GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Tronditja dhe Akuza

Tronditja dhe Akuza

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
BRISEIDA ANDONI

  Ngjarje e rëndë, e dhimbshme dhe e paharrueshme qe vrasja e nxënësit në orën e mësimit.
E pamundur të mos tronditesh kur i merret jeta dikujt kaq befasisht, kaq barbarisht. Lexoj prej shumë orësh komente, analiza, tepër e interesuar për t’iu afruar sadopak faktorit shkak… kjo çfarë duhet të na shqetësojë më tepër tani; tashmë që fakti ka ndodhur, akti është kryer, pasoja, sigurisht, e pakthyeshme.
Pjesa dytësore e tronditjes është për mua vuajtja tek shoh Akuzën e drejtpërdrejtë, shfryrëse e të pamirëmenduar të ngrihet shtatlartë dhe krenare e t’i zërë vendin qasjes së mirëfilltë analitike. Kësaj radhe pati edhe vetakuzë, kjo për frymë modestie të sistemit makro, tejet e nevojshme për t’u përplasur publikisht në çaste kaq të nxehta. Uzurpimi i postit të shquarjes së problemit në rrënjët e tij më të thella ndodh si gjithnjë kudo, me shkrim apo me gojë, nga të prekur e të paprekur, e të gjithë të pandërgjegjësuar që janë njëlloj të rrezikuar.
Në fakt, adoleshentë janë plagosur e therur vazhdimisht, nëpër rrugë e lokale, por buja e jashtëzakonshme këtë radhë ishte që ndodhi në mjedise shkollore. Sa rëndësi ka në të vërtetë ky fakt?
Pa diskutim, pasojat e traumës së bashkëmoshatarëve janë për t’u marrë thellësisht në konsideratë.
Por mos të harrojmë që djaloshi mund ta kishte pritur në rrugë ose te dyqani i bukës, ose te lokali përballë shkollës; a nuk do të ishte njësoj e rëndë?
Si gjithmonë jemi shumë të interesuar për të ndarë tronditjen nëpër kafene, për të ngritur gishtin përkundrejt një organi kompetent dhe për të gjurmuar fajtorin, dhe jo zanafillën nga ku çel sythi i parë i “fajit”.
Në fakt, a e dimë këtë? Pa dyshim nuk e dimë, por ndoshta do të ishte e udhës të përpiqeshim ta zbulonim.
Nuk mendoj se është faji i ministres së Arsimit (aktuales apo të kaluar), as i mësuesit, as i rojës, as i pastrueses. Pa dyshim ka një përgjegjësi për t’u ndarë mes kujdesit për shëndetin mendor të adoleshentëve dhe të të rriturve, edukimit në familje dhe organeve kompetente për armët e lëna sheshit për dekada me radhë. Por ngjarje të tilla dhe shumë më masive kanë ndodhur edhe në shtete të tjera tepër të evoluara e me masa sigurie shumë më të forta. Vlen të theksohet se në ato raste vrasësi ka qenë me çrregullim mendor (diagnoza kryesore psikopati-antisocialitet). A kemi të bëjmë edhe në këtë rast me një çrregullim mendor të mirëfilltë? Specifikisht këtë me siguri do ta gjykojnë specialistët në masë. Por ajo që mund të themi me plot gojën është qe në këtë vend kemi të bëjmë me përmasa agresiviteti dhe hakmarrjeje të shfrenuar edhe në nivel personal… Pse ndodh kjo? Ku qëndron thelbi i këtij frustrimi kolektiv, që është në radhë të parë individual, për të rezultuar më vonë e tillë shumatorja? Pse ka një shtysë të brendshme kaq të fortë për “drejtësinë” personale të munguar? Përse këtu njerëzit nuk tërhiqen përpara ofendimit verbal, nuk mjaftohen apo ngopen thjesht me injorim, por preken aq thellë në sedër saqë gjykimi humbet çdo potencial mbrojtës, qoftë të vetvetes, qoftë të tjetrit, dhe rrezja zgjerohet me përmasa të frikshme? Nga ana tjetër, përse vallë përmasa ofenduese dhe shkelëse e personalitetit të tjetrit është kaq e gatshme për t’u servirur menjëherë, bashkangjitur me një përmasë krahasimore mediokre: ku unë e ku ti? Jetojmë në një shoqëri ku individi është i etur për një vetëvlerësim të munguar; të cilin di ta rrëmbejë vetëm duke ulur, shkelur e përdhosur dikë tjetër; duket të jetë e vetmja formë për të arritur njëfarë vetëkënaqësie e paqeje të brendshme. Reagim i shpjegueshëm psikologjikisht, ndaj kthehemi te çështja bazë: Përse i mungon kaq shumë vetëvlerësimi çdo shqiptari, qoftë intelektual, qoftë punëtor i thjeshtë? Sa keq më vjen që nuk i bëj dot bisht ndërgjegjësimit e nuk vetëpërjashtohem dot nga kjo mesele, se dhe mua si shqiptar i denjë më udhëheq prirja e domosdoshmërisë për veçanti! Nuk na rezulton, pra, të jetë kryesisht as çështje klase sociale dhe as rrethanash ekonomike. Saktësisht nuk e di as unë këtë përgjigje. Por diçka më thotë që duhet të vërejmë diku te djepi në fëmijëri, rrahja, ofendimet prindërore dhe prirja për t’u ushqyer modeli i vlefshmërisë duke u krahasuar me tjetrin. Rendja për unicitet që të zhvesh nga njerëzia dhe dashuria për tjetrin. Kjo shoqëri është e egër dhe kultivon dhe ushqen mënyra agresive mbijetese. Të hamë tjetrin, të shpëtojmë jo lëkurën, por sedrën. Këtu qëndron gjithë nyja e çështjes, thelbi i çdo të lige që na gjen si pasojë. Prindi, sigurisht, mund të bëjë shumë për të ndryshuar diçka, por nuk është çështje disiplinimi të rreptë, përkundrazi.
Prindi të mos rrahë e të mos e ofendojë fëmijën duke u nisur nga padurimi e duke u justifikuar me disiplinim, mos ta shpjerë drejt modeleve krahasimore me shokun; formë edukuese e trashëguar dhe e tradicionalizuar ndër breza, shumë e vështirë të shkulet, por të parandalohet. Institucionet sociale të mirëkrijohen e të monitorojnë dhunën në familje, edhe me përmasa ndëshkimore të rrepta; mos t’ua lënë këtë detyrë kryesisht shoqatave, sepse shpesh aty motivi e mund qëllimin. Të mos akuzojmë vazhdimisht e të mos përhapim e ngjitim sëmundjen e tmerrshme të akuzës, akuza prodhon frustrim, frustrimi prodhon negativitet deri te pasojat vdekjeprurëse. Dhe a ka mundësi të mblidhen këto armë, ju lutem? Që të fillojmë nga një ndërmarrje më konkrete; e konkretja është shpesh e realizueshme më shpejt.
*Psikologe

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Tronditja dhe Akuza”

  1. Shkrim i goditur! Shpresoj te behen edhe shkrime te tjera nga profesioniste te fushes per te kuptuar me mire se cfare po ndodh ne shoqerine tone

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy