22-vjeçarja me buzët më të mëdha në botë, i nënshtrohet një tjetër operacioni plastik! Këtë herë zmadhon…

Feb 23, 2021 | 11:16
SHPËRNDAJE

Andrea Ivanova, e cila është vajza me buzët më të mëdha në botë, së fundmi ka bërë një tjetër ndërhyrje në trup.

andrea ivanova (1)

22-vjeçarja nga Sofja, Bullgari, ka zmadhuar edhe gjoksin. Në një intervistë për “Daily Star”, Andrea u shpreh se do të bëjë gjithçka për të arritur pamjen e ëndrrave të saj.

andrea ivanova (3)

Ajo iu nënshtrua një operacioni prej 3,000 paund në janar të këtij viti, duke e zmadhuar me katër madhësi gjoksin e saj.

Edhe pse dhimbjet në ditët e para pas operacionit ishin shumë të forta, Andrea tha se është rikuperuar brenda dy javëve dhe tashmë po planifikon ta zmadhojë gjoksin edhe me një madhësi më shumë.

andrea ivanova (5)

22-vjeçarja filloi të transformohej në një “Barbie” në vitin 2018 dhe ka shpenzuar mijëra paund për ta arritur këtë rezultat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura