“21 Janari”, i biri i Faik Myrtajt: Kam prova që do të tronditin drejtësinë

Apr 26, 2016 | 8:38
SHPËRNDAJE

“Kam prova për ‘21 Janarin’ që do të tronditin themelet e drejtësisë shqiptare”. Kjo është deklarata e djalit të Faik Myrtajt, një prej viktimave të “21 Janarit” menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk rihap çështjen.

Renato Myrtaj
Renato Myrtaj, i biri i Faik Myrtajt

Renato Myrtaj, duke folur për “News 24” nuk jep detaje për provat që pretendon se ka siguruar e që së shpejti do të bëhen publike nga mediat ndërkombëtare.

Renato thotë se një kopje e provave dhe dokumenteve që ai zotëron rreth ngjarjes së “21 Janarit” dhe që priten të publikohen pas pak ditësh, i janë dërguar edhe Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

Vendimin e sotëm të Gjykatës ai e cilëson një vrasje të tretë për familjen e tij, por që e priste nga drejtësia shqiptare.

Edhe familjarë të Ziver Veizit, të vrarë më 21 janar deklarojnë se nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës së Lartë, por do vijojnë të kërkojnë drejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura