“25 prilli kohë që të largohet Edi Rama dhe jo shqiptarët”/ Fatmir Mediu takime elektorale në Tiranë

Mar 21, 2021 | 10:14
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar takime me banorë dhe biznese të Njësisë nr.1 në Tiranë, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

6095a2b3-cbe9-49ad-b528-735e50c99ea1

I vendosur i shtati në listën e koalicionit “PD-Aleancës për Ndryshim”, Mediu thotë se të gjithë shprehin shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike në vend.

“25 Prilli është koha që të largohet Edi Rama, si shkaktar i kësaj braktisje, dhe jo të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, theksoi ai.

Mediu i bëri thirrje banoreve të Njësisë nr 1 të votojnë  “Aleancën për Ndryshim”.

Pjesë nga deklarata:

“Çdo njeri kërkon të jetë i lirë, kërkon dinjitet, kërkon ato që i ka falur Zoti, të mos ja rrëmbejë as Edi Rama dhe askush tjetër.

Shqipëria prej 30 vitesh, shteti tallet me qytetaret, legalizim, privatizim, shtet që merr, rrëmben shkatërron, bën si të dojë me pronën dhe jetën e qytetarëve, dhe kjo duhet të marrë fund.

Kur një qytetar arrin të paguajë taksat, voton, e ka të gjithë autoritetin e prones dhe shtepise  dhe nuk mund të bëhen pjese e lojrave dhe interesave politiko-elektorale.

Partia Socialiste, në mënyrë të vecantë Rama, i ka përdorur shtersat në nevojë vetëm si një kontigjent elektoral.

Mbi 70% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë, nuk duan të kthehen në Shqipëri. Mbi gjysëm milioni shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, duke krijuar kështu një varfëri dhe një plagë shumë të madhe, jo vetëm ekonomike, por edhe sociale dhe politike. Kjo është politika e Edi Ramës, t`i largojë njerëzit e zotë nga vendi, në mënyrë që ai të lulëzojë pushtetin e korrupsionit dhe të interesave të veta kriminale.

Dita e zgjedhjeve është dita e qytetarit, ku qytetari është i barabartë me kryeministrin, me ministrin, me deputetin. Tregojeni këtë forcë tuajën. Votoni me bindjen tuaj për më të mirën, për ekonominë tuaj familjare, për vendin tuaj dhe familjen tuaj.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura