“25 politikanë shqiptarë janë biseksualë”- Biznesmeni gay bën deklaratën e fortë: E bëjnë si minjtë nëpër bodrume

May 20, 2020 | 10:45
SHPËRNDAJE

Biznesmeni i njohur gay Elton Ilirjani ka deklaruar se në Shqipëri 25 politikanë janë biseksualë por nuk dalin hapur dhe bëjnë seks “si minjtë nëpër bodrume”.

Ai u shpreh se kjo është një çështje që prek komunitetin LGBT, ndërsa u kërkoi që të mos hiqen si hipokritë dhe të mos ndërshkojnë ata që dalin hapur.

“Njerëzit që janë në parlament ke shumë, janë 25 biseksualë, në atë parlament. Mos të hiqen hipokritë, mos të më ndëshkojnë mua, Xhenin dhe personat që dalin hapur dhe vetë e bëjnë si minjtë nëpër bodrume. Njerëzit që ata kanë, bodyguardët e tyre paguhen 50 dollarë nga të huajt, janë prostituta.

Kjo është një cështje që prek gjithë komunitetin. Në momentin që një ish ministër i fortë ngjitur me kryetarin e opozitës, me bashkëkryetaren e opozitës apo Zonjën e Parë të Shqipërisë thotë b****r sepse vendosi flamurin LGBT NË Shqipëri ka marrë fund kauza e opozitës, ka marrë fund demokracia,”- u shpreh ai i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Biznesmeni shtoi se shumë politikanë i kanë bërë like fotot dhe i shkruajnë në inbox duke i kërkuar seks.

Ndërsa theksoi se të gjithë ata që dhunojnë komunitetin e LGBT do i kërkojë DASH që të mos i lejojë të hyjnë në SHBA.

“Erdha në Tiranë 2 javë më fryhej si kaposh tjetri. Nuk e ke idenë sesa njerëz politikanë më kanë bërë like fotot, kastile i hodha nga njerëz që më shajnë duke më komplimentuar ndërkohë që Anxhelën e tërheqin zvarrë. Më kanë kërkuar seks.

Politikanët më kanë kërkuar sepse kujtojnë se jam njeri rrugësh, kujtojnë se gayt janë prostituta. I bëj thirrje Departamentit të Amerikan të Shtetit që këta njerëz nuk kanë pse të hyjnë në SHBA. Do i denoncoj sepse jam gay i hapur dhe këta e bëjnë terrenin e kthimit tim në Shqipëri të rrezikuar,”- u shpreh Ilirjani.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura