PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Psikika në fokus

Psikika në fokus

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
AFRIM DANGËLLIA

  Një nga botimet e reja të revistave të psikiatrisë gjermane,  vitin e shkuar jo pa qëllim e ndryshoi titullin e saj në  “Psikika në Fokus”. Kjo erdhi si rezultat i një preokupimi serioz gjithmonë në rritje për problemet që prezanton sot  shëndeti mendor në shoqërinë njerëzore në mbarë botën. Dua të shtoj këtu se pikërisht vitin e kaluar trojka amerikane e tre profesorëve të shquar të psikiatrisë, me në krye prof.Liberman, u takua me Presidentin Obama për t’i parashtruar shqetësimin e tyre lidhur me shkurtimin e fondeve të buxhetit, që mbulon shëndetin mendor në SHBA. Administrata amerikane shkurtoi 4,5 miliardë dollarë gjatë viti 2013, që i takonin shëndetit mendor. Duke bërë një paralelizëm modest me sa u tha më sipër, me atë se çka po ndodh sot në shoqërinë shqiptare me shëndetin mendor, do të thosha pa ndrojtje se nuk jemi as mirë por dhe as keq me situatën e shqetësimeve tona për ecurinë e shëndetit mendor në vendin tonë. Ka shumë më mirë se ne, por dhe më poshtë se ne, për sa u takon pasojave negative kur ecuria e shëndetit mendor nuk është e mirë. Më mirë se ne do të përmendja shtetet skandinave dhe më dobët se ne do të shprehesha për Serbinë apo vendet baltike. Fenomenet e suicideve, të alkoolizmit apo të abuzimit me drogat janë në plan të parë dhe tepër shqetësues. Natyrisht që sot po i vihet theksi gjithnjë dhe më tepër komponentit social, si mjaft i rëndësishëm në problemin e çrregullimeve mendore në kohët e postmodernizmit. Komponenti social sot për sot nuk përbën problem vetëm në Shqipëri, por dhe në vende me standarde të larta të jetesës, ku një rol të rëndësishëm luajnë dhe zhvendosjet masive të popullsisë në formën e emigracionit të popujve dhe kulturave të ndryshme. Zhvendosja e njerëzve sjell dhe probleme sociale natyrisht dhe, ajo që ndikon së tepërmi, është mënyra e adaptimit në një mjedis të ri. Çfarë mekanizmash mbrojtës ka psikika e një individi në një mjedis të ri? Psikika në fokus do të thotë se shoqëria njerëzore në këtë shekull do të përballet gjithnjë dhe më tepër me problemet e shëndetit mendor të të gjitha moshave dhe në të gjitha kulturat. A jemi ne në gjendje t’i përmbushim kërkesat në rritje për një shërbim psikiatrik elitar në rrafshin kombëtar? Është e vështirë të japësh një përgjigje të kënaqshme. Kemi akoma shumë për të bërë. Demokracia solli atë që cilësohet si “paradigmë shift” në trajtimin e të drejtave të sëmurëve mendorë, në kuadrin e të drejtave të njeriut, aq të pritshme për shoqëritë posttotalitare. Evoluuan konceptet e trajtimit dhe spitali, “azili” psikiatrik, nuk e ka më atë domethënie si më parë. Shumë mirë këta njerëz me këto probleme  të koklavitura mund të trajtoheshin fare mirë dhe në gjirin e shoqërisë. Kontaktet e vazhdueshme me kolegët perëndimorë bënë që dhe shërbimi i psikiatrisë shqiptare t’i përqafojë konceptet e reja progresiste në trajtimin human të çrregullimeve mendore. Ndodh shpesh që të ndeshemi dhe me qëndrime arkaike apo burokratike në këtë këndvështrim, me stigmën akoma ndërmjet nesh rreth çrregullimeve mendore. E kemi shprehur dhe në artikuj të mëparshëm, se niveli i demokracisë në një shoqëri varet shumë nga trajtimi human që i bëhet individit që lëngon, si shpirtërisht ashtu dhe fizikisht. Shoqëria shqiptare ka shumë shembuj pozitivë të njerëzve filantropë dhe humanistë, që ndihmojnë pa u kursyer ata që lëngojnë sot. “Psikika në Fokus” sot për sot përbën një sfidë për shoqërinë e sotme. Do të ndeshemi dhe në të ardhmen me më shumë probleme të shëndetit mendor. Natyrisht këtu kërkohet koperim ndërmjet specialistëve psikiatër, psikolog, neurologë, internistë, sociolog etj. Individi me probleme të shëndetit mendor ka nevojë për një trajtim kompleks me disa dimensione, jo vetëm me atë medikamentoz, por edhe psikologjik e social. Kush neglizhon me këto dimensione, do të ketë pasoja negative si për individin, ashtu dhe për shoqërinë. Është shumë më mirë një individ i kuruar për shoqërinë, sesa një individ me probleme, i cili endet rrugëve dhe nuk merr mjekimin. Për pasojat sociale të një pacienti me çrregullime mendore që nuk merr mjekimin, sot në të gjithë botën diskutohet dhe raportohet mjaft. Ne jemi dëshmitarë të një rritjeje të veprave penale në shoqëri, nga pacientët e pamjekuar apo dhe ata njerëz që i janë shmangur takimit me  psikologun apo psikiatrin. Duhet të jemi vigjilentë, të marrim masat parandaluese. Sot po diskutohet në psikiatrinë botërore për atë që cilësohet si prevenimi i sëmundjeve mendore, një problem sa i koklavitur, aq dhe i vështirë për kushtet tona. Prevenimi kërkon angazhim maksimal me strukturat e “team”,  si dhe mbështetje financiare në vazhdimësi. Duhet të përfshihen të gjitha grupmoshat, sidomos ajo e adoleshencës. Problemet e kësaj moshe janë në rritje, sikurse në të gjithë botën. Sot familja shqiptare ka një numër problemesh, ku në radhë të parë është mbështetja për vështirësitë financiare që po kalon. Nuk mund të pretendojmë ne të zbatojmë prevenimin e çrregullimeve mendore, në një kohë kur kemi krizë financiare, e cila nuk dihet se çfarë ecurie do të ketë. Që të kemi “psikikën në fokus”, do të duhet të jemi realistë edhe me numrin e mjekëve psikiatër dhe psikolog që ne nxjerrim çdo vit. Kemi një numër të vogël mjekësh psikiatër në krahasim dhe me shtetet që na rrethojnë, si dhe një përqendrim më të madh të tyre vetëm në Tiranë. Në një kohë kur spitalet psikiatrike që janë në rrethet e tjera janë me numër shtretërish më të madh se Qendra Universitare e Tiranës dhe kanë mangësi të konsiderueshme në mjekë. E vërteta qëndron në atë se është bërë një kthesë rrënjësore me kurrikulat e studentëve për sa i përket studimit gjatë rezidencës për t’u bërë një specialist psikiatër. Sot mjekët e rinj kanë njohuri të rëndësishme edhe mbi psikologjinë apo psikanalizën, gjë që dekadat e shkuara ishte vetëm një tabu me risqet e kohës së shkuar. Ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimi në shoqëri ndaj psikiatrisë dhe, për më tepër, ajo që është më e rëndësishme, kanë ndryshuar dhe vetë marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të medicinës. Mjekut psikiatër i duhet të ketë njohuri të mira dhe për sa i takon medicinës, interne, sepse sot i sëmuri mendor konsiderohet si një i sëmurë “migrator”, të cilin e takon në disa  specialitete të ndryshme të medicinës interne për problemet shëndetësore që i paraqiten. Ka një rritje të konsiderueshme të patologjive, që cilësohen si koomorbiditete apo si dy patologji te një i sëmurë. Një tjetër problem i mprehtë janë dhe abuzimet me alkoolin apo dhe me substanca, të cilat e vështirësojnë së tepërmi mjekimin e tyre. Ajo që na nevojitet, është t’i garantojmë një individi me çrregullime mendore  aksesin e shërbimit në çdo kohë, dhe mendoj se këtë deri diku e kemi arritur. Duhet të përqendrohemi më tepër tek ajo që cilësohet sot si psikiatria komunitare dhe kjo, për dy arsye: së pari që këta persona ta ndiejnë veten si pjesë e pandashme e shoqërisë dhe, e dyta, marrja në kohën e duhur e mjekimit përkatës për të prevenuar recidivat (përsëritjen) e krizave të sëmundjes. Sa më pak kriza të ketë i sëmuri, aq më mirë do të ruhet personaliteti i tij dhe funksioni në familje dhe shoqëri. Sot shtrohet pyetja se a mund të kenë shqiptarët një shëndet të mirë mendor. Unë mendoj se, duke pasur parasysh gjenin e fuqishëm të shqiptarëve, i kalitur brez pas brezi në tallazet e historisë së tyre, si dhe po të kemi kujdes me marrjen e masave që përmendëm pak më lart, atëherë do të gëzojmë një shëndet të mirë mendor për të ardhmen. Nuk është më tabu për t’iu drejtuar mjekut psikolog dhe psikiatër, por është kulturë shëndetësore dhe qytetare. Ky sugjerim duhet të gjejë zbatim në të gjitha qelizat e shoqërisë sonë: Nga individi, familja dhe deri te komuniteti në tërësinë e vet. Më mirë të investojmë pak më shumë sot për prevenimin e çrregullimeve mendore, në mënyrë që të kemi rezultate në të ardhmen. Shëndeti i individit duhet të vlerësohet në tërësi, që sot e cilësojnë si “holistic approach” (metoda në kompleksitet), po ta shqipërojmë pak a shumë. Nëse ne mjekët do të tentojmë të vlerësojmë psikikën të shkëputur nga trupi apo anasjelltas, do të gabojmë.
                                                                                                                 *Psikiatër


Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Psikika në fokus”

  1. Shendeti mendor varet nga shume parametra, me i rendesishmi i te cilit eshte izolimi dhe vetmia qe jeta moderne sjell si pasoje te pashmangshme, dhe jo levizja e popullsive. Ne vendet perendimore paradoksalisht nuk vuajne emigrantet, te pakten ata jetojne midis tyre, por vendasit. Nuk i njoh mire vendet skandinave, por skandinavet qe njoh dhe qe kane nevoje per nje jete me te gjallerishme ikin nga vendet e tyre kur i kane mundesite financjare. Per me teper qe ne keto vende izolimi eshte fenomen “natyror” dhe i peshon me pak njeriut. Ndryshe eshte per vendet me ne jug. Njeriu modern eshte vetem dhe i drejtohet psikologut me shume per nevoje komunikimi sesa per mjekim.

    Duhet konsultu dhe filozofia e re per t’a kuptu me mire problemin e semundjeve mendore sot. Sidoqofte propblemi eshte i thelle dhe e tejkalon mjekesine.

    • Prof.asc. Afrim Dangellia

      Miredita Spektator !
      Me vjen mire qe keni lexuar shkrimin dhe jepni sygjerimet Tuaja te mirepritura.Ne se Ju do te vini ne zyren time ne Sp.5 do Tju ballafaqoj me literature ne 4 gjuhe te huaja te cilat deshmojne per problemet e mprehta mendore qe prezantojne sot emigrantet si ne Europe ashtu dhe ne USA. Por nuk eshte kjo vetem, thelbi i ceshtjes qe trajton artikulli. Kemi dhe problemin e mardhenieve te individit me Religionin, me stilin e jetes ne post-modernizem (Filozofine e jetes sic thoni dhe Ju) apo me nje ritje te tejskajshme te Narcizimit aq peroblematik sot etj etj. Ne po shkojme drejt nje “Shoqerie te hapur” ne kuptimin e Prof.Popper, nje nga Korifejt e Filozofise te shek.20 dhe natyrisht problemet tona me shendetin mendor do ti afrohen gradualisht atyre te vendeve fqinje apo dhe me tej. Kete ma kofirmoje disa vjet te shkuara nje nga Prof. CH…me te medhenje te Psikiatrise Hellenike i cili per fat ka te shoqen me prejardhje te larget nga vendi yne dhe qe natyrisht ka njohuri mbi ecurine tone deri diku ne fushen e psikiatrise.Te urojme qe familia shqiptare te qendroje solide ne dekadat qe do te pasojne, si nje strehe mbrojtjeje dhe jo si nje “Cerdhe e braktisur” ne ndonje rast, nga zogjte qe shtegetuan per nje jete me te mire. Sot fushatat ne bote te Anti-psikiatrise flasin per ate qe e cilesojne si “Psikiatrizmi shoqerise njerzore ne shek.21.” Do te jemi ne deshmitare si une dhe Ju ne se nje gje e tille do te ndodh ?! Quo vadis Psikiatria ?
      Me respekt
      Prof.asc. A. Dangellia
      Psikiater Sp.5 Tirane

Beni nje Koment


3 + 7 =

Opinion

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy