“22 Marsi këtë vit do të përsëritet më 25 Prill”/ Tritan Shehu publikon foton në krah të Sali Berishës: Shqiptarët me votë do t’i japin dermën pushtetit të lidhur me krimin

Mar 22, 2021 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu në një postim në Facebook ka kujtuar sot fitoren e Partisë Demokratike në 22 mars 1992. Teksa ka publikuar edhe dy foto me ish-kryeministrin Sali Berisha, Shehu thotë se këtë vit 22 marsi do të përsëritet në 265 prill.

tritan shehu

Tritan Shehu shkruan se në 25 prill shqiptarët me votë do t’i japin dërmën pushtetit të lidhur me krimin.

“Dhe nga ky 22 Mars tashti na ndajnë vetëm 34 dite, kur shqiptaret si me 1992, me votën e tyre do t’i japin dermën pushtetit te kleptokracise, lidhjeve me krimin, mohues te atyre vlerave me sublime për ne, për tu kthyer si atëherë ne drejtimin e duhur, për të cilën është sakrifikuar kaq shume ne historinë tonë”, shkruan Shehu.

Postimi i Tritan Shehut

“22 Marsi këtë vit do të përsëritet më 25 Prill!

22 Marsi 1992 do te mbetet ne historine e Shqiperise e shqipetareve si nje nga ditet me te ndritura ne shekuj.

Kjo jo thjesht se u shemb diktatura me eger ne Europe, por sepse Shqiperia e dale tashme nga tirania, varferia, izolimi hyri mbas shekujsh pushtimesh, largimesh nga familja e saj, ne rrugen e demokracise, ekonomise se tregut, lirive, zhvillimit duke marre drejtimin e saj natyral, ate Europian e Perendimor.

Ngjarje emblematike kjo per te gjithe ne, kurrorezim i rezistencave, perpjekjeve, aspiratave shume te gjata ne histori te nje populli te tere.

Fatkeqesisht sot ne perseri jemi te detyruar te evokojme ne udhekryqin e ri te historise sone ku na ka degdisur ky rregjim autokrat, mohues i vlerave e aspiratave tona, i te drejtave thelbesore te njeriut per liri, prosperitetir, dinjtetit, qe i ka kthyer shpinen Perendimit e Europes se bekuar, nje 22 Mars te Ri.

Dhe nga ky 22 Mars tashti na ndajne vetem 34 dite, kur shqiptaret si me 1992, me voten e tyre do t’i japin dermen pushtetit te kleptokracise, lidhjeve me krimin, mohues te atyre vlerave me sublime per ne, per tu kthyer si atehere ne drejtimin e duhur, per te cilen eshte sakrifikuar kaq shume ne historine tone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura