GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Politike » Ndryshimet në Kodin Penal për korrupsionin, SHBA kundër Qeverisë

Ndryshimet në Kodin Penal për korrupsionin, SHBA kundër Qeverisë

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Komisioni i Ligjeve

Misioni OPDAT, letër kreut të Komisionit të Ligjeve: Ndryshimet, të pakonsultuara.

“Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

OPDAT rrëzon ndryshimet e miratuara në qeveri për Kodin Penal dhe ligjin “Antimafia”.  Misioni amerikan që asiston Këshillin e Ministrave në fushën e drejtësisë penale, i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dhe për dijeni Bylykbashit, Subashit dhe ministrit Naço, ku argumenton qëndrimin e tij kundër gjykimit të rasteve të korrupsionit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në materialin prej nëntë faqesh, OPDAT shprehet se ndryshimet në Kodin Penal nuk janë konsultuar me grupet e interesit. “Vëmë re se këto ndryshime janë propozuar pa asnjë konsultim publik dhe pa u dhënë mundësinë agjencive të interesuara për të paraqitur kundërshtimet ose propozimet e tyre. Diskutimi i këtyre propozimeve me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLD-në duhet të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhet të kishte qenë faktor vendimtar në procesin legjislativ. Përndryshe, efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim”, thuhet në letër. Sipas misionit, zgjerimi i detyrave, duke shtuar dhe veprën e korrupsionit për Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk do t’i shërbejë suksesit të këtij institucioni në të ardhmen. Misioni argumenton gjithashtu se prokurorët dhe gjyqtarët e krimeve të rënda janë të specializuar në fushën e krimit të organizuar. “Centralizimi i hetimeve mund të sjellë të kundërtën e pasojave të dëshiruara, duke shkaktuar hetimin e korrupsionit vetëm në Tiranë. Për më tepër, centralizimi i të gjitha çështjeve të korrupsionit në një gjykatë të rëndësishme, që gjykon me trup gjykues, mund të rezultojë në vëmendje më të pakët ndaj çështjeve të korrupsionit në nivele të ulëta. Centralizimi mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së Prokurorisë. Centralizimi shpesh ul pavarësinë e Prokurorisë, që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës, në të cilën vendimet bazohen vetëm te provat dhe ligji”, vijon më tej letra e OPDAT.
Debati
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që ndryshimet në dy ligjet e miratuara në qeveri të mos nisin sot diskutimin në Komisionin e Ligjeve, pas konstatimeve të fundit të OPDAT. Nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Oerd Bylykbashi, tha: “Një nga elementet thelbësore që ngrihet nga ekspertët e Ambasadës Amerikane, që është se këto dy projektligje nuk janë konsultuar me ta, nuk janë konsultuar as me organet të cilat janë të përfshira drejtpërdrejt dhe janë të interesuara jo vetëm në fazën e hartimit, por edhe të zbatimit. Por as me ekspertët e huaj. Unë gjykoj që këto dy projektligje as duhet të vinin pa u kryer më parë këto konsulta dhe, për rrjedhojë, nuk duhet të ishin as për shqyrtim”. Nga ana e tij, kryetari i Komisionit, Xhafaj, tha se diskutimi i dy nismave është miratuar në Parlament. “I takon ministrit të Drejtësisë, nëse e ka bërë këtë proces konsultimi. Sa na takon neve, kemi për detyrë që të fillojmë procesin konform rregullores, gjë që është parashikuar në kalendar. Javën e ardhshme do të jetë seancë dëgjimore në Komision, dhe natyrisht do të ftohen sipas kalendarit, konform rregullores, edhe grupe interesi, edhe organizmat ndërkombëtarë të interesuara, që kanë shprehur ose mund të shprehin interes”, deklaroi Xhafaj.

Ligji
“Ndryshimet që propozohen u japin Krimeve të Rënda kompetencë mbi korrupsionin, por e lënë shpërdorimin e detyrës në kompetencë të gjykatave të rretheve gjyqësore. Ne mundemi vetëm të imagjinojmë konfliktet e kompetencave që do të lindin mes gjyqtarëve dhe prokurorëve të rretheve gjyqësore e atyre të krimeve të rënda. Kjo mund të sjellë që çështje të mira korrupsioni të ndiqen si shpërdorim detyre dhe çështje jo dhe aq të mira shpërdorimi detyre ndiqen si korrupsion”, thuhet në letrën e OPDAT.

Afatet
Sipas këshilltarëve të OPDAT: “Parimi që përdoret në procedurën penale është që procedura e re do të zbatohet vetëm për procedime që kanë filluar pasi ndryshimet kanë hyrë në fuqi dhe për procedimet e filluara me procedurën e vjetër do të vazhdojnë me atë procedurë. Kjo mund të sjellë situata në të cilat dy procedime të ngjashme të fillojnë në të njëjtën kohë dhe të hetohen e gjykohen nga prokurori e gjykata të ndryshme”.

Letra e OPDAT
. Ndryshimet që iu bënë nenit 75/a të KPP-së në maj 2013 përfshinë në kompetencën e gjykatave të krimeve të rënda vepra si: vrasja e nëpunësve publikë, vrasja e oficerëve të policisë, vrasja në familje etj., të cilat dalin jashtë qëllimit fillestar të krijimit të këtyre gjykatave. Tani, me ndryshimet që propozohen, kompetencat e tyre shtrihen edhe në fushën krejtësisht të ndryshme të korrupsionit.
. Megjithëse kemi plotësisht besim te aftësitë dhe profesionalizmi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të krimeve të rënda, ne besojmë se zgjerimi i detyrave të tyre në fusha kaq të ndryshme dhe pakësimi i vëmendjes ndaj krimit të organizuar nuk do t’i shërbejë suksesit të tyre në të ardhmen.
. Centralizimi i hetimeve mund të sjellë të kundërtën e pasojave të dëshiruara, duke shkaktuar hetimin e korrupsionit vetëm në Tiranë. Për më tepër, centralizimi i të gjitha çështjeve të korrupsionit në një gjykatë të rëndësishme, që gjykon me trup gjykues, mund të rezultojë në vëmendje më të pakët ndaj çështjeve të korrupsionit në nivele të ulëta. Pyetja jonë është, për shembull, nëse do të ishte e arsyeshme të prisnim që një zyrë e rëndësishme në Tiranë të ndiqte në mënyrë aktive një çështje rutinore, siç mund të ishte ajo kundër një oficeri policie në Korçë, i cili merr 500 lekë ryshfet për të mbyllur sytë ndaj një shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor?
. Centralizimi mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së Prokurorisë. Centralizimi shpesh ul pavarësinë e Prokurorisë, që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës, në të cilën vendimet bazohen vetëm te provat dhe ligji.
. Vëmë re se këto ndryshime janë propozuar pa asnjë konsultim publik dhe pa u dhënë mundësinë agjencive të interesuara për të paraqitur kundërshtimet ose propozimet e tyre. Diskutimi i këtyre propozimeve me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLD-në duhet të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhet të kishte qenë faktor vendimtar në procesin legjislativ. Përndryshe, efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim.

ADI SHKEMBI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Ndryshimet në Kodin Penal për korrupsionin, SHBA kundër Qeverisë”

  1. ore pse lodheni kot…. gjoja luftoni korrupsionin jo gjykata e rende ose e lehte hipokrizi … …zoteri amerikane.. ndihmoni popullin te vuajtur qe prej vitit 1945 e sot themra hakilit jane pronat ….ku keto 23 vjet per kete ceshtje jane mbi 8000 viktima …pa marre parasysh mos ardhjen e firmave te huaja per investime ..zoteri te tjerat jane fllucka sapuni .hoxha ja rrembeu pronen pronarit dhe nuk ja dhuroi kujt ,,, kurse keta cunat e tij po ja ndajne njeresve te trete qe banojne me dy adresa fshat e qytet.. edhe ca per te vjedhur vete jo per humor po te rronte balzaku do bente rromanin me te bukur ne bote . nderime… zoterije amerikane .. kjo eshte ndihma e vetme dhe me kryesorja qe kerkon populli shqiptar sot… .

Beni nje Koment


2 + 3 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy