GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Flash, Kuriozitete, Panorama Plus » Parashikimi i astrologes Meri Shehu për vitin 2014!

Parashikimi i astrologes Meri Shehu për vitin 2014!

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Parashikimi i yjeve nga astrologia Meri Shehu

Dashi
E Përgjithshme
Nëse ju do të arrini të kontrolloni energjinë tuaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, do të arrini të shijoni më pas frytet e jetës. Për shenjën tuaj 2014-ta do të ketë ndikim të fuqishëm dhe mund të cilësohet një përballje titanësh.
Ndikimi i uranit gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj do të jetë në kombinim me Plutonin, një uragan ndryshimesh, përballje sfidash, sidomos në lidhje me njerëzit e pushtetshëm që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën tuaj, por edhe me mendimet ndryshe me njerëzit e familjes. Do t’ju duhet që muajt e parë të vitit dhe sidomos janarin të rishikoni edhe një herë propozimet apo vendimet që mund të keni marrë në lidhje me punën apo jetën personale. Kështu që 2014-ta fillon në mes të konfuzionit, për të arritur në prill kulmin e shpërthimit apo të revolucionarizimit tuaj. Çështjet familjare do të çlirohen në fillim të marsit dhe gradualisht do të përqendroheni edhe në çështjet ekonomike, të cilat janë të vështirësuara këto vitet e fundit. Në korrik fillon periudha më e këndshme dhe produktive për ju me futjen e Jupiterit në Luan, ku jeta nis të lulëzojë në të gjitha kuptimet.

Ekonomia
Me gjithë vështirësitë në karrierë dhe punë, ekonomia fillon një përmirësim, nga 29 maj deri në 22 korrik. Mund të merrni edhe një mbështetje nga familja juaj në këtë periudhë. Në 24 tetor nga eklipsi i Diellit do të keni shanse të mira nga marrëveshjet ekonomike.

Dashuria
Deri në prill mos prisni shumë në aspektin erotik. Vetëm me futjen e Jupiterit në Luan në korrik do të filloni të keni shumë fat. Njohje të reja, por edhe celebrime do të ndodhin në lidhjet ekzistuese. Nga datat 12 gusht deri më 4 shtator do jetë një nga periudhat më të nxehta dhe më erotike për ju.

Karriera
Pretendimet tuaja do të jenë të mëdha, por ritmi i punëve nuk do të jetë ai që dëshironi ju. Deri në prill do ta keni shumë të vështirë. Vetëm nga 26 tetori e deri në 4 dhjetor mund të favorizoheni për një fuqizim të pozicionit tuaj.

 
Demi
E përgjithshme
Gjatë vitit 2014, të gjithë të lindurit e shenjës së Demit do të surprizohen me veten, se si do mund të përshtaten dhe të ecin përpara me kushtet e reja dhe aspak komode për natyrën e tyre.Ju që i përkisni shenjës së Demit, në shumicën e rasteve keni humbur besimin te vetja nën ndikimin e Saturnit në Akrep përballë shenjës tuaj. Kërkesa e lartë e llogarisë, presioni si në bashkëpunime ashtu edhe në martesë, ose do ju ndihmojnë të kapërceni vështirësitë, ose do mbeteni në vend duke u fundosur më keq. Mendohet se aleati juaj, Jupiteri, vetëm në muajin mars fillon t’ju vijë në ndihmë, por një krizë e madhe vlerash në muajin prill ju vë përballë situatave të vështira, derisa të zgjidhni rrugën e duhur. Muaji maj do të jetë fatlum për ju dhe mund të shpresoni për lidhje të qëndrueshme si pune, ashtu edhe në jetën personale. Planeti Mars do të jetë kundërshtari juaj më besnik gjatë tërë vitit 2014. Deri në korrik, pozicionimi juaj në Peshore ju pengon në lidhje me jetën e përditshme dhe me punën. Më pas ju sjell probleme në çift të paktën deri në shtator. Vitin e filloni nën efektin e Afërditës së kundërt, e cila pezullon disi projektet tuaja në përgjithësi dhe ato ekonomiket në veçanti. Vetëm në mes të korrikut, hyrja e Jupiterit në Luan hap një periudhë të re në projektet familjare, si bashkëjetësë, shtëpi më të madhe e zgjerim familjeje.

Karriera
Do të ketë periudha ku mund të favorizoheni në punë. Nga data 11 deri më 31 janar do të ndodhë hyrja e Mërkurit në Zenit të shenjës suaj dhe hëna e re. Nga 5 marsi deri në 5 prill përgatituni për të filluar diçka të re.

Ekonomia
Nga 13 qershor deri në 18 korrik mund të përfitoni një ndihmesë apo rritje page. Në fund të majit keni një shans për të rregulluar ekonominë. Nga mesi i korrikut e në vazhdim do të shpenzoni shumë para për çështje shtëpie.

Dashuria
Muaji maj do të jetë muaji më erotik për ju dhe muaji shtator i veçantë, pasi nuk do të mungojnë flirtet, udhëtimet romantike dhe njohjet e reja.


Binjaket
E përgjithshme
Për vitin 2014, ju binjakët do ta ndieni veten kalorës të fatit tuaj dhe pa dyshim fitimtarë në qëllimet që keni vënë, sidomos për të larguar nga vetja gjithçka që nuk ju përshtatet. Viti 2014 për ju fillon fuqishëm. Planeti që ju ndikon kaq shumë pozitivisht është Marsi. Në gjashtë muajt e parë të vitit ju do të ndieni se mund të bluani edhe gurin, por në disa faza, sidomos në muajin prill, mund t’i bini edhe murit me kokë. Do të dilni, do të argëtoheni e madje do të luani edhe lojëra fati. Jupiteri në Gaforre deri në mes të korrikut do t’ju ndihmojë shumë në çështjet ekonomike. Më pas, me futjen e tij në Luan do të hapen horizonte të reja në jetën e përditshme. Në shtator priten zgjidhje problemesh që i quanit shumë të vështira. Nga shtatori e deri në tetor, Marsi do të kundërshtojë jetën tuaj në çift.

Karriera
Nuk duhet të gënjeheni në muajin shkurt nga shanset, që mund të dalin në lidhje me karrierën dhe punën. Planeti juaj, Mërkuri, do të jetë i kundërt dhe nuk ju favorizon. Vetëm nga mesi i muajit Mars gjërat do të jenë më të favorshme. Prilli do të jetë shumë i tensionuar dhe nuk duhet të ngatërroni punën me çështjet erotike personale.

Ekonomia
Deri në muajin prill nuk duhet të prisni shumë në çështjet ekonomike. Jupiteri në Gaforre është planeti që ju ndihmon në çështjet ekonomike. Do të keni lidhje të vështira në janar dhe në shkurt me Plutonin dhe Uranin. Vetëm nga fundi i majit do të keni lajme të mira ekonomike.

Dashuria
Me Marsin në Peshore, dashuria ju përket juve. Periudha më e mirë do të jetë nga 23 qershori deri më 18 korrik. Në këtë periudhë, Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj.

Gaforrja
E përgjithshme
Çfarëdo që të ndodhë në ambientin tuaj, ju nuk do ta humbni optimizmin. Vetëm nga mesi i muajit korrik do të ndieni një favorizim të mirë ekonomik. Muaji janar fillon me probleme për ju në lidhje me martesën apo lidhjen tuaj. Në shkurt duhet të keni shumë kujdes në lidhje me punën dhe karrierën. Nuk duhet të riskoni dhe duhet të mbani tone të qeta me eprorët. Jupiteri fillon të ofrojë favorizimet e tij në muajin mars, por deri atëherë do ju pengojë sa për të treguar se jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Marsi në Peshore pothuaj deri në korrik do të shkaktojë pengesa dhe detyrime në jetën familjare. Muajin prill duhet ta keni shumë kujdes në familje, në punë dhe nga aksidentet e mundshme. Periudha juaj më e mirë do të jetë nga mesi i korrikut e deri në shtator, me futjen e Marsit në Akrep. Do të ndiheni mirë personalisht dhe do fitoni njeriun që doni.

Karriera
Karriera do jetë më e paqëndrueshmja në të gjitha aspektet e jetës suaj për 2014. Shumë nga ju nuk dinë se çfarë duan. Muaji maj cilësohet shumë i mirë për t’u bërë përshtypje të mirë njerëzve në detyrë.

Ekonomia
Gjatë këtij viti ju presin zhvillime pozitive në çështjet ekonomike, sidomos nga mesi i verës e tutje. Jupiteri do t’ju ndihmojë për një lulëzim ekonomik gjatë vitit 2014. Por mund të bëjë që në të njëjtën kohë të shpenzoni shumë para.

Dashuria
Planeti i dashurisë, Afërdita, do bëjë shumë lojëra të çuditshme në marrëdhënien tuaj gjatë muajit janar. Nëse jeni vetëm, është periudhë jo e favorshme për flirte dhe njohje të reja. Nga 18 korriku, Afërdita do të jetë në shenjën tuaj deri më 11 gusht. Kjo është periudha më e mirë për jetën tuaj sentimentale.
 

Luani
E përgjithshme
Nëse situatat bëhen të lodhshme, mos harroni se kohët më të mira po vijnë për ju, pra nga mesi i verës e në vazhdim kur Jupiteri, planeti i fatit, të futet në shenjën tuaj. Deri atëherë duhet të bëni pak durim.Pozicioni i Marsit në Peshore do t’ju ndihmojë shumë në jetën e përditshme deri në mes të korrikut. Në disa momente, ndikimi i Marsit do bëjë që të humbni qetësinë dhe kujdes duhet të keni kryesisht në janar, në dhjetëditëshin e tretë të prillit dhe në mes të qershorit. Deri në mes të korrikut, Jupiteri do të jetë në Gaforre dhe ju duhet të lëvizni në prapaskenë pa i bërë të dukshme lëvizjet tuaja. Kujdes vetëm nga janar deri në prill se mos prapaskenat ju vënë në ngatërresa. Në 24 maj do të favorizoheni nga Saturni në problemet familjare dhe do të çliroheni përfundimisht nga këto probleme pas 23 dhjetorit. Por në fund të dhjetorit do të bëheni pak të papërmbajtur dhe shpërthyes. Ndaj kujdes! Më 23 shtator, lidhja e bukur e Jupiterit në shenjën tuaj me Uranin do stacionojë shkëlqyeshëm optimizmin tuaj. Do udhëtoni jashtë dhe çështje studimore e ligjore do të gjejnë zgjidhje.

Karriera
Fundi i prillit do jetë periudha e rëndësishme në lidhje me karrierën tuaj. Eklipsi i Diellit në Dem ju sjell mundësi të shpalosni talentin tuaj udhëheqës. Në janar kujdes me punën dhe mos ndërlidhni erotizmin me punën tuaj. Nga 29 maji deri 22 qershor mund të përfitoni rritje të ardhurash.

Ekonomia
Jeni bujarë dhe shumë lehtë e fusni dorën në xhep për të ndihmuar të tjerët. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën tuaj do të filloni të humbni kontrollin e shpenzimeve nga mesi i korrikut e në vazhdim. Nga Marsi deri në Prill mund të fitoni para nga të tretët, trashëgimi, kredi etj.

Dashuria
Periudha më e fuqishme erotike për ju do të jetë mesi i gushtit. Kujdesuni vetëm të mos vini në rrezik një lidhje të qëndrueshme për diçka që shkëlqen më shumë.

 
Virgjeresha
E Përgjithshme
Viti 2014 fillon me ulje e ngritje dhe kthime mbrapa, por pranvera do të jetë e mbushur me mundësi, veçanërisht për çështjet ekonomike. Vjeshta do të jetë më e qetë. Viti i ri për ju fillon me Afërditën e kundërt në Bricjap gjatë gjithë janarit. Do të keni kthim mbrapa në çështjet erotike dhe planet krijuese. Mund të keni rikthim te një dashuri e vjetër. Me Marsin në Peshore deri në mes të korrikut duhet të keni shumë vëmendje në çështjet ekonomike, sidomos në fund të muajt prill. Jupiteri në Gaforre do t’ju ndihmojë, por kujdes në shkurt dhe prill, pasi me lidhjet e vështira që bën me Uranin, ju sjell vlerësime të gabuara dhe keqkuptime me miq e shokë. Në maj Jupiteri do t’ju ndihmojë veçanërisht në stabilizimin e planeve tuaja. Në mes të korrikut Jupiteri do të kalojë në Luan e deri në fund të vitit fuqizon lëvizjen tuaj në prapaskenë dhe në fshehtësi. Në shtator do ndihmoheni për shanse pune dhe shëndet të mirë.

Karriera
Nuk do ketë zhvillime dramatike në lidhje me karrierën. Nga data 7 deri më 29 maj, pozicionimi i Mërkurit në Zenit të shenjës suaj do t’ju fuqizojë komunikimin me persona me rëndësi. Më 28 maj hëna e re në Binjak, nën ndikimin e Marsit, ju jep një ngritje të fuqishme në çështje pune.

Ekonomia
Ekonomia do jetë pikë strategjike për ju në 2014-n. Pozicionimi i Marsit në Peshore deri në mes të korrikut tregon që interesi juaj në anën materiale nuk ju braktis lehtë. Në periudhën kur Marsi do të jetë në pozicion delikat, sidomos në janar e prill, dhe në mes të korrikut duhet të keni shumë kujdes në ekonomi.

Dashuria
Fillimi i vitit është periudhë e pafavorshme për lidhje të reja apo për një martesë. Afërdita e kundërt ju çon drejt gabimeve. Periudha më e mirë do të jetë shtatori, megjithëse më datë 10 shtator mund të keni një zhgënjim. Erotike do të jetë periudha nga 28 maji deri në 23 korrik.


Peshorja
E Përgjithshme
Viti 2014 do të jetë episodik për ju. Përgatituni për veprim dhe tension, për dashuri dhe pasion, për ndryshime, por edhe përmbysje të papritura. Marsi, planeti i veprimit dhe tensionit, do të jetë në shenjen tuaj deri në korrik. Kujdes duhet të tregoni kur ky planet të bëjë lidhje të vështira, sidomos më 9 janar me Jupiterin në Gaforre dhe do të sjellë problem dhe aksidente me punën. Më 23 prill kujdes nga nxitimi dhe kur udhëtoni. Nën ndikimin e Uranit, përballë shenjës suaj në muajin prill dhe qershor kujdes në marrëdhëniet në çift apo bashkëpunëtorë të afërt. Vetëm në mes të majit, nën ndikimin e Jupiterit në Gaforre, në lidhje të bukur me Saturnin, mund të pretendoni për qëndrueshmëri planesh dhe ngritje në karrierë. Janari do jetë një muaj i vështirë në lidhje me çështjet tuaja familjare. Nën ndikimin e Saturnit në Akrep deri në Dhjetor do bëni shumë sakrifica në çështje ekonomike.

Karriera
Lidhjet e vështira që bën Jupiteri këtë vit me Marsin dhe Uranin në muajin prill hapin rrugën për një vendim të shpejt për të kërkuar punë diku tjetër. Çdo gjë mund të ndodhë këtë vit dhe çdo përpjekje juaja për të zgjeruar veprimtaritë tuaja apo për të treguar talentin do të gjejnë pengesë. Kjo për shkak të superoptimizmit dhe vlerësimit të gabuar që do bëni. Vetëm në maj do qetësoheni.

Ekonomia
Paratë do të lëvizin shumë ngadalë këtë vit për shkak të Saturnit në Akrep. Por megjithatë, në fund të tetorit dhe në nëntor do të shikoni një përmirësim.

Dashuria
Duhet të bëni durim deri në vjeshtë për çaste të bukura dhe romantike. Në këtë periudhë, nëse filloni një lidhje, njohja do të vijë nga një rreth shoqëror. E mirë do të jetë edhe periudha nga 5 marsi deri në 5 prill. Do të zgjohen fuqishëm instinktet tuaja.
 

Akrepi
 E Përgjithshme
Detyrimet dhe përgjegjësitë do të vazhdojnë edhe për këtë vit. Nëse jeni realistë, brenda gjysmës së parë të vitit do të shikoni ëndrra dhe ide që përparojnë.  Saturni do të jetë edhe gjatë vitit 2014 në shenjën tuaj. Kjo do të thotë që do punoni shumë, por do merrni pak, megjithëse Saturni do ndikojë që shpirti realist të mos ju braktisë. Po ju e dini që suksesi pret ata që bëjnë hapa të vegjël, por të sigurt. Jupiteri në Gaforre mbas muajit mars do të nxjerrë planet tuaja nga lista e pritjes, por ju bën edhe superoptimist dhe ju mund të vini qëllime shumë të larta, p.sh. mund të doni të shkoni lart në diell dhe të digjeni. Kujdes në muajin prill. Suksesi ju pret gjatë muajit maj ku Jupiteri bën një lidhje shumë pozitive me Saturnin në shenjën tuaj. Pozicionimi i marsit deri në korrik në Peshore ka shumë interes për ju. Kjo periudhë do jetë mistike për ju. Më 16 korrik Jupiteri futet në Luan në Zenit të shenjës suaj. Në këtë pozicion deri në fund të vitit do hapen horizonte te reja për ju në fushën e karrierës. Në shtator keni një sukses të shpejtë.

Karriera
Me futjen e Jupiterit në Luan më 16 Korrik të 2014-s e deri në gushtin e vitit 2015, do shfrytëzoni shanset e shumta që do ju jepen në lidhje me çështjet e karrierës. Periudha më e rëndësishme në lidhje me punën do jetë në mes të gushtit, ku mund të keni biseda të rëndësishme ose të takoheni me persona që kuptojnë talentet tuaja.

Ekonomia
Nuk do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në çështjet tuaja ekonomike, të paktën deri në mes të vitit. Nga 13 shtatori e deri në 25 Tetor do jeni super shpenzues. Nga mesi i Nëntorit e deri në 10 dhjetor do shikoni që ana ekonomike do përparojë. Më të mirat në planin ekonomik do jenë në fund të vitit.

Dashuria
Ju që keni lindur në tetor, vazhdoni të jetoni në botën tuaj rozë dhe të prisni princin e përrallës. Për të tjerat, pozicioni i Jupiterit në Gaforre deri në mes të korrikut tregon që nuk e humbni lehtë romantizmin dhe përkushtimin ndaj familjes. Nëse jeni në një lidhje, do kaloni në celebrimin e saj. Periudha më erotike do jetë nga 23 tetori deri në 16 nëntor, ku Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj.


Shigjetari
E Përgjithshme
Idetë, planet dhe ëndrrat tuaja mund të marrin formë. Me gjithë përmbysjet e herëpashershme, do piqeni dhe do vlerësoni më shumë talente dhe forcën tuaj krijuese. Gjatë vitit 2014 do ndikoheni fuqishëm nga pozicioni i Marsit deri në 25 korrik në shenjën e Peshores. Jeta juaj sociale do jetë e vrullshme, njohjet dhe shoqëritë e reja gjithashtu. Klima mund të jetë e vështirë në marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe shokët në muajin prill. Jupiteri do ju ndihmojë ekonomikisht deri në korrik, por nuk duhet të ngatërroni ekonominë me shoqërinë. Me futjen e Jupiterit në Luan, mbas 16 korrikut hapet një periudhë shumë pozitive për ju. Deri në fund të vitit do keni udhëtime të largëta, studime jashtë vendit, çështje ligjore që zgjidhen dhe do bëheni më të njohur. Në shtator do keni një sukses të paparë. Urani në Dash nuk ju lë aspak në rutinë, por mund të mos arrini të stabilizoheni në një marrëdhënie erotike. Nëse merreni me art, do keni ngritje maksimale. Në fund të dhjetorit, Saturni futet në shenjën tuaj dhe ju stabilizon pas një periudhe fobish dhe lodhje psikologjike.

Karriera
Në gjashtë muajt e parë të vitit nuk duhet të prisni shumë gjëra në karrierë. Muaj i rëndësishëm për karrierën tuaj do jetë gushti. Gjatë gushtit do keni takime me njerëz të rëndësishëm, të cilët do të kuptojnë dhe vlerësojnë talentet dhe idetë tuaja. Në 25 gusht kemi Hënën e re në Zenit të shenjës suaj, që sjell shanse të shkëlqyera në punë.

Ekonomia
Viti fillon vështirë për çështjet ekonomike, pasi kemi një bllokim. Të jepni në një kohë kur nuk keni do të thotë që shumë shpejt do shikoni humbjet. Shkurti do jetë një muaj shumë i mirë ekonomik. Periudhë e mirë do jetë maji dhe fundi i vitit.

Dashuria
Do jetë vit shumë i rëndësishëm 2014-ta për çështjet erotike. Deri në fund të janarit nuk përjashtohet mundësia të keni një njohje të re me një person që do ju mahnisë me egocentrizmin e tij. Muaji i mirë do jetë edhe maji, ku ju do shpreheni dhe do flirtoni më shumë. Jupiteri do ju ndikojë shumë pozitivisht në jetën erotike, me futjen në Luan më 16 Korrik.



Bricjapi
E Përgjithshme
Një vit me tone të larta do jetë për ju 2014-ta, të paktën deri në verë. Shumë do ndryshojnë në jetën tuaj dhe shpesh në mënyrë rrënjësore. Duhet të jeni të mirëkuptueshëm me ndryshimet. Plutoni do jetë gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj. Për të lindurit nga data 1 deri në 5 janar, ndikimi i Plutonit do jetë shndërrues në kuptimin më të plotë të fjalës. Marsi në Peshore deri në korrik do ndikojë në lidhje me karrierën tuaj, ku do ketë periudha përballjesh dhe tensioni sidomos në janar, prill dhe qershor. Jupiteri do jetë përballë shenjës suaj deri në korrik, por vetëm në mars do ju sjellë shanse të mira në një martesë, bashkëpunim apo një lidhje. Por mund të ndodhë që të mbivlerësoni partnerët apo bashkëpunëtorët dhe të humbni pavarësinë prsonale. Urani, planeti i ndryshimeve, në pozicionin e Dashit do sjellë për ju paqëndrueshmëri në çështjet familjare. Në prill do keni situata më të vështira në çështjet familjare. Mund të ndryshoni shtëpi apo të zhvendoseni gjatë kësaj periudhe. Nga 16 korriku pozicioni i Jupiterit në Luan do të ndikojë për mirë në çështjet ekonomike.

Karriera
Karriera do jetë për ju pika më strategjike për 2014-n. Pozicioni i Marsit në Peshore deri në korrik i shton përgjegjësitë tuaja. Nëse puna që bëni nuk ju kënaq, atëherë do jeni shpërthyes dhe do përballeni me njerëz me influencë. Nga 2 deri në 27 shtator, Mërkuri do ju ndihmojë të realizoni idetë tuja. Nga 29 Shtatori deri në 23 tetor, marrëdhëniet tuaja rregullohen dhe reputacioni juaj rritet.

Ekonomia
Pozicionimi i Jupiterit në Luan në korrik të 2014-s do prekë drejtpërdrejt interesat tuaj ekonomikë. Në këtë rast ju mund të shpresoni në ditë më të mira ekonomike. Por deri atëherë, periudha nga 3 deri në 28 shkurt do jetë krejtësisht e pafavorshme për blerje. Përmirësim do të ketë në Mars dhe në Prill.

Dashuria
Janari do jetë muaj i vështirë në çështjet erotike. Shumë nga ju do kërkojnë një lidhje nga e kaluara apo të përsërisin gabimet e së kaluarës. Nga shkurti e deri në fillim të marsit do rritet vetëbesimi juaj, ndjenjat gjallërohen dhe dashuria rimerr një pozicion të rëndësishëm në jetën tuaj.

 
Ujori
E Përgjithshme
Jeni mësuar të përballeni me situata të vështira dhe të papritura. Deri në verë do mjeshtëroheni në përshtatshmërinë dhe tolerancën tuaj. Urani, planeti juaj, do jetë në shenjën e Dashit gjatë gjithë 2014-s. Jeta e përditshme do jetë shumë interesante dhe idetë tuaja të veçanta. Por nxitimi mund të bëhet armiku juaj gjatë shkurtit, prillit dhe qershorit. Marsi do jetë në shenjën e Peshores deri në korrik në pozicion të favorshëm për ju. Mund të organizoni udhëtime të largëta dhe të diskutoni për çështje studimesh. Kujdes më 9 janar, Marsi dhe Jupiteri në kundërshtim sjellin nxitim dhe aksidente. Kujdes duhet të tregoni në Prill. Nëse doni të udhëtoni, duhet të organizoni mirë çdo detaj. Saturni do jetë në Zenit të shenjës suaj deri në 22 dhjetor. Ndikimi i tij do jetë superantagonist në çështje të karrierës dhe do qëndrojë më i organizuari apo më punëtori. Megjithatë, lidhja pozitive midis Jupiterit dhe Saturnit në maj ju sjell një sukses në karrierë. Më 16 korrik, Jupiteri do kalojë në Luan përballë shenjës suaj. Planeti i fatit do sjellë para jush shanse për një martesë, për një lidhje apo bashkëpunim. Shtatori do jetë muaj njohjesh të mira.
Karriera
Karriera edhe për këtë vit do jetë një pjesë shumë kërkuese për shkak të Saturnit në Akrep. Veprimtaria në drejtim të karrierës do monopolizojë jetën tuaj. Nga 27 shtatori deri në 4 tetor Mërkuri do ju ndihmojë në takime me njerëz të rëndësishëm apo të ndryshoni idetë tuaja dhe të jepni duart me eprorët.

Ekonomia
Ju që keni lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, keni mundësi të shikoni ekonominë tuaj jo në mënyrë realiste dhe menaxhimi i parave të bëhet nën ndikim senestimatik, jo praktik. Më 1 mars, kontakti Mërkur-Neptun mund të sjellë një lulëzim ekonomik. Prilli mund të jetë një muaj shumë i mirë ekonomik, me gjithë kurthet që fsheh.

Dashuria
Dy muajt e parë të vitit mos prisni shumë nga ana erotike. Të jeni të kujdesshëm në njohjet e reja. Shumë mund të jenë duke kaluar një ndarje dhe nuk janë të gatshëm për fillime të reja. Gjërat ndryshojnë në Mars, me futjen e Afërditës në shenjën suaj. Dashuria me shikim të parë gjatë pranverës nuk do mungojë.

 
Peshqit
E Përgjithshme
Viti 2014 do jetë shumë bujar me ju. Deri në periudhën e verës do shikoni ëndrrat dhe idetë të bëhen realitet. Do keni një vit krijues dhe pjellor. Jupiteri do jetë në Gaforre deri në mes të korrikut, në këtë shenjë shumë miqësore ndaj jush. Do ju ndihmoj në dashuri, në mundësinë e një trashëgimtari apo në krijimtari artistike. Në muajin mars do shikoni realizime të mrekullueshme. Për qëndrueshmëri sentimentale duhet t’i mbani njerëzit e dashur jashtë ngatërresave ekonomike. Në muajin prill përpiquni të mbani një drejtim të pavarur ekonomik. Neptuni, planeti i fantazisë dhe utopisë, do ndikojë te të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, duke ju vënë në disa raste kurthe dhe duke ju tërhequr në një realitet tjetër, duke rritur te,k ju ndjenjën e ikjes. Në gusht, lidhja pozitive e Neptunit me Marsin ju jep krahë në forcën krijuese. Marsi në Peshore do ndikojë deri në mes të korrikut në çështjet ekonomike. Nuk duhet t’u besoni personave që ju premtojnë fitime të shpejta. Urani do ndikojë gjithashtu në çështjet ekonomike. Në prill dhe dhjetor do jeni në vështirësi në këtë aspekt. Jupiteri nga mesi i korrikut në Luan do sjellë shanse për një punë të re.

Karriera
Pozicionimi i Jupiterit në Luan në mes të korrikut do sjellë lajme pozitive në lidhje me punën. Mund të mos zini pozicion kryesues, por do jeni të kënaqur, pasi do merreni me diçka që ju pëlqen. Zhvillime të mira do keni edhe në muajin nëntor e dhjetor, pasi pritet edhe një shpërblim material ose moral.

Ekonomia
Në aspektin ekonomik ende nuk mund të jeni të stabilizuar, prandaj pritet të jeni disi të pasigurt. Mund të prisni një përmirësim në muajin maj. Nga 29 shtatori deri në 23 tetor do merrni një mbështetje ekonomike.

Dashuria
Erotizmi do lulëzojë në mes të pranverës. Megjithëse skena planetare do të jetë e turbullt në prill, por zemra juaj do trokasë fort. Afërdita, planeti i dashurisë, do jetë në shenjën tuaj nga 5 prill në 2 maj, duke rritur romantizmin tuaj dhe duke dyfishuar mundësitë për një dashuri të re. Megjithatë, fundi i prillit mund të jetë përmbysës dhe mund të sjellë shpërthime ndjenjash xhelozi dhe fiksime. Hëna e re më 27 korrik mund t’ju sjellë atë që prisni ndjenja të forta nga një njohje e fuqishme.



Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

12 Komente per “Parashikimi i astrologes Meri Shehu për vitin 2014!”

  1. zeri i popullit

    Un s’arrij te lexoj shtypin ndersa kta lexojn yjet

  2. Edhe keto na duhen ne si Popull ,dhe te tjerat vijne vete me Hoxhallare ,Magjistare .Prifterinj dhe Bektashi dhe Dreqi vete nuk e di .Perralla dhe geshtenja te pjekura Zonje Astrologe Urime

  3. viti imi ri

  4. Zonja Meri si mundem me ju kontaktu permes telefonit kam nevoj per ty me fol rreth problemeve te mia ju pershendes.

  5. Z.Meri ju lutem horoskopin tim 17/02/1957 ujori

  6. Si do shkoj lidhja ne çift – burri (07/08/1968) dhe gruaja (28/10/1972) . Si do shkoj kjo lidhje ne çift? Do ju lutesha te me jepnit nr e telefonit nepermjet te cilit tju kontaktoj Nese eshte e mundur

    • Me intereson per femijte e mi te lindur me dt.05.09.1993 dhe 10.05.1996 a do te regjistrohen kete vit ne fakultetet qe deshirojne dhe kane konkuruar.Shume kame nevoje per nje pergjegjje po edhe ne qofte ajo jo e sakte ,vetem nje pergjegjje.Ju pershendes dhe ju falemderoj.

  7. shume mire qe ka mundesi te lutem meri qe ka mundesi me daten 24 09 1980 jam e linder ora 7 45 ne mengjes dita e merkur qe ka mundesi t elutem me trego per te ardhmen time te luten shendet e fat ne jeta te pres pergjigje

  8. Zonja Merii Kam deshir te di per veti per te ardhme jam duke pritur vizen do ma jepi a Jo Jom e liindur 03.04.1988 Ora 12:05 I nates dita e djell. Faleminderitt qe na ke jep munci te vesim

  9. Zonja Meri kam deshire te di per vete per te ardhmen. Kam lindur me 26 .06 .1994 ora 6 e mengjesit ,dite e diel. Faleminderit qe na e jepni mundesine per te te pyetur .

  10. Zonja meri kam deshir te di a do te Kem femij jam martuar Qe 4 vite! jam e merzitur shum pA mas te lutem Burri nuk deshiron tme le shtatzan qka me prêt ne vitet e ardheshme …?datelindja e gruas 17.01.1978 ditlindja e Burrit 08.11.1968 faliminderit Qe me jep sqarime

Beni nje Koment


+ 5 = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy