2020 vjen me ndryshime në jetën e Luana Vjollcës, planifikon ceremoni dasme me Krenarin dhe …

Jan 19, 2020 | 21:36
SHPËRNDAJE

Luana Vjollca ka vendosur të heqë dorë nga VIP-at dhe po përgatitet për një projekt të ri televiziv me çifte të panjohura, që e ka realizuar disa vite më parë Ardit Gjebrea në “E diela shqiptare”.

Në puntatën e fundit të “Shiko kush luan”, moderatorja e njohur Luana Vjollca u shpreh se do të rikthehet në ekran për një muaj me një tjetër emision. Të gjithë menduam se Luanës do t’i besohej “Big Brother”, pasi këtë vit pritet që dhe ky “reality show” të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, por jo.

Burime për “Anabel.al” zbuluan se Luana do të rikthehet me një program, ku në qendër do jenë çiftet dhe jo me “Big Brother”. Programi do të ndërtohet në bazë të lojërave dhe çifteve shqiptare të panjohura për publikun, që na rikthyen pas në vite, atëherë kur Gjebrea pati sukses me atë rubrikë.

E duket se Luanës po i ecën jeta vaj, jo vetëm me audiencën që ka arritur të ketë në televizion, por edhe me lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, me të cilin ka planifikuar dasmë brenda vitit 2020.

Ata po hyjnë në vitin e katërt, por asnjëherë nuk kanë publikuar një foto ku të tregojnë dashurinë e tyre. Së fundmi, Luana Vjollca dhe partneri i saj menaxher, Krenar Çoçaj shijuan pushimet në Dubai me motrën e saj Marina Vjollca dhe reperin e njohur Getoar Selimi.

Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqet si Hirushja e përrallave, ajo ka arritur ta bëjë kështu jetën e saj larg televizionit. Miqtë e afërt konfirmojnë se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika dhe fustanet e shitura nga biznesi i ri.

Gati dy vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës. Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta.

Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, reperit Getoar Selimi, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se u qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Ndonëse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata tashmë janë fejuar dhe Krenari kudo e prezanton si nusen e tij.

Të njëjtën gjë bëri edhe shoku i tij, Getoar Selimi, me motrën e saj, Marina Vjollca, deri kur vendosi të martohej me ceremoni. Le të shohim se si do të jetë ceremonia e tyre e martesës. /Panoramaplus.al/

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura