“25 prilli nuk është dita e fundit e betejës”/ Basha në Kukës: Shteti dhe krimi u bën bashkë me paratë e pista të korrupsionit

May 30, 2021 | 16:58
SHPËRNDAJE

Kryetari në detyrë i PD, Luzim Basha ishte në Kukës, ku zhvilloi një takim me strukturat në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesin e ri të kësaj partie.

basha ne has

Basha e vuri theksin tek 25 prilli, që sipas tij nuk është dita e fundit e betejës, por sipas tij është ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën dhe e votuan.

“Asnjehere nuk janë bërë bashkë në këtë mënyrë, as në 2017,  as në 2001, as në 91 shteti me partinë, krimi i organizuar , oligarkia, paratë e buxhetit dhe paratë e pista të korrupsionit e të drogës. Prapë njesoj si në 91 demokratët ishin bashkë pa pushtet. Pa asnjë pushtet institucional, por me një pushtet të pafundshëm, pusshtetin moral, pushtetin e zemrave të pastra, qëllimeve të ndershme, jo thjeshtë për të sjellë rotacion por për të sjellë ndryshimin.

Diferenca është fare e qartë rotacion do të thotë të luftosh për pushtet, ndryshim do të thotë të luftosh për kuksianët , të luftosh për shqiptarët. Ndaj dhe kuksianët i prinë kësaj beteje me pjesëmarrje dhe shqiptarët në tërësi na ndoqën anembanë vendit, nga veriu në jug, mos e besoni atë hartë tradhëtare. Shikojini statistikat nga veriu në jug, deri në cepin më jugor të Shqipërisë shqiptarët në masë u derdhën në kutite e votimit dhe votuan ndryshimin.

Ndaj 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.

Ndonëse në kushtet e një deshperimi dhe nuk është faster kryetari, i një shoku të vërtetë ku solli masakrën zgjedhore  e 25 prillit. Por kush tjeter përveç nesh mund ta cojë në fund këtë betejë ? Kush tjetër përveç jush që ka mbajtur mbi supe këtë betejë dhe shenjat e kësaj beteje? E di që fuqinë për ta çuar deri në fund këtë betejë e për ta rrëzuar këtë regjim, e kemi vetëm ne, Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri. Ndaj vëllezër dhe motra falenderimi shkon për gjithësecilin prej jush, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen, për strukturat tona, për drejtuesit tanë, për ekipin tonë, në veçanti për ju që keni qenë tetë vite nen kamzhikun e një kundërshtari politik që nuk ju ka trajtuar si kundërshtarë politikë, ju ka trajtuar si armiq, duke shkatërruar normalitetin e jetës tuaj, familjeve tuaja deri në eksodin masiv të bijve dhe bijave të Kukësit”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura