250 vetë një juri? Po! Dhe është juria shqiptare më e bukur në botë

Nov 20, 2017 | 19:52
SHPËRNDAJE

Kemi pasur përherë problem me juritë ne si vend. Asnjëherë s’i kemi besuar. Përherë i kemi parë me dyshim e madje edhe i kemi kundërshtuar fort. Nëpër festivale, nëpër misse, nëpër aktivitete librash e filmash… por është një juri që mblidhte njëherë në vit dhe që është më e bukura në botë.

e1b2350d-3e3b-4a2a-a9fd-98a781578113

Me të janë dakord të gjithë edhe pse janë plot 250 antarë të vegjël port ë mençur e plot intergritet. Sot ishte dita e parë që u mblodhën, sepse u hap festivali ndërkombëtar për të rinj dhe fëmijë Giffoni Shqipëria dhe ata u mblodhën për të gjykuar 8 filma në konkurrim.

Këtë vit, të 12-tin që Giffoni organizohet tek ne, njëra prej 250 nxënësish nga shkollat nënëtvjeçare të Tiranës të moshës 13-15 vjeç, që ishte ajo e sotshmja e filmit të parë të Giffoni Shqipëria, një prodhim kinematografik gjerman me titull; “AT EYE LEVEL” dhe me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf.

Ndërkohë që filmi i dytë, një produksion lituanez me titullin “MELLOË MUND” me regji të Renars Vimba, u gjykua nga një tjetër juri, po aq e madhe që mbushi një sallë të tërë me 250 nxënës të tjerë, kësaj here të shkollave të mesme publike të Tiranës, nga mosha 16-20 vjeç.

Sot në orën 18:30, pranë Kinema MIllenium, Giffoni Shqipëria organizoi dhe ceremoninë e hapjes zyrtare të edicionit të 12-të të Giffon Shqiperia, me personalitete të ndryshme të artit, kinematografisë, kultures, etj., kurse në datën 24, është dita e ndarjes së çmimeve. Si do të vendosin nxënësit? Mbetet për t’u parë. Vetëm ata e kanë në dorë!

thumbnail_152cf750-9006-4940-bc52-e30366514c88 84d988ac-2c4c-4d54-9371-7b28ce2c1ae4 6d3a988d-41b1-44fb-86e3-92fc6aaac664 5fbbeec2-a870-4469-9987-498bbb5f710f

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura