PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Speciale » Si u mënjanua Ismail Qemali nga Konferenca e Paqes

Si u mënjanua Ismail Qemali nga Konferenca e Paqes

Ismail Qemali

Përpjekjet dëshpëruese përballë qarqeve antishqiptare.

Armiqësia me Esat Pashën dhe kundërshtitë me Nolin, Edith Durham e vëllezërit Konica.

…vijon nga numri i kaluar
Kur përjetonte momente shumë të vështira, Ismail Qemali mori një lajm të gëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte caktuar përfaqësues i Partisë Politike Kombëtare në Paris, të krijuar nga një pjesë e emigrantëve shqiptarë në Uorçester, më 3 shkurt 1918. Kjo parti lindi si rezultat i përçarjes së shoqërisë “Vatra” e veçanërisht nga përplasja e vjetër midis Fan Nolit e Kristo Dakos. Grupi i këtij të fundit kishte propozuar që Ismail Qemali të ishte përfaqësuesi i “Vatrës” në Europë. Por Fan Noli, që nuk ushqente simpati për Ismail Qemalin, e kundërshtoi kandidaturën e tij. Më 15 dhjetor 1917 ai dërgoi edhe një letër në adresë të sekretarit të Departamentit të Shtetit, Lansing, në të cilën shkruante se Ismail Qemali nuk ishte përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës në Europë, aq më tepër i federatës “Vatra”, e cila kishte caktuar përfaqësues të saj Mehmet bej Konicën dhe Nikolla Kasnecin në Londër dhe dr. Mihal Turtullin në Lozanë të Zvicrës.  Caktimi i Ismail Qemalit si përfaqësues i Partisë Kombëtare i acaroi marrëdhëniet edhe më keq. Nuredin bej Vlora, një nga drejtuesit e Partisë Kombëtare më 12 shkurt 1918, i dërgoi një letër Mehmet Konicës në Londër, në të cilën kërkonte ta garantonte se caktimi i I.Qemalit në Paris nuk e cenonte pozitën e tij dhe të delegatëve të tjerë dhe se shqiptarët e Amerikës dëshironin një bashkëpunim sa më të mirë midis tyre.
Fan Noli, i përfshirë nga ethet e polemikës kundër Dakos dhe peng i ndonjë mërie të vjetër ndaj I.Qemalit kur ndofta nuk e kishte pritur në vitin 1913 në Vlorë, siç ai mund të kishte pretenduar, e sulmoi shumë ashpër atë. Përmes faqeve të gazetës “Dielli” i lejoi vetes epitete shumë fyese e akuza të rënda ndaj ish- kryetarit të Qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar, madje deri atje sa ta ngarkonte me përgjegjësinë e rëndë, por edhe të pabazuar, se u kishte shitur grekëve Çamërinë e Toskërinë. Nuk ishin veç shfryrje emocionale të tejskajshme negative të Nolit, tipike shqiptare, si shumë të tjerë në atë kohë, por që vetë ai vite më vonë do t’i përgënjeshtrojë këto epitete me vlerësimin si një nga burrat më të shquar të kombit shqiptar.
Me korin e kundërshtarëve të I.Qemalit, për çudi, u bashkua edhe Edith Durham, e cila i shkruante Sevasti Qiriazit se “personalisht nuk kam besim në të dhe kujtoj se ka dëmtuar çështjen shqiptare”. Është jashtë çdo dyshimi një gjykim i nxituar, i influencuar nga fakti se Mehmet Konica jetonte në Londër, si dhe nga rrethi i miqve të saj Lemb, Herbert e ndonjë tjetër. Por, edhe këta e të tjerë nuk janë koherentë në vlerësime. Nëse dy-tri vite më parë Obri Herbert kishte shkruar me dorën e tij fjalë fyese ndaj Ismail Qemalit, në maj të vitit 1918 ndryshon mendim ose bën sikur ka një mendim tjetër kur i përgjigjej Nuredin bej Vlorës me konsideratat më të larta për të. Dhe po e njëjta histori ndodh edhe me Faik Konicën, kur edhe ai po në këtë kohë e quan plakun e Vlorës si përfaqësues të lartë të racës shqiptare, fama edhe vlera e të cilit është më e madhe se sa është dëgjuar.
I informuar për polemikat e ashpra midis shqiptarëve të Amerikës për mandatimin e tij si delegat i tyre në Konferencën e ardhshme të Paqes, më 10 mars nga Parisi Ismail Qemali i shkruante Mihal Gramenos me pezmatim: “Mjerisht, neve që kemi atë më të madhen detyrë e të dëftenjmë atë më të madhe lidhje, përkundrazi jemi të përçarë dhe të kundërshtuar njëri me tjetrin për zëmërime vetiake…”.  Dhe duke besuar në miqësinë personale dhe pa e ditur se çfarë realisht ai mendonte për të, i shkroi edhe Obri Herbertit që të ndërhynte për të pajtuar të dy grupimet e shqiptarëve në Amerikë.
Pasi ka marrë mandatin e delegatit të Partisë Politike në SHBA për Konferencën e Paqes, Ismail Qemali filloi të përgatiste dokumente, harta e memorandume për ta mbrojtur e përfaqësuar sa më mirë çështjen shqiptare në Paris. Me argumente historike, politike e gjeografike, ai shkruante:  “lipset t’i dëftenjmë botës qytetëruar cili është kombi shqiptar, cilat janë të drejtat dhe dëshirat e këtij kombi edhe qysh pa ju shtuar Shqipërisë nga an’ e Veriut Kosova e nga an’ e Jugës Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në sinisin (gadishullin-PM) e Ballkanit”
Caktimi i Ismail Qemalit si delegat për Konferencën e Paqes, shtimi i aktivitetit të tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe i lidhjeve me shqiptarët e Amerikës, ra në vesh të Esat Pashës, por edhe të qeverisë serbe. Ministri serb në Paris, Vesniç, ndërhyri zyrtarisht pranë qeverisë franceze që të pengonte veprimtarinë atdhetare të tij në Francë. Parisi, i njoftuar me siguri jo vetëm nga këto dy burime, por edhe nga kontrolli i korrespondencës së Ismail Qemalit, e detyroi atë që të largohej në maj 1918 nga Franca për në Barcelonë të Spanjës. Këtë argument e mbështet edhe një dokument tjetër i qershorit 1918, kur Legata Serbe në Uashington, në emër të qeverisë serbe, ankohet në Departamentin e Shtetit për aktivitetet e “Vatrës” dhe të një numri atdhetarësh shqiptarë, si për Ismail Qemalin, vëllezërit Mehmet e Faik Konica dhe për Mihal Turtullin. Legata Serbe nuk e fsheh burimin e informacionit kur shkruan se “Qeveria serbe, duke pasur marrëdhënie me Esat Pashën, i ka verifikuar informacionet e mësipërme dhe ka marrë garanci se komiteti shqiptar “Vatra” është prej një kohe të gjatë instrument i agjentëve austriakë. Dokumenti në fjalë përqendrohet kryesisht te figura e Ismail Qemalit i cili: “i njohur mirë nga politikanët serbë, është një burrë që gjithnjë ka punuar në vështirësi financiare, por pavarësisht nga kjo, jeton në mënyrë luksoze dhe ka edhe dy djem që gjithashtu jetojnë në këtë mënyrë, ndonëse ata nuk kanë punë. Që kur Ismail Qemal Beu ka filluar veprimtarinë e tij politike, opinioni mbizotërues në Shqipëri është se ai është një agjent i huaj dhe se ai lehtësisht ndërron protektorët e tij”.
I pashpresë për të gjetur mbështetjen franceze dhe i akuzuar si agjent austriak, ai iu drejtua përmes miqve të tij dhe një herë tjetër Vjenës pas gati tre vjet e gjysmë ndërprerjeje të marrëdhënieve me të. Por, sjellja e Ballplatz-it ishte kategorikisht refuzuese. Në një kohë që I.Qemali paguante pa të drejtë çmimin e akuzave pa baza të qeverive të vendeve të Antantës si agjent i Austrisë, kjo e fundit, që nuk kishte lënë asnjë njeri pa trajtuar, qoftë edhe për shërbimet më të vogla, ia mohoi ndihmën atij. Dy herë, në korrik e në gusht 1918, ministri i Jashtëm i Vjenës, Buriani, i hedh poshtë përçapjet e Princit Fyrstenberg për ta ndihmuar kryeqeveritarin e parë të Shqipërisë së pavarur, madje e cilëson “një element sa të mërzitshëm, aq edhe të padobishëm”.
I refuzuar pothuajse nga të gjithë, ai u vendos në Barcelonë, por nuk u ligështua. Në ata gjashtë muaj që qëndroi në Spanjë zhvilloi një aktivitet intensiv atdhetar, duke u përgatitur për Konferencën e Paqes. Si delegat i Partisë Politike të SHBA, ai përpunon platformën që duhej ndjekur në Konferencë për të mbrojtur interesat kombëtare. Nga letrat që i dërgon nga Spanja Mihal Gramenos e Sevasti Qiriazit, merret vesh se çfarë aktiviteti ka bërë për çështjen kombëtare në këtë vend. Është e dukshme që ka kontaktuar me përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-ve e të fuqive europiane në Madrid. Është shumë i kthjellët për detyrën që u takon shqiptarëve të kryejnë në këto momente vendimtare kur vendosej fati i tyre. Më 7 tetor i shkruante Gramenos se “koha është shumë kritike dhe nevojitej një veprim i shpejtë dhe energjik. Çështja kombëtare do të kishte pasoja të rënda në qoftë se ne dështojmë në detyrën tonë të shenjtë si shërbëtorë të kombit. Të kërkojmë të bashkohemi dhe të përmbledhim të gjitha forcat tona në mbrojtjen e të drejtave tona…”  
Më 17 nëntor 1918 i shkruan Sevasti Qiriazit se “sot është dita e fundit për Shqipërinë, do të ngjallmë a do të vdesmë…u lutem të punoni me gjithë shpirtë edhe zëmre për këtë ndihmë që atdheu s’ka për ta haruer kurrë”. Më 29 nëntor shënon se “lipset të fitojm me ça do mënyre Kosovën, Manastirin, Janinën në gjithë Çamërinë. U lutem gjithë atdhetarëve të mos flen, të mos kursejn as gëseni për shpëtimin e Shqipërisë nga duert e armikut”.  Këto letra i ngjajnë një testamenti politik të Ismail Qemalit, i cili, i ndodhur në moshë të thyer, druante se mund të mos arrinte të shihte Shqipërinë të rimëkëmbur e të pavarur.
Ismail Qemali u ftua në Romë nga Sonino së bashku me disa personalitete të tjera të emigracionit politik shqiptar për të diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë në dritën e Konferencës së ardhshme të Paqes në Paris. Nuk arriti në kohë në Romë, ose nuk e deshën të ishte atje, pavarësisht se e kishin ftuar. Kur më 9 dhjetor 1918 zbriti në Gjenovë, i ardhur nga Barcelona, ministri i Jashtëm italian Sonino, përmes prefektit të qytetit, e lajmëroi se rezidenca e përkohshme e tij, në pritje të takimit në Romë, do të ishte Peruxhia.  Gjatë gjithë rrugës, por edhe në Peruxhia ku mbërriti më 20 dhjetor, në të gjithë kohën e qëndrimit në hotel “Brufani” ishte i survejuar. Këtë e dëshmojnë raportet dhe komunikimet e vazhdueshme midis Prefekturës së Peruxhias me Ministrinë e Brendshme në Romë. Ditët që kalonte i izoluar në hotel e në një qytet që nuk kishte se çfarë të bënte e vunë në dyshime, që pastaj u kthye në bindje, se italianët nuk e besonin dhe tashmë, siç edhe patjetër e kishte marrë vesh, kërkonin ta mënjanonin nga përbërja e delegacionit zyrtar shqiptar në Konferencën e Paqes që ishte caktuar nga qeveria e përkohshme shqiptare, e dalë nga Kongresi i Durrësit më 25 dhjetor 1918. Në këto rrethana, më 15 janar 1919, nga Peruxhia i nisi një promemorie kryeministrit italian Vitorio Orlando dhe jo Soninos që dyshonte se kishte organizuar gjithë prapaskenën.
Promemoria ishte një dokument i hartuar nga një mjeshtër i diplomacisë së kohës. I.Qemali i prezantohet Orlandos si “përfaqësues i idealit shqiptar, realizimit të të cilit unë i kam kushtuar tërë jetën,” i kujton se është delegat i kolonisë shqiptare të Amerikës për të mbrojtur pranë Konferencës së Paqes të drejtat e Shqipërisë dhe rivendikimet e saj territoriale, se Ambasada Mbretërore italiane në Madrid i kishte komunikuar një ftesë për të shkuar në Romë, për të diskutuar e bashkëvepruar në lidhje me çështjen shqiptare. Nuk i lë pa i vënë në dukje pakënaqësinë për këtë trajtim që i bëhet, por përsëri me fraza të zgjedhura i kërkon mbështetje për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, për të realizuar misionin e tij, dëshirën legjitime dhe detyrën e shenjtë për të ndjekur nga afër diskutimet për çështjet e Shqipërisë, për të paraqitur aty një memorandum për origjinën e racës shqiptare, të zonës etnografike dhe të drejtat historike e gjeografike të saj.
Ishte një përpjekje dëshpëruese që e bëri për të qenë në paqe edhe me ndërgjegjen e tij, se kishte konsumuar deri në fund të gjitha mundësitë që kishte për t’i bërë atdheut në ditë të vështira shërbimet e tij të çmuara. U trondit thellë për mënjanimin që i kishin bërë, por vazhdoi të luftojë me armët që i kishin mbetur, edhe pasi ishte hapur Konferenca e Paqes në Paris. Derisa disa ditë më vonë, më 23 janar 1919, u godit në moshën 75- vjeçare nga hemorragjia cerebrale që i mori jetën tri ditë më vonë, më 26 janar 1919.

PASKAL MILO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “Si u mënjanua Ismail Qemali nga Konferenca e Paqes”

  1. i vetmi politikan ne historine e shtetit shqiptar me influenc nderkombetare,pa te s do flitej me shqip sot.

  2. Interesant qendrimi i Fan Nolit, qe ndonjehere ja ka futur si Kau-Peles ! …

  3. Burri me fisnik dhe me i mencur i gjithe shqiptarve.i pa haruar ne jete te jetve ismail bej qemal vlora

Beni nje Koment


1 + = 7

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy