GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Kulture » Fotografi Leon Çika, një album drite për Beratin

Fotografi Leon Çika, një album drite për Beratin

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Fotografi Leon Çika

Mbi një nga botimet e rralla, realizuar nga artisti.

Një përmbledhje prej 300 peizazhesh urbane, ku spikat veprimi i njeriut mbi mjedisin rrethues.

Nuk ka kaluar shumë kur në Tiranë u përurua albumi fotografik “BERATI” i fotografit dhe piktorit Leon Çika. Paraqitja e albumit gjatë ditëve të një festivali filmi mendoj se ishte një zgjedhje mjaft e goditur nga ana e organizatorëve. Kjo ngaqë të kujtonte disi edhe lidhjet e vjetra midis fotografisë dhe kinematografisë, riprodhimit teknik të pamjeve në qetësi dhe riprodhimit të lëvizjes. Më ndryshe, së pari ishte fotografia e mandej dhe prej saj lindi kinematografia.
Historikisht, prej mbi njëqind vitesh, Berati ka tërhequr mjaft artistë pamorë, vendës dhe të huaj, duke filluar që nga anglezi i penelit dhe poezisë, Edward Lear e deri te një numër jo i vogël piktorësh e fotografësh të kohëve të fundit. Kjo tërheqje e qytetit të “një mbi një dritareve” ndaj tyre buronte dhe buron nga natyra e veçantë e qytetit dhe e rrethinave.
Nga fillimi i shekullit të kaluar, në qytet punuan edhe fotografët e parë beratas Koçi Kusta, Naun Vruho e më pas Ilia Xhimitiku. Ata fotografonin përgjithësisht komunitetin, por shpeshherë kapnin me objektivat e tyre imazhet e bukura e të shumta të qytetit. Me këto shkrepje ata realizonin më pas edhe kartolina (b/z), që shtypeshin jashtë vendit, përgjithësisht në Itali. Gjithsesi, edhe pse gjatë disa dhjetëvjeçarëve janë realizuar shumë fotografi të Beratit, fare pak syresh janë përmbledhur në albume, kjo të paktën deri nga fundi i shekullit të shkuar. Veçohet këtu puna e koleksionistes dhe fotografes beratase Parashqevi Sahatçi, që i ka paraqitur publikut 2-3 albume me foto të vjetra nga fotografë të ndryshëm, por edhe të sajat.
Qyteti i Beratit, siç pranohet dhe pohohet jo vetëm prej atyre që merren me art, por edhe të tjerëve, është tepër piktoresk. Ai ka mjaft pika këndvështrimi, të cilat dhurojnë pamje magjepsëse, por dhe që ndryshojnë nga njëra-tjetra, të gjitha joshëse e, njëherazi të veçanta. Në shumë prej tyre do të gjesh në sfond malin e Tomorit (“fronin e Perëndisë”), ose Baba Tomorin, siç i thonë familjarisht vendësit, ose atë të Shpiragut, në anën tjetër e në mes tyre një dyshe ose aks interesant që përbëhet nga Kalaja dhe Gorica, që ndodhen përballë njëra-tjetrës. Kështu, për ta fotografuar Beratin, mbase duhej shikuar me syrin e piktorit, përveç atij të fotografit. Leon Çika e plotëson këtë kusht; ai ka studiuar për pikturë, e lëvroi atë jo pa sukses, por më pas iu përkushtua edhe fotografisë. Jeta e tij krijuese tashmë ecën mbi dy shina, pikturën dhe fotografinë, pa i mbajtur anën asnjërës, duke i trajtuar si fëmijë binjakë e përftuar kështu nga secila kënaqësi ndjesore të mëdha për vete e për të tjerët. Kultura shqiptare njeh edhe raste të tjera të piktorëve të shquar që kanë lëvruar me sukses edhe fotografinë. Le të kujtojmë figura të tilla si Kol Idromeno, Sadik Kaceli, Vangjush Mio, Andrea Kushi, Pleurat Sulo etj. Çika duket se e ka shfrytëzuar me shumë aftësi edhe përvojën e tyre të vyer në lëvrimin e dy arteve. Sidoqoftë, këto nuk do të mjaftonin nëse nuk do shoqëroheshin me dashurinë e veçantë të Leonit për Beratin, e ndoshta edhe kjo përbën një çelës të rëndësishëm të suksesit.
Fotot e albumit në fjalë, përgjithësisht hyjnë në peizazhet urbane, ku spikat veprimi i njeriut mbi mjedisin rrethues. Gjithsesi, të shumta, por edhe të ndjera, janë edhe shkrepjet e pamjeve pa gjurmë të dorës së njeriut. Fotografitë e albumit shpesh paraqiten si kompozime të mirëfillta që mund t’u vendoseshin fare mirë edhe emra me karakter psikologjik dhe filozofik, edhe pse me numër të kufizuar elementesh grafikë në to. Po ashtu, në fotografitë e Çikës, thuajse nuk gjendet fare ndonjë “sipërfaqe parazitare” e, ato sikur janë distilime të atyre pamjeve të përgjithshme që mbizotërojnë mjedisin. Fotot e albumit janë larg shkrepjeve kartolineske, që në raste përmbledhjesh të tilla janë të zakonshme. Çika operon i sigurt e me sukses në fotografi nëpërmjet gjetjes së këndmarrjes, kuadrimit dhe ndriçimit të imazhit, që përbëjnë mjetet kryesore  shprehëse të artit të fotografisë.
Albumi fotografik “Berati” e përfaqëson Leon Çikën si fotograf i cili e njeh mirë dhe e dashuron dritën me lodrimet e stërholluara të saj, duke shpërfaqur kësisoj finesë të rrallë. Ai e gjen dritën si në planet e afërta, ashtu edhe në sfonde, për t’i dhënë shpesh asaj njolle të ndriçuar statusin e qendrës së rëndesës së fotos, çka nuk është e përhapur shumë në fotografinë shqiptare. Çika ka realizuar mjaft foto të goditura ndjesiplota edhe në kushtet e ndriçimit të dobët që tregojnë për fantazinë e veçantë të tij. Njëkohësisht, ai trajton me aftësi të admirueshme e të rrallë kontrastet tonale (por jo të forta), ndonëse vepron në fotografinë me ngjyra, ku të “shtëpisë” janë ato koloristike. Kështu, mjaft fotografi të albumit të krijojnë përshtypjen se po sheh një pikturë me ngjyra të mbajtura, gjë që shton kohën e vështrimit me vëmendje e njëherazi dhe me kënaqësi të tyre. Madje, nga kujdesi i Çikës në zgjedhjen dhe gërshetimin e ngjyrave të pamjeve që do kapë me objektivin e tij, herë-herë, në shikimin e parë, të duket se ke para syve një foto monokromatike e po ashtu, shpesh sikur po vështron fotografinë e një peizazhi të mirë me vaj.
Fotografi Çika ka përdorur për përgatitjen e fotove të albumit si teknikën analoge, ashtu edhe atë dixhitale. Janë në të rreth 300 foto, por për t’i përzgjedhur këto duhet të siteshin, ndoshta shumë më tepër. Kjo kohëndarje, që gjithashtu është pjesë e procesit krijues artistik, tregon se fotografi ynë edhe këtu shpalos zotësi dhe siguri.     
Përmbledhjet fotografike të këtij lloji, përgjithësisht duhet të plotësojnë dy vektorë, atë njohës, informativ (në rastin tonë qyteti i Beratit) dhe atë estetik. Leon Çika i ka mëshuar më tepër të dytit, duke bërë që “shkrepjet” e tij të kenë nivel të atillë që të hyjnë në artin e fotografisë. Ai, ashtu si dhe më parë (bashkautor në një ekspozitë shumë interesante për turizmin më 2006), e ka realizuar synimin e dëshiruar; albumi përbën një vepër me vlerë në fotografinë shqiptare, nga e cila kanë ç’të mësojnë edhe ushtrues pasionantë të artit të fotografisë në vend. Gjithashtu, mendoj se albumi e ka staturën për ta përfaqësuar denjësisht fotografinë shqiptare edhe në botën e jashtme. Vlen të theksojmë se dhe stampimi i fotografive në album është realizuar me cilësi të lartë dhe gjithmonë para një sfondi të zi.
Emocionet e lindura nga imazhet e natyrës të para drejtpërdrejtë, fotografi pas përpunimit në laboratorin e tij artistik, i ka hedhur në letrën fotografike në mënyrë të tillë që të lindin ndjesi të shumta edhe te shikuesit e këtyre fotove. Për këtë, atë e ka ndihmuar jo vetëm aftësia e tij e veçantë si artist i fotografisë, por siç u theksua më sipër, edhe lidhja e gjatë shpirtërore tij me qytetin e Beratit. Mungesën e madhe të albumeve fotografike të këtij niveli, vepra “Berati” i Leon Çikës e zbeh mjaft duke u dhuruar dashamirëve të shumtë të fotografisë, por dhe të Beratit, ndër ta edhe shkruesi i këtyre radhëve, kënaqësi njohëse, por sidomos estetike.
Peizazh

Disa nga fotografitë e albumit “Berati” realizuar nga Leon Çika

leon-cika

Fotografi Leon Çika

Nate-(1)

Disa nga fotografitë e albumit “Berati” realizuar nga Leon Çika

Natyre

Disa nga fotografitë e albumit “Berati” realizuar nga Leon Çika

Disa nga fotografitë e albumit “Berati”  realizuar nga Leon ÇikaFotografi Leon ÇikaDisa nga fotografitë e albumit “Berati”  realizuar nga Leon ÇikaDisa nga fotografitë e albumit “Berati”  realizuar nga Leon Çika


QERIM VRIONI
(* studiues i fotografisë)

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Fotografi Leon Çika, një album drite për Beratin”

  1. Eshte krenari te jesh nga Berati. Ju lumte qe nxirni ne pah vlerat e pacmuara te ketij qyteti madheshtor dhe plot hijeshi.

  2. jam krenar per qytetin tim ku kalova rinin time.

Beni nje Koment


4 + = 5

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy