Filmimet, ja lëvizjet e personit me kapuç në kokë duke vendosur eksplozivin te farmacia e Tahirit (FOTO-VIDEO)

Feb 11, 2015 | 20:15
SHPËRNDAJE

 

UPDATE/ Personit që vendosi eksplozivin në farmacinë në pronësi të babait të ministrit Tahiri i janë dashur vetëm 50 sekonda për të bërë gati lëndën shpërthyese dhe për ta ngjitur pranë kondicionerit. 

Personi qe dyshohet se ka vendosur eksplozivin te farmacia

Ministria e Brendshme ka publikuar videon prej 6 minutash të shpërthimit në farmacinë pranë QSUT-së.

Në këtë video rezulton se në orën 02:23:10 sekonda një i ri me kapuç në kokë me biçikletë është afruar te farmacia dhe fillimisht ka vendosur biçikletën pranë një shtylle.

Më pas ka nxjerrë nga xhepi eksplozivin dhe brenda një kohe të shkurtër e ka vendosur te kondicioneri i farmacisë.

Në orën 02:24:00 ai është larguar me biçikletë nga vendi i ngjarjes.

Pas fiks 30 minutash lënda eksplozive ka shpërthyer duke shkaktuar dëme në farmaci dhe ndërtesat pranë.

Në orën 02:55:28 është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi personi i barë, që duket sikur është banor i lagjes që është afruar dhe ka parë nga afër shpërthimin e më pas është larguar.

Katër minuta më vonë ai ka ardhur sërish me një tjetër person.

Ndërkohë burime të Policisë thonë për “Panorama Online” se tashmë është bërë i mundur identifikimi i të riut me kapuç në kokë, por që nuk bëhet i ditur emri i tij.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura