22-vjeçari mbytet në kanal dhe askush nuk e ndihmoi, arsyeja të lë pa fjalë

Jan 26, 2017 | 11:15
SHPËRNDAJE

Një 22 vjeçar nga Afrika është hedhur në kanalin e Venecias për të vrarë veten ndërkohë që askush nuk bëri asnjë përpjekje për ta shpëtuar. Në video shihen pamjet e trishta teksa djali i jep fund jetës e ndërsa qytetarët bëjnë komente ironike dhe komike duke mos e ndihmuar për shkak të origjinës së tij.

“Ai është idiot. Do të vdes”, dëgjohet të thotë dikush.

Ndërkohë, mësohet se policia ka nisur një hetim të mëtejshëm për të zbuluar shkaqet që çuan të rin në vetëflijim. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura