PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Një mutacion i pashmangshëm në ADN e sistemit financiar

Një mutacion i pashmangshëm në ADN e sistemit financiar

DENION MEIDANI

  Kumari online

Nuk është sekret: kumari online është kthyer sot në një biznes tepër fitimprurës, pavarësisht se është deklaruar i paligjshëm në disa shtete të botës, përfshi këtu edhe SHBA që nga viti 2006. Por kjo nuk i ka ndaluar kompanitë e basteve online, serverët e të cilave mund të jenë të vendosur kudo në botë, madje për siguri edhe në më shumë se një vend, për të vazhduar të pashqetësuar aktivitetin e tyre falë Proxy (ku një kompjuter i tretë që vepron si proksi apo bën lidhjen në komunikimin midis dy kompjuterëve), VPN (Virtual Private Network, që shtrin një rrjet privat nëpër një rrjeti publik, si p.sh. Interneti) apo mekanizma si TOR (The Onion Router – një software për mundësimin online të anonimitetit). Ato bëjnë të mundur kriptimin apo kodifikimin, duke ruajtur anonimitetin e lidhjes, pra duke e bërë tepër të vështirë, gati të pamundur për autoritetet monitoruese ushtrimin e ligjit.
     Aktualisht, me përdorimin më të gjerë të monedhës virtuale BITCOIN, situata po bëhet akoma më e komplikuar. Sidomos përsa i përket kontrollit apo ndalimit të lojës virtuale apo kumarit online. Faqja e njohur e kumarit SatoshiDice, ku Bitcoin po përdoret gjerësisht prej dy vjetësh, raportoi, vetëm nga Bitcoin për vitin 2012, një fitim prej gati 600 000 USD (që me vlerën e sotme të Bitcoin-it do të ishte 10-fish më i lartë). Por, duhet theksuar se kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e fitimit vjetor në këtë “biznes”, që është sërish i konsiderueshëm.
Por ç’ është Bitcoin?
Është një monedhë virtuale e decentralizuar që përdor një tip konsensusi “peer-to-peer”(një tip arkitekture rrjetore e decentralizuar, ku nyjat individuale në rrjetë, të quajtura “peers” veprojnë si furnizues dhe konsumatorë të burimeve, ndryshe nga modeli i centralizuar klient- server, ku nyjat e klientit kanë mundësi-hyrje-dalje (akses) tek burimet e furnizuara nga serverë qendrorë) për të konfirmuar dhe verifikuar transaksionin bazuar në algoritmin e krijuar në 2009 prej një programuesi anonim të njohur me pseudonimin “Satoshi Nakamoto”. Ai u bazua në konceptin “open-source crypto-currency” të ideuar nga kriptografi Wei Dai, 15 vjet më parë, në vitin 1998. Me që bankat apo institucione e procesorë të tjerë pagesash mbeten ose janë jashtë loje, nuk ka kosto të shtuar kur bëhet fjalë për këtë monedhë. Ajo mund të përdoret në mënyrë anonime në të gjithë botën, bile pa pasur nevojë për ndonjë kurs ditor këmbimi. Dy nga vetitë me më interes të kësaj monedhe, në gjykimin tim, janë: e para, sasia totale e saj është e diktuar nga formula matematike e paraprogramuar, e pavarur nga politika apo gabimi njerëzor; dhe e dyta, ajo lejon anonimitet dhe privatësi totale të transaksionit.
      Pra, nuk ka një njësi qendrore që është përgjegjëse për Bitcoin, nuk ka një server që ndodhet diku për ta ushqyer. E thënë ndryshe, është një rrjet virtual në formën e tij më të pastër që arrihen nga individë kudo në të gjithë botën. Ata i përdorin apo përdorin fuqinë e tyre kompjuterike për të zgjidhur gjëegjëza komplekse kriptografie për të menaxhuar transaksionet dhe prodhimin e monedhave të reja. Bitcoin-i është, pra, një “ekosistem” financiar i ri me rrezik të shtuar, që sigurisht e shton ndërlikimin apo rrjedhjen në sistemin e vjetër, sidomos duke krijuar mjaft probleme për agjencitë e ndryshme në botë për parandalimin dhe luftën ndaj krimit.
Për blerje droge e armësh në mënyrë anonime online, kjo monedhë virtuale është shumë më e pakapshme se ato tradicionale. Kjo vlen edhe në raste spekulimesh, p.sh. ato financiare apo në kumarin online. Është tepër kuptimplotë pse, në një seancë dëgjimore të Homeland Security në Senatin Amerikan, senatori Thomas Carper, i cili është dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë në këtë Senat, u shpreh: “Bitcoin ka kapur imagjinatën e disave prej nesh, ka frikësuar disa të tjerë, ka hutuar e ngatërruar një pjesë të madhe tonën, përfshi këtu dhe mua”. Parë me këtë sy, përdorimi i Bitcoin, i kësaj monedhe virtuale përfaqësuese e një ekonomie anonime, ngre mjaft probleme serioze për agjencitë e tatim-taksave. Ai e bën më të lehtë evazionin fiskal dhe operacionet e pastrimit të parave.
Po në Shqipëri?
       Nëse shqetësohet një ekspert i tillë në fushën e sigurisë si senatori Carper, pikërisht në vendin ku siguria është e rëndësisë parësore, e kam të lehtë të imagjinoj sa të vështirë do ta kenë dhe strukturat tona të specializuara, të angazhuara në këtë fushë. Bile, duke mos e njohur fare problemin, Kryeministri Rama, ministri Tahiri dhe të tjerë, kanë deklaruar më se njëherë, këta muajt e fundit, se do ta bllokojnë e ndalojnë kumarin pa dallim, pra dhe atë online në vendin tonë. Në fakt, Shqipërisë i mungon një agjenci e mirëfilltë kundër krimeve kibernetike apo dhe sektorë të veçantë të këtij lloji në agjencitë ekzistuese. Por, ma merr mendja, nisur dhe nga përgatitja konkrete, as ekspertëve të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave, që patën vështirësi jo të pakta në marrjen e dhënave që u duheshin nga një server në tatime, nuk mund t’u zihet besë për të realizuar operacione të këtij lloji në eter.
Në gjykimin tim, shqiptarët, për të luajtur online nuk do të kishin nevojë as për Bitcoin. Do t’iu mjaftonte një VPN apo Proxy i thjeshtë për ta realizuar atë edhe sikur AKEP-i do të ndalonte apo bllokonte adresat e faqeve të kumarit në Shqipëri nga IP (Internet Protocol apo morisë së rregullave për dërgimin e të dhënave nëpër rrjete). Aq më tepër që këto faqe kanë mundësi shumë të mira adaptimi, gati-gati “fantastike”, kundër taktikave ndaluese të qeverive të ndryshme. E thënë shkurt, sot është e pamundur të bllokohet për internetin “oksigjeni” apo “ajri” i tij. Shembull është, p.sh., anashkalimi i arritur ndaj ndalimeve ose bllokimeve të ndryshme në SHBA.
Proces i pashmangshëm
      Kompania “Lightspeed Venture”, në një studim të saj ka llogaritur se gati gjysma e transaksioneve që përfshin Bitcoin-in janë në fushën e kumarit. Duke qenë se ishte e vështirë në Amerikë të ndalohej loja e shtetasve amerikanë në faqet e kumarit, nga agjencitë përkatëse u përgatit dhe u miratua një legjislacion detyrues për bankat që operojnë në SHBA për të mos lejuar dhe refuzuar depozitimet apo tërheqjet e parave kur ato janë të lidhura me faqe kumari online. Ndërsa me daljen në skenë të Bitcoin-in, praktikisht, po ndryshon tashmë çdo gjë. Një faqe tepër e njohur kumari, e cila pranon Bitcoin, është ajo WinPoker së bashku me Switch Poker (që nga nëntori), SealsWithClubs (të lojtarëve të famshëm të pokerit, si Bryan Micon dhe Justin Schwartz), apo shumë faqe të tjera të rrjetit të njohur si iPoker.
Nobelisti Milton Friedman që në vitin 1999 na paralajmëroi për hyrjen e kësaj forme “siberiane” në ADN-në e sistemit tonë financiar. Ai, duke e parë internetin si një mjedis tepër ushqyes për zbulimin, rinovimin dhe avancimin të mjaft operacioneve dhe procedurave, parashikoi me qartësi se dimensionet e tregut do të zhvilloheshin e lulëzonin në hapësirën kibernetike, duke çliruar njerëzit nga ato që ai i quante shtrëngime e kufizime të ngurta, joefektive e paternaliste të qeverive apo strukturave ekzekutive. Mungonte vetëm një ingredient, që, sipas tij, do të ishte një para virtuale apo një e-cash me parametra të kënaqshëm privatësie, besueshmërie e stabiliteti. Sigurisht, ai kishte parashikuar, po ashtu, edhe anët negative, tensionin midis së ligjshmes dhe të paligjshmes, duke justifikuar gjithçka si pjesë të paevitueshme të progresit të cilin po përjetojmë dhe prej të cilit nuk mund të heqim dot dorë!
Nisur nga kjo arritje teknologjike-financiare, Francois Velde, një ekonomist i shquar në Rezervën Federale, thekson: “Kjo monedhë përfaqëson një koncept të veçantë, një arritje teknologjike, e cila duhet të përvetësohet dhe përdoret nga institucionet ekzistuese financiare dhe qeveritë përkatëse”. Kurse specialisti i informatikës, Jeffrey Neuberger, shton se ajo është “një teknologji në hapat e parë, që mund të revolucionojë të ardhmen tonë”. Dhe kjo, praktikisht, po ngjet. Unë, personalisht, këtë e kam kuptuar më së miri. Nuk e di nëse këtë mund ta realizojnë sot edhe qeveritarët tanë! Shpresoj se ky shkrim mund të shërbejë, sado pak, për t’i kthyer ata me këmbë në tokë në pohimet e veta, apo do të ndihmojë t’ua pakësojë sadopak euforinë e tyre propagandistike!…


Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

7 Komente per “Një mutacion i pashmangshëm në ADN e sistemit financiar”

  1. ti paske qene per drajtor dogane. Urime, analize e persosur.

  2. Bravo Denion. Yt’at, i nderuari Profesor Meidani, ishte studenti qe shkelqente mbi te tjeret. Me thoshte ime shoqe, ne ato vite, qe e kishte ne klase, se ai i cudiste profesoret me rruget qe ndiqte per zgjidhjen e problemeve. Duket qe i ke ngjare. Me keto njohuri qe demonstron ne kete shkrim, nuk ka faj drejtoresha Spiropali qe te pushoi nga puna. Po te te mbante, do ti hapje pune. Per kete aresye edhe kryerilindasi e “beri dalje” edhe babain tend . Edhe nje here pergezime.

  3. Autori i ketij artikulli thjesht po perpiqet te shpjegoj me terma dhe zhargone teknike menyren se si “bitcoins” funksionojne. Ky eshte nje fenomen tashme i perfolur nga mediat dhe cdokush i interesuar ne fushen e informatikes apo teknologjise eshte ne dijeni te “monedhes” se re te internetit te quajtur bitcoin. Ajo qarkullon qe prej 2009-es.

    Mjafton te kerkoni ne google per termin “bitcoin” dhe pjesen e shumte te informacionit qe permban ky artikull mund ta gjeni tek faqja e Wikipedias (kuptohet ne anglisht). Nese jeni te interesuar te gjeneroni keto lloj parash kerkoni ne google ose ne youtube (how to mine bitcoins) dhe aty do gjeni artikuj dhe video te shumte qe ju udhezojne si te veproni. Nuk eshte ndonje gje e veshtire, leksione se si kjo procedure behet mund ti gjeni online te bera edhe prej 12-vjecareve, pa bergraund te mirfillte ne informatike.

    Ka spekulime se bitcoin eshte piramide. Eshte para e pa-prekshme, eshte me shume nocion sesa nje e mire qe mund te preket ose mbahet ashtu sic mbahet cdo lloj gjeje tjeter me vlere (psh: floriri, diamandi, $, etj)

    Disa prej abuzimeve qe autori permend kane ndodhur vertet, por nuk jane te vetemet. Ka raste nga ndryshmet kur persona te ndryshem duke perfituar nga anonimiteti i internetit kane abuzuar duke perdorur si mjet keto lloj “parash”.

    Persa i perket rrugeve te ndryshme per te luajtur online, eshte e vertet se ka menyra prej me te ndryshmeve qe ekzistojne, sidomos kur behete fjale per persona qe kane njohuri te thelle ne fushen e informatikes apo qofshin ata edhe hackers te thjeshte. Eshte e veshtire te kontrollohet ose censurohet interneti. Kina perpiqet te beje nje gje te tille, por ajo ka angazhuar edhe ushtrine te behet pjese e kesaj nisme.

    Problemi shtrohet, nese 1 kryeminister ka vendosurte ndaloje luajtjen e lojrave online pasi kabineti i qeverise se tij ka dale ne konkluzion se parate e harxhuara tek kompanite jashte ulin mireqenien e shqiptareve, atehere kushdo qe ka njohuri dhe edukimin e duhur e ka per detyre morale te behet pjese e kesaj nisme qe te perfundoje me sukses.

    Faleminderit dhe suksese!

  4. petref velcani

    te prgezoj per informacionin qe na dhe me kete shkrim.shqiperia nuk rilind me “recitime”propagandistike,poe me shkenctar te ketij niveli.Per njerezit preocesi i daljes ne drite e femijes quhet,lindje.per kafshet quhet, pjellje.Si rrjedhim,edhe kja teori e Rames,duhet te quhet jo” RILINDJE” por “RIPJELLJE”

  5. Denion,
    Dmth, ajo c’ka ti do te thuash eshte qe qeveria e ka te kote te angazhohet ne ndalimin e lojrave te fatit, sepse njerezit sidoqofte mund te instalojne nje VPN etj. ne kompjuterat e tyre e te luajne ne internet (duke perdorur kartat e tyre te kreditit, apo duke blere bitcoins me Paypal … )

    Ata qe kane mundesi (e njohuri), le ta bejne – nuk besoj se qeveria e tanishme po tregon ndonje vullnet per te ndaluar edhe kete (ka nje diference midis ndalimit te transferimit te firmave aktuale shqiptare ne platforma interneti te vendosura ne Shqiperi, perfshire ketu dhe lejimin per te bere publicitet – dhe ndalimit te cdo qytetari (apo fshatari) qe te luaje ne internet parate e tija !)

  6. nuk mund te them bravo per Denionin sepse i madhi Berisha te mbajti ne pune drejtor ndersa ti sa erdhen rilindasit ne pushtet luajte rolin e kamikazit gje qe nuk te fuksionoj sepse komunistet nuk ta varen dhe thenia e tyre qe ti je zog pa bisht paska qene e gjetur.tani nuk te beson njeri pavaresisht se keto qe po shkruan kohet e fundit jane te verteta.

  7. Denion Meidani

    Perpleks ta ofron kompania e kumarit online hyrjen VPN ose software anonimizues qe e ka te integruar ke software i lojes. ;)
    Po teper teknike per te hyre me thelle.
    Ladi po e kerkon bishtin ke vendi gabuar. Hahaha! ;)

Beni nje Koment


3 + 2 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Me fund në biçikletë? Ja ‘truku’ që të shpëton nga sikleti

25 Kor 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy