PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Flash, Lajmi i Fundit, Speciale » Në Dibër të Madhe, aty ku “numërohen” ditët e Radikës

Në Dibër të Madhe, aty ku “numërohen” ditët e Radikës

REPORTAZH - Deklaratat publike të faktorit politik të këtej dhe përtej kufirit se nuk ka një projekt për devijimin e lumit Radika, nuk e kanë qetësuar popullin e Dibrës në Maqedoni. Tensioni ndihet në ajër. Ditët e fundit dibranët janë gjithë sy e veshë për fatin e këtij lumi.

Ai ka qenë aty në jetë të jetëve, dhe dibranët duket se e kanë të lidhur thellë ekzistencën e tyre me këtë lumë. Lumi ka filluar t’u pakësohet që herët, para vitit 1960, kur një prurje prej 9 metrash kub në sekondë e tij u devijua në Mavrovë. Më tej, në vitet 1967-1969, lumi u gllabëroi tokat më pjellore dibranëve, kur në fund të tij u ndërtua Hidrocentrali i Spiles. Të parën banorët e konsideruan grabitje të ujit të tyre. Tashmë, një hije tjetër “grabitjeje” po i avitet lumit. Kësaj radhe fatale. Plani i një dige, që mund të thajë krejtësisht rrjedhën e tij. Banorët i tremb ky plan. Edhe pse herë e pranojnë me zë e herë jo, janë të dyzuar në bindjen e tyre. Në një anë mbajnë shpresën se Tirana zyrtare nuk do ta lejojë devijimin e lumit. Në anën tjetër, i druhen faktit se projekti i devijimit është “punë e mbaruar” dhe herët a vonë nuk do ta shohin më Radikën të shkojë teposhtë luginës. Nën zë ata pretendojnë se e dinë qëllimin e planit dashakeqës ndaj tyre: Radika do të devijohet për një qëllim të vetëm, që në një kohë lumi Vardar të bëhet i lundrueshëm.

NË DIBËR
Është mesditë. Kemi udhëtuar nga Tirana drejt Dibrës duke kaluar përmes pikëkalimit kufitar të Qafë-Thanës. Pa marrë parasysh pengesën disaminutëshe të shoferit në doganë për shkak të një gjobe të papaguar, pas kufirit, për gati një orë e 30 minuta iu afruam Dibrës. Pasi lamë pas shpine Strugën, gjarpëruan luginës së Drinit të Zi, duke e lënë lumin në të djathtë. Para se të kalojmë mbi digën e Spiles, Dibra na shfaqet së largu dhe bashkë me të edhe shëmbëlltyra e qytetit në sipërfaqen e pellgut ujëmbledhës të Drinit të Zi dhe të Radikës. Pak kilometra më tej, në hyrje të qytetit, një xhami e madhe hijeshon në të djathtë. Ka dy minare të larta dhe një mur rrethues të gurtë me disa dritare të njëpasnjëshme. Më vonë mësojmë që muri rrethues është ndërtuar në vitin 2012 dhe për hir të 100-vjetorit të pavarësisë, ka plot 100 dritare. Qyteti është i heshtur. Një komunë me një bulevard kryesor, me një drejtim lëvizjeje. Moti i zymtë duket sikur i shton ngjyrën gri qytetit, që në të vërtetë duket aspak i lumtur. Sipas banorëve, Dibra, e njohur dhe si Dibra e Madhe, është një nga komunat më pak të përfillura nga qeveria e Maqedonisë. Ka papunësi në masë dhe burimi kryesor i të ardhurave është emigrimi. Çdo familje ka të paktën një të afërm jashtë vendit, kryesisht në SHBA.

KRYEKOMUNARI
Kryetari i komunës, Ruzhdi Lata, ishte informuar se një grup gazetarësh të interesuar për çështjen e lumit Radika do të “bujtnin” në Dibrën e tij. Siç i ka hije një dibrani, Lata është një burrë i fisëm. Është lehtësisht i dukshëm respekti që gëzon nga banorët e zonës, kjo mbase edhe prej faktit se ka qenë ish-imami disavjeçar i Xhamisë së Dibrës. Na pret në Komunë dhe pasi na pyet për rrugën, prezanton butësisht në kronologji gjithë historikun e Dibrës, traditën, kulturën, trimat dhe njerëzit e shquar të dalë prej saj. “Dibranët i gjen në çdo ngjarje të madhe. Ku ka qenë nevoja e zgjidhjes së çështjes shqiptare, është e pamundur të mos gjesh një dibran”, thotë i buzëqeshur. Pasi përmend vitin e “tersët” për ta, vitin 1913, që i la jashtë kufijve të Shqipërisë, Lata nuk rri pa përmendur edhe Shqipërinë e Madhe. “Një ditë do të jemi bashkë. Do të jetojmë me status të përbashkët”, thotë kreu i komunës. Në pak minuta biseda shkon aty ku “dhëmb” shpirti, te projekti maqedonas i “Fushës së Llukovës”. Lata rrëfen për takimet që ka pasur me një përfaqësi të një shoqërie aksionere të energjetikës në Maqedoni, në lidhje me projektin për devijimin e lumit Radika. “Në muajin nëntor erdhën 20 persona maqedonas të kompanisë energjetike. Asnjë shqiptar. Mes tyre kishte edhe përfaqësues të Bankës Botërore. Ardhja e tyre ishte vetëm për informim. Ata na prezantuan vetëm disa inserte. Ta themi me fjalë të thjeshta: ne i përzumë”, shprehet Lata. Sipas tij, radhën tjetër “përfaqësia maqedonase” kishte marrë dhe një shqiptar. Por përgjigjja e komunës Dibër kishte qenë e njëjta. “Herën e parë thanë se do të marrin një prurje 3-9 metra kub. Herën e dytë thanë se do të marrin nga 2.3 deri në 9 metra kub. Realiteti është se ata duan të

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Në Dibër të Madhe, aty ku “numërohen” ditët e Radikës”

  1. bejne mire dibranet qe te mos i besojne as politikanet e tyre dhe as politikanet shqiptare.ministrat qe dolen e thane qe nuk ka projekt mua mu duken qe ishin te gjithe maqedones si ata andej dhe ata ketej kufirit me ne krye piktorin qe mundohet te na hedhe hi syve.
    keta jane politikane qe shesin trojet shqiptare per hic gje.

Beni nje Koment


+ 4 = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy