22 humbje jete në 24 orët e fundit në Kosovë, rriten edhe infektimet me Covid-19

Dec 3, 2020 | 15:07
SHPËRNDAJE

ne-spitalet-e-kosoves-po-trajtohen-441-paciente-me-koronavirus-11-ne-respiratore-600x360

Rritje e numrit të viktimave dhe infektuarve për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se pas kryerjes së 1.510 testimeve, janë konfirmuar 627 raste me COVID-19!

Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Dje Kosova regjistroi 555 raste pozitive dhe 14 viktima.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura