26-vjetori i masakrës së Srebenicës, një ndër mizoritë më të mëdha të Europës pas Luftës së Dytë Botërore, kur forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem muslimanë në enklavën lindore boshnjake.

edu e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton e një boshnjakeje që vajton në varreza humbjen e të afërmve.  “11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebenicës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë që më herët pati një reagim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që u shpreh se kriminelët duhet të dënohen, ndërsa theksoi se është e pamendueshme që ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë.

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura