22-vjeçari e pëson keq, i marrin telefonin dhe varësen

Jun 30, 2016 | 20:08
SHPËRNDAJE

Një i ri ka rënë pre e grabitësve në rrugën ‘Tre Dëshmorët’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të së enjtes.

largea_policia11458676930J.K., 22 vjeç, është goditur fillimisht në kokë nga persona të paidentifikuar dhe më pas i kanë marrë telefonin dhe një varëse.

I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pas goditjes që mori gjatë grabitjes.

Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura