’21 janari’/ Deklarata e fortë e juristes: Do ta kisha arrestuar Berishën

Nov 24, 2017 | 16:40
SHPËRNDAJE

Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit te gazetarit Roland Qafoku, “Debati në Channel One”.

1

Ndërsa diskutohej se cili do jete kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet në Kuvend, Bozheku ka marrë për shqyrtim rastin e dosjes hetimore të 21 janarit 2011 kur nuk u zbatua urdhri i prokurorisë për arrestimin e disa drejtuesve të Gardës së Republikës.

Bozheku, me gradën shkencore Doktore e shkencave juridike, pedagoge e të Drejtës Penale dhe avokate në Itali dhe Shqipëri për këtë rast deklaroi:

“Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike.

“Nuk jam me asnjë forcë politike dhe nuk kam asnjë bindje. Bindja ime është vetëm ligji dhe nëse ai shkelet të gjithë janë të barabartë përballë tij”, deklaroi juristja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura