21 janari, familjarët e Aleks Nikës takojnë Fleckenstein. Xhaxhai: Na premtoi që do ngrejë zërin në PE

Jan 10, 2015 | 9:57
SHPËRNDAJE

Gjate takimit me eurodeputetin

Familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 viktimave të vrarë në protestën e 21 janarit jane takuar paraditen e sotme me raportuesin e PE-së, eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Takimi u zhvillua në hotel Sheraton dhe u mbajt pa pranine e mediave.

“Raporteri Fleckenstein na premtoi që do të ngrejë zërin në Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës që këto institucione të ndikojnë tek qeveria që kjo çështje të ketë drejtësi”, ka treguar Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, ne nje prononcim per “News 24′.

Sipas tij, xhaxhai i Aleks Nikës deklaroi se çështja po zvarritet ndaj dhe ata janë detyruar t’i kërkojnë ndihmë Brukselit. “Kjo dosje ka 4 vjet që zvarritet nga drejtësia shqiptare ndaj dhe ne kërkuam ndërhyrjen e PE-së. Ekzekutivi i ruhet balancës së pushteteve”, tha Mark Nika.

Takimi mes eurodeputetit Fleckenstein dhe familjarëve të Aleks Nikës, u kërkua nga gruaja e të ndjerit, e cila i dërgoi një letër me të cilën kërkon hetim për ngjarjen ku mbeti i vrarë bashkëshorti i saj. 

Një ditë më parë vete raportuesi i PE-së deklaroi se kishte qenë bashkëshortja e Nikës e cila i kishte dërguar një email, ku i kërkonte pikërisht këtë takim.

“Kam marrë një letër, e-mail nga bashkëshortja e njërit prej viktimave të cilën do ta takoj nesër, Më shkruante se do të flasë me mua rreth kësaj ngjarjeje.

Më pas do të kem një opinion. 4 vite është një periudhë e gjatë e hetimit, jam i interesuar të dëgjoj si e shohin ata progresin e hetimeve dhe më pas do pyes përfaqësuesit e qeverisë. Kam përshtypjen se është e rëndësishme të mos e harrojmë këtë gjë. Kjo do të jetë një çështje e mbuluar në raport siç ka qenë dhe në raportet pararendëse” tha raportuesi i PE-se ne konferencën për median të organizuar dje në Zyrat e BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura