GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Argument, Flash » Ndryshime në ligjin e pronave, Qato: Hartë e re e vlerës së tokës për kompensimin financiar

Ndryshime në ligjin e pronave, Qato: Hartë e re e vlerës së tokës për kompensimin financiar

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Drejtoresha e AKKP, Sonila Qato

Ligji, ndryshime për lehtësimin e procedurave.

“Shpërndarja e 300 milionë lekëve brenda 6-mujorit të parë”

Harta e vlerës së trojeve me anë të së cilës bëhet përllogaritja dhe përcaktohet masa e kompensimit financiar për familjet e shpronësuara pritet të pësojë ndryshime.
 Sipas drejtoreshës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, agjencia po punon për përditësimin e hartës, në përshtatje me vlerat e tregut. “AKKP po vazhdon punën për azhornimin e përvitshëm të hartës së vlerës së Republikës së Shqipërisë, të miratuar me VKM nr. 187, datë 6.03.2013, kjo bazuar në kontratat e shitblerjeve të vëna në dispozicion nga ZQRPP. Këto do të jenë edhe çmimet e tregut me anën e të cilave do të kompensohen subjektet e shpronësuara për vitin 2014”, tha Qato. Për vitin 2014, janë vënë në dispozicion të pronarëve të shpronësuar 1.6 miliardë lekë, nga ku 1.3 miliardë janë akorduar nga Agjencia e Legalizimeve dhe 300 milionë nga buxheti i shtetit. “Nisja e pranimit të kërkesave për kompensimin financiar fillon me vendim qeverie të posaçëm, ku përcaktohet afati kohor i nisjes dhe përfundimit të pranimit të kërkesave, procedurat dhe afati i shqyrtimit të këtyre kërkesave. Ne jemi duke marrë masat me qëllim realizimin e shpërndarjes së kësaj shume brenda 6-mujorit të parë të këtij viti”, tha Qato. Në intervistën e dhënë për “Panoramën”, drejtoresha e AKKP flet edhe për ndryshimet ligjore që do të kryhen, për procedurat e mëtejshme që duhet të ndjekin pronarët që kanë mbetur jashtë skemës për shkak të pamjaftueshmërisë së fondit, si edhe për kompensimin e trojeve të zëna nga ndërtimet informale.

Në çfarë situate ndodhet aktualisht Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave?
Sot AKKP është duke punuar për disa projekte shumë të rëndësishme, të cilat do të mund të realizonin mekanizmat e nevojshëm për hartimin e një plani veprimi i cili do të shërbente për identifikimin e të gjithë vendimmarrjes për kthimin dhe kompensimin e pronave nga viti 1993 deri më sot. Nëpërmjet këtyre projekteve do mund të sigurohet transparenca e vendimmarrjeve të deritanishme, por, çka është më e rëndësishme, ne kemi marrë angazhimin për nxjerrjen e faturës së kompensimit të subjekteve të shpronësuara gjatë gjithë këtyre viteve, si një angazhim shumë serioz i yni.

Në muajin dhjetor u shpërndanë 300 milionë lekë për të shpronësuarit. Nga kjo vlerë përfituan kompensimin financiar vetëm 50 nga 1100 pronarë që aplikuan. Si do të procedohet më tej me ata që mbetën jashtë për shkak të pamjaftueshmërisë së fondit? Kompensimi financiar për subjektet e shpronësuara kryhet me të ardhurat buxhetore dhe nga të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i vetë AKKP-së. Qeveria shqiptare, në përcaktimin e përvitshëm për masën e kompensimit financiar, merr parasysh edhe të ardhurat e realizuara prej saj gjatë vitit të mëparshëm. VKM-të e përvitshme të nxjerra nga qeveria për nisjen e kompensimit financiar u lejojnë subjekteve, të cilat nuk kanë përfituar për shkak të pamjaftueshmërisë së fondit, të riaplikojnë për kompensim pa shpenzime administrative shtesë dhe duke ju njohur dokumentacionin e depozituar më përpara. AKKP u ka bërë me dije të gjithë aplikuesve, të cilëve iu refuzua aplikimi për shkak të mosplotësimit të kërkesave të përcaktuara në vendimin e qeverisë për shpërndarjen e këtij fondi, të marrin masat për korrigjimin e të metave të evidentuara në rrugë administrative apo gjyqësore, përpara çeljes së fondit të kompensimit të vitit 2014 me qëllim që aplikimet e tyre pas shqyrtimit tekniko-ligjor të mund të kualifikohen për të përfituar nga ky fond.

Për vitin 2014 nga buxheti i shtetit u akordua e njëjta shumë për ish-pronarët, d.m.th. 300 milionë lekë. Kur do të nisin procedurat e depozitimit të kërkesës nga ana e tyre?
Me miratimin e buxhetit të shtetit tashmë është vendosur mbi shumën financiare të vënë në dispozicion me qëllim kompensimin financiar të subjekteve të shpronësuara. Bëhet fjalë për të njëjtën vlerë të akorduar nga buxheti i shtetit edhe gjatë vitit 2013 për të cilin përfituan 50 subjekte të shpronësuara. Nisja e pranimit të kërkesave për kompensimin financiar për subjektet e shpronësuara fillon me vendim qeverie të posaçëm, ku përcaktohet afati kohor i nisjes dhe përfundimit të pranimit të kërkesave, procedurat dhe afati i shqyrtimit të këtyre kërkesave. Ne jemi duke marrë masat me qëllim realizimin e shpërndarjes së kësaj shume brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Çfarë do të ndryshojë këtë vit? Cilat do të jenë propozimet tuaja për të siguruar një reformë ligjore dhe administrative, siç ju keni garantuar më herët, në fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave?
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka ngritur disa grupe pune, që janë duke punuar mbi hartimin e disa propozimeve konkrete, të cilat do t’i paraqesim në Ministrinë e Drejtësisë. Bazuar në njohuritë dhe eksperiencën e formuar, të nxitur dhe nga problematikat e evidentuara gjatë ndjekjes së procedurave administrative në AKKP, do të formulojmë propozimet përkatëse me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në lidhje me trajtimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara, harmonizimin e kuadrit ligjor e mbi të gjitha, lehtësimin e procedurave që qytetarët do duhet të ndjekin në funksion të kërkesave të tyre

Nisja e procesit a do të shoqërohet me një hartë të re mbi vlerat e tokës?
Në zbatim të VKM-së 658, datë 26.09.2012, “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, AKKP po vazhdon punën për azhornimin e përvitshëm të hartës së vlerës së Republikës së Shqipërisë të miratuar me VKM nr. 187, datë 6.03.2013, kjo bazuar në kontratat e shitblerjeve të vëna në dispozicion nga ZQRPP. Këto do të jenë dhe çmimet e tregut me anën e të cilave do të kompensohen subjektet e shpronësuara për vitin 2014. Gjithashtu, AKKP do të iniciojë shumë shpejt ngritjen e një grupi pune të përbërë nga ekspertë të fushës për të vlerësuar nevojën e ndryshimit apo jo të metodologjisë për hartën e vlerës së tokës, me qëllim realizimin e pasqyrimit të vlerave reale të tregut.

Për të shpronësuarit për efekt legalizimi janë parashikuar 1.3 miliardë lekë për vitin 2014. Sa pritet të përfitojnë dhe sa të tjerë mbesin në listë pritjeje?
Përfituesit nga shpronësimet për efekt të legalizimit, sipërfaqja që ata do të kompensohen, çmimi për m2 dhe shuma që ata do të përfitojnë, shpallet me VKM të veçantë. Pas daljes së VKM-ve përkatëse, qeveria ia kalon ato për zbatim AKKP-së, duke vënë në dispozicion dhe një përqindje të shumës financiare totale të kompensimit (momentalisht është 57%). AKKP, në zbatim të VKM nr. 383, datë 26.05.2010, nëpërmjet njoftimeve për shtyp, fton të gjithë përfituesit që të paraqiten dhe të aplikojnë për tërheqjen 57% të vlerës totale financiare të miratuar me VKM përkatëse.


ADA HAZIZOLLI

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Ndryshime në ligjin e pronave, Qato: Hartë e re e vlerës së tokës për kompensimin financiar”

  1. Po dosjet qe presin tu kethesh pronat o drejtoreshe? Se ky eshte dhe qellimi kryesor i AKKP dhe ligjit te vitit 2004. Apo dora e Sales jeni dhe ju

  2. Zonja ne fjale dhe qeveria duhet te dine se cmimet e tokave te shitura, qe pasqyrohen ne aktet perkatese natyrale nuk jane cmimet reale te tregut, pasi individet vene cmime shume me te vegjel se ai i shitjes per t’iu shmangur taksave. Prandaj, cmimin e tregut duhet ta studiojne me mire sepase, perndryshe, do te demtohen shtetasit shqiptare, te cileve do iu shpronesohen tokat per sherbime publike dhe nuk do te bien dakord me cmimet e qeverise.

Beni nje Koment


+ 9 = 18

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy