GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Hidhet në erë ‘proamerikanizmi’ në Shqipëri

Hidhet në erë ‘proamerikanizmi’ në Shqipëri

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
ANDI BEJTJA

  Pakkush e mendonte se dy muaj pas ardhjes së qeverisë së Edi Ramës në pushtet, në Shqipëri për herë të parë do të kishim një protestë pranë dyerve të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Dhe kjo demonstratë vjen kur vendimi për demontimin e armëve kimike në Siri nuk është marrë akoma zyrtarisht. Pavarësisht nga vendimi që do të merret të premten, demonstrata mbeti në histori dhe nuk e zhbën as shfajësimi racional që mund të bëjë vetë qeveria, amerikanët apo dhe shoqëria civile që nuk u ka shpëtuar ironive të Kryeministrit shqiptar. E pamendueshmja ndodhi: një të martë ne u gdhimë antiamerikanë, pa dëshirën tonë, pa dëshirën e amerikanëve, po për shkak të pakujdesisë së qeverisë shqiptare, pakujdesisë së autoriteteve amerikane, për shkak të mbajtjes së dritave fikur të një historie demontimi që duhej të ishte ndriçuar me kohë. Është paradoksale, po u gdhimë antiamerikanë edhe pse jemi të ndërgjegjshëm se nuk e kemi humbur akoma dashurinë për amerikanët. E marta e 12 nëntorit, fatkeqësisht, për marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-amerikane është një ditë historike, por negative. Të martën e 12 nëntorit të vitit 2013 amerikanët humbën një thesar në këtë rajon: dashurinë e verbër, jo thjesht të 3 milionë shqiptarëve, por të 7 milionë shqiptarëve kudo që jetojnë. Europa Juglindore mund të jetë një rajon ku ka edhe qeveri proamerikane, por është tejet e vështirë të gjesh popuj proamerikanë. Dhe për të qenë të sinqertë, ishin vetëm shqiptarët. Sytë e amerikanëve fillojnë dhe dhembin kur drejtohen nga Greqia apo nga vendet e ish–Jugosllavisë, të cilat nuk i kanë ndërprerë akoma lidhjet e nëndheshme me Rusinë. Në të tillë situatë janë dhe Bullgaria apo Rumania. I vetmi vend ku sytë e amerikanëve nuk dhembin dhe kullosnin qesim ishte Shqipëria dhe Kosova, apo thënë troç, aty ku jetonin shqiptarë. Tani mund të themi me plot gojën se në rajonin ku ne jetojmë nuk ka më popuj proamerikanë. Më 12 nëntor ranë përfundimisht dhe gjysmëlegjendat e vërteta të ish-presidentit Willson, që mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, dhe këtë dëm nuk mundet ta rikuperojnë më as kujtimet e freskëta të luftës dhe përpjekjeve historike që bënë amerikanët për të çliruar Kosovën. Tani kemi ardhur në atë shprehjen e vjetër shqiptare: “Doktori nuk të pyet asnjëherë si ke qenë, por të pyet si je”.
Pse dhe si erdhëm deri këtu?
Shkurt dhe shqip, erdhëm për faktin e vetëm se qeveritë respektive, qoftë ajo shqiptare, qoftë ajo amerikane, menduan për vetveten dhe asgjë tjetër që ishte ndërtuar midis dy vendeve, jashtë faktorëve zyrtarë. Të dyja qeveritë respektive menduan thjesht dhe vetëm për “hallin” e demontimit të armëve kimike dhe aspak për “thesarin”, dashurinë e konsoliduar tashmë 100-vjeçare  të shqiptarëve për amerikanët dhe Amerikën. Dhe, mbi të gjitha, erdhëm për shkak të mungesës së transparencës. Autoritetet shqiptare i folën për herë të parë medias perëndimore për këtë çështje dhe pas shumë ditësh Kryeministri shqiptar foli për median shqiptare, duke u treguar sërish i lëkundur, në një prononcim ku më shumë lexohej ankthi, sesa profili i një lideri të vendosur. Dhe ky tis errësire dhe mungese transparence nuk kishte si të mos pillte bizaritet. Post-transparenca që premton Kryeministri shqiptar, pas marrjes së vendimit të premten, nuk ka më asnjë vlerë. Tashmë antiamerikanizmi është injektuar te ne me dy shiringa: njëra “Made in Albania” dhe tjetra “Made in USA”. Këtë format loje ndoqi dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, që ashtu sikurse Rama, nuk dha asnjë informacion paraprak, por vetëm u kujtoi shqiptarëve që janë aleatë të çmuar të NATO-s. Arvizu nuk na tha, për shembull, a ia kërkuan aleatët dhe amerikanët Ramës këtë favor, apo Rama u vetafrua? Rama nuk na tha, a ia kërkuan amerikanët apo aleatët këtë favor, ishte e tij apo ndoshta e Tony Blair-it? Asnjë palë nuk na sqaroi edhe në qoftë se procesi i demontimit të presupozohet se është 100 për qind i sigurt, se cilat do të ishin përfitimet reale të Shqipërisë, ekonomike, gjeopolitike etj.? Apo do të kemi thjesht një medalje për Kryeministrin shqiptar? Paratransparenca ishte e domosdoshme jo vetëm për shkak se ky është një vendim që prek dhe ata që nuk kanë lindur akoma, por edhe për të ruajtur atë “thesar” 100-vjeçar që më 12 nëntor të vitit 2013 humbi: dashurinë e opinionit publik shqiptar për Amerikën dhe amerikanët. Post-transparenca e një “PO”-je nuk ka më asnjë vlerë.
Personalisht u përkas atyre njerëzve që për humbjen e këtij “thesari” të pazëvendësueshëm, pavarësisht nga zigzaget dhe amatorizmi i Kryeministrit shqiptar në këtë çështje, që na çoi pa dëshirë te dyert e Ambasadës Amerikane në Tiranë, fajësoj më shumë autoritetet amerikane se Kryeministrin dymujor shqiptar, që gazin sarin e di për bojë vaji pikturash, me të cilën do të ngjyrosë fletëlavdërimi bosh, që mund të marrë nga aleatët dhe amerikanët.
Sepse i kam besuar zyrtarët amerikanë kur janë shprehur se dashuria e shqiptarëve për Amerikën është më e rëndësishme se marrëdhëniet e dy qeverive momentale. Sepse kam besuar dhe ndoshta fatkeqësisht besoj se Amerika zyrtare nuk e do Shqipërinë dhe shqiptarët thjesht dhe vetëm për të zgjidhur hallet e momentit, por i do për më shumë dhe për më gjatë. E premtja do të tregojë nëse unë, ndoshta si dhe shumë të tjerë, jam një naiv i pandreqshëm. Vendimi i së premtes do të tregojë nëse Amerika e ka vlerësuar realisht këtë “thesar” që po humbet. Ka vetëm një shans që të mos kemi më protesta përpara Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe që të gjitha deklaratat e zyrtarëve amerikanë të bëra në këta 100 vjetët e fundit për asetin e paçmuar të dashurisë së shqiptarëve ndaj Amerikës të kenë qenë të vërteta: Të mos i sjellë armët siriane në Shqipëri. Ne e dimë sa e kemi dashur Amerikën dhe e kemi dëshmuar me pranimin e ujgurëve, me ushtarët në Afganistan. Të premten do ta kuptojmë sa na paska dashur Amerika ne dhe nëse kemi qenë me të vërtetë një thesar i çmuar gjeopolitik apo thjesht një shurrëtore në një cep të hotelit Ballkan, ku “antiamerikanët” kanë më dinjitet dhe respektohen më shumë se ne “proamerikanët”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

44 Komente per “Hidhet në erë ‘proamerikanizmi’ në Shqipëri”

  1. Shkrim shume i mire. Bravo!

    • Mallakastriotja

      Vetem ti nuk i merr tjeter per tjeter gjerat kur thuhen, zoti Bejtja. Per kete dua te te pyes po ‘proRusizmi’ dhe ‘proRaminizmi’ a jane hedhur ne ere ne Shqiperi?

      Dale o, se kemi disa pyetje para se te behemi antiamerikane! Si behen gjerat keshtu, se nga nje llaf goje desh e pesuam!

      Donte te tallej Rusi me ne apo cfare? Talli menderen me ne duke na bere specialista te asgjesimit te lendeve kimike, bile me pervoje te madhe. Nuk thone kot, me mire te dali syri se sa nami. Sa u perhap nami, erdhi amerikani! Beri nje propozim, mori nje premtim, dhe me pas u zhgenjye!

      Dhe une do te hedh ne ere proamerikanizmin tim?! Vetem per nje propozim?! Ne asnje menyre se do Rusi qe genjeu haptaz, dhe Rama qe s’e pergenjeshtroi genjeshtren e Rusise dhe pranoi nje propozim bazuar ne nje cmim, me nje fjale se duan ata qe vertet donin te na i fusnin.

      “Ne shqiptaret, jemi i vetmi vend ne rajon proamerikan!”

      Po, e ca pastaj?

      Ne shqiptaret, jemi i vetmi vend ne rajon i shqyer e copetuar nga keta antiamerikanet e rajonit. Po ku pyesim ne Shqiptaret puro, me gjak te paster arbri! Jemi race e forte, dhe e zgjuar prandaj gjate gjithe kohrave jane perpjekur te na bejne leshko duke na miksur racen. Na i kane FRIKEN dhe ZILINE kudo qe jemi ne bote, per bukurine fizike, shpirterore, dhe mendore
      I tmerron gjaku i paster shqiptar!

      Duan te na i marrin kalane nga brenda! Duan te na i hane koken me te mire, se e dine qe me force Shqiptarin me gjak te paster nuk e mposht dot. Ky eshte misioni i sharlataneve te sotem politikane, gazetare, analiste qe jane njerez pa gjak, pa moral, kruekeput antishqiptar. Duan te na mbushin mendjen, te mos e duam Ameriken.

      Po pune e madhe qe se duam ne Ameriken, na do ajo ne. Pse jane fqinjet tane apo me lart, xheloze se Amerika na do ne me shume se ata? Amerika na do ne dhe pike, e s’i jep kujt llogari per dashurine e saj. Edhe ne na vjen mire te ndihemi te dashuruar. Kush e ka problem kete dashuri le te pelcase nga marazi.

      Sic duket, i ka ardhur ora Shqiptarit te caktuar nga Zoti, ta beje kete bote tinzare zap. Tik taku po afron…

  2. E gjitha kjo vjen se Kryeministrit te ri i eshte premtuar cmimi NOBEL, dhe ai per kete cmim eshte gati te sakrifikoje femijet vendin dhe popullin e tij vetem per nje ego: UNE JAM DIKUSHI .eshte ndjenja e inferioritetit qe e ka shoqeruar gjithe jeten dhe ai po hakmerret per drurin qe ka ngrene para shume viteve. Ai nuk harron, eshte hakmarres deri ne kulm, kete ja dikton semundja e tij. Mjere ky popull qew e zgjodhi, ai nuk terhiqet me sikur te gjiyhe te shuhemi. FATKEQESI KOMBETARE.

  3. Shkrim shume I qarte,,po keta politikanet tane nuk dine as te lexojne.ne ferr vafshin.Te gjithe ne proteste deri sa ti shporrim keto qelbesira.

  4. Bravo Andi! fiks fare eshte!

  5. Nje shkrim ksenofob,antiamerikan ose naiv.Vetem per injorantet ose per ata qe nuk e kane haberin si funksionojne marredhenjet midis shteteve mund te shkruhet keshtu.Epara qeveria amerikane nuk ka detyruar kerkend me presion ,,edhe sot ajo kete pune e shikon te bere vetem nese partneret e pranojne me deshiren e tyre.Mirpo meqe ne kemi qeveritare qe dihen tashme per lepirjen megallomane e meqe keto, sidomos te rinjte e qe kane ne dore edhe dizinformimin e shqiptareve, me ane te medias se korruptuar e te kapur me kohe prej tyre mundohen te perligjin anti amerikanizmin qe e kan ne genin e prejardhjes se tyre e te shesin kudo e kurdohere.Izraeli eshte partneri me i madh i shteteve te bashkuara,po sa here Izraeli nuk ka pranuar opinionin ose edhe vendime e marra si nga USA apo nga nderkombetaret?.Pa tjeter gjithmone,sa here eshte gjykuar nga qeveria e populli izraelit.A mund te thote njeri se marredhenjet midis tyre jan cenuar apo ka rene perkrahja e anasjellte midis atyre.Kurre jo.Ne si popull do i jemi perhere mirenjohes USAs per ndihmen morale e lirine e nje pjese te konsiderushme te territorit e popullsise shqiptare te kosoves.Ato jane partneri me i vlefshem strategjik per ne.

  6. Po ky Bejtja dhe Fevziu dhe keta komentues si mund te flasin ne ere? Si mund te flase Berisha pas Gerdecit apo sulmit ne Vlore?

  7. Rrofte Amerika!!!

  8. Nuk jam gdhire anti-amerikan, e as kam qene naiv. Por jam dakort qe se paku kjo administrate respekton me shume ate qe e fyen se ate qe e do. Sidoqofte, fajin e ka vete qeveria jone, mund te thuash kur te duash jo, dhe ke boll arsye per ta bere.

  9. Amerika cdo gje e ben vetem per interesat e saj.Por nje gjeduhet te kuptojne shqiptaret ,Rama ju ka dhene fjalen amerikaneve qe do ti merte keto arme kimike jo sot por qe para zgjedhjeve.Prandaj dhe Amerika e detyroi Ilir Meten qe te bashkohet me Ramen.Prandaj ju dha dhe para per blerjen e votave.Karikja e kryeministrit ishte shperblimi per marjen e armeve kimike.Por te shohim ado tja mbaje bytha Rames neser te thote PO.Ishalla e thote dhe dhjetori nuk e ze me si kryeminister,se populli do ta zere me gure.

  10. z.Bejtja , i ke ra pikes , mos e luj mo , se prishet fare masnej .

  11. Te lumte Bejtja, porse edhe pak ekuilibrim ndermejt te djeshmes dhe te sotmes si politike te duhet ama. çka e thua mire, mire eshte, s’ka fjale. Poltika shqiptare e ka ende te veshtire ta kaloje moshen e miturise,

  12. pse qenkemi gdhire antiamerikane, simbas teje te gjitha shtete qe i dhane pergjigje JO Amerikes per kete operacjon delikat dhe te rrezikshem, qenkan gdhire ate dite antiamerikan .. perkundrazi, do te thoja se per here te pare shqiptaret po sillen me dinjitet dhe rrespekt dhe te pergjegjshem ndaj vetes, familjeve, femijeve te tyre, brezave dhe vendit te tyre ..

  13. Rrofte Shqiperia dhe Shqiptaret kudo qe jane!!

  14. Te lumte Bejtja! E ke dhene diagnozen e drejte. E keqja eshte se euforia nuk ia vlen si aleate ne arste te tilla.

  15. Artikull i shkruar me ndjenje edhe realitet.

  16. Të mos jesh dakort me një vendim amerikan, nuk do të thotë se je “antiamerikan”. Kjo është një broçkull e madhe e autorit. Protestat treguan se shqiptarët nuk e hanë sapunin për djathë, pra,e duan vendin e tyre. Por, të duash vendin dhe jetën tënde, s’do të thotë që je kundër Amerikës. Budallallëk i rrezikshëm ky shkrim dhe titulli i tij bombastik.

  17. Drejt per Drejtesi

    Well done Bejtja! Keep going…

  18. Nuk e kuptoj kete mendim te autorit. Inferioriteti fillon tek ju personalisht, edhe me pas vazhdon tek te gjithe ata qe e lexojne brockullat tuaja. Nqs mendoni se te protestosh paqesisht perpara ambasades amerikan duhet te shqiptohet si anti-amerikanizem?
    Perse vazhdohet te insistohet se ky vendim eshte marre nga U.S. pa te drejten e Shqiperise?
    U.S. bene nje analize te situates, ne kete analize jane marre parasysh shume faktore. Analiza eshte bere per vendet me praktike per te cmontuar edhe asgjesuar keto lende kimike. Sepse nuk jane arme. Procesi kerkon asgjesimin e lendeve kimike, qe ne Shqiperi jane sheshit, por asnje person nuk e can koken, se e kane mendjen te kafja, leximi i artikujve te bukurise, politika por mbi te gjitha, si e si te zhvatin njeri-tjetrin.
    Kthehemi tek analiza per anti-amerikanizmin. Ne baze te analizes, vendet antare te NATOs me potencialin me te mire per kete proces u ofruan ne tavolinen per bisedime. Shume mund te kene thene jo, ndersa perfaqesuesi i Shqiperise e la dialogun te hapur, ne baze te mundesive edhe idealizmit te tij.
    Ky person, nqs eshte gabim edhe kunder deshires se popullit, ka ardhur ne fuqi ne baze te votes suaj, si qytetare te atij shteti.
    Cdo popull meriton drejtuesin qe ka!
    Por si mund ti hedhesh fajin U.S. ose te cilesosh situaten si anti-amerikanizem kur injoranca juaj nuk shkon me shume se maja e hundes suaj. Protestat nuk jane kunder nje vendimi te marre nga U.S. por kunder nje vendimi qe mendoni ju si analist, se mund te jete i gabuar.
    Te flasesh ne nje artikull si Anti-amerikanizem, per mendimin tim personal, eshte thjesht nje propaganda e autorit te shkrimit, qe mendon se populli ne fakt eshte kunder U.S., kur ne fakt supozimet e tij jane thjeshte lajthitje.
    Thjesht dua te them, qe ta quash aktin e protestes para ambasades se U.S. si veprim anti-amerikan eshte gabim i pafalshem.
    Perse nuk vleresohet thjesht deshira e popullit shqiptar qe te protestoj ne menyre te paqshme si nje akt civilizimi, pa e shprehur fare si ide, amerikanizmin ose jo te protestave!
    Ne kete rast qe te gjithe opinionistet shqiptar duhet edhe ta falenderojne U.S. per afrimin ne tavoline te nje populli te varfer menderisht edhe me kompleksitete inferioriteti qe as vete nuk i kuptojne, edhe per dhenien e nje mundesie qe te cilesoheshin si te barabarte me te gjitha shtetet e E.U. megjithese mendojne akoma se Europa u ka borxh perparimin si shoqeri civile!

    • Lexoje shkrimin e “ambientalistit” Lubonja ore zoteri, qe te kuptosh se ku e ka burimin antiamerikanizmi qe kerkon ta gjesh ne shkrimin e z.Bejtja.
      Lexo pankartat e disa protestuesve me mendesine antiamerikane te Lubonjes “Shqiperia nuk eshte koloni e Amerikes”, per te kuptuar se ku te con nje politike e papergjegjeshme e nje kryeministri si Rama, por qofte edhe nje politike e pa pergjegjeshme e presidentit aktual te SHBA, qe nepermjet ambasadorit te tij, jep sinjale te festave per shqiptaret, kur pas 23 vitesh te permbysjes se diktatures komuniste, vijne ne pushtet me mbeshtetje te tij , socialisto-komunistet shqiptare.
      Te mos ngaterojme shtetin e madh mik SHBA, me politikat e dyshimta te jashteme te presidentit aktual Obama.
      Te mos harojme se jane qendrimet e ketij presidenti, si shkak qe shtetit te fuqishem, tempullit te demokracise boterore, i ka rene sot prestigji si asnjehere tjeter, qofte per te ashtuquajturen Pranvere arabe, e qofte per terheqjen e tij nen presionin e Rusise ne qendrimin ndaj diktatorit sirian Asad.
      Qe te mbash qendrim kritik qofte edhe ndaj politikes se gabuar te nje presidenti te SHBA, nuk do te thote qe te jesh kunder shtetit apo popullit amerikan. Eshte perceptimi yne primitiv demokratik, qe sheh tek nje lider politik shtetin e me keq akoma gjithe popullin.
      Megjithate shqiptaret, megjithe mangesite qe kane ne formimin si nje shoqeri demokratike, jane ne gjendje te kuptojne ndryshimin midis ish ministres se jashteme amerikane, znj.Klinton, me ministrin aktual Kerri..

  19. Me mire se Vio Leta askush nuk mund te beje nje koment.

  20. Harruam bemat e Edi Rames dhe me sy e me tru mbyllur votuam qe Edi Rama te behej kryeminister.
    Tani ta gezojme Edi Ramen dhe armet kimike…

  21. per disa gjera ka te drejte artikullshkruesi, por ne lidhje me anti-amerikanizmin qe na paska lindur te marten me 12 nentor …, eshte i gjithi nje sajim i tij i pamenduar mire. perkundrazi mardheniet me Ameriken dhe amerikanet do te forcohen me tej, me protesta shqiptaret po tregojne perpara botes se me jeten dhe vendin e tyre askush nuk mund te luaje, perfshire dhe Ameriken dhe amerikanet qe i kemi miq te vertete!

  22. Nje shkrim qe nuk i dihet qellimi dhe fundi,si do ta shpjegonte gazetari ne fjale se ne momentin kur forcat Amerikane dhe Britanike luftonin ne Irak ne Londer dhe kryeqytete te tjera te europes zhvilloheshin demostrata,apo mos ndoshta gjithe keto shtete kane prishur miqesine me Ameriken.Amerika dhe politika Amerikane e dine mire se ku fillon protesta demokratike dhe ku mbaron urrejtja ndaj Amerikes.Perfundimisht kur nuk merr vesh nga politika mos be analistin.Eshte per tu habitur se si nje gazetar e merr seriozisht se Amerikanet do sillnin arme kimike ne Shqiperi,ne nje vend qe nuk ka minimalen e sigurise,ne nje vend pa ushtri dhe qe ka dhene prova te mjaftushme se nuk eshte ne gjendje te menaxhoje situata dhe me te lehta se kjo.Eshte me se e sigurte se as ne Kosove nuk do dergohen keto arme,ne te tilla raste nxjerrin koke tipat anti Amerikane qe per cudine tone shfrytezuan nje pjese te popullsise ne Shqiperi.Jane po ata qe fabrikuan 1997,Gerdecin,dhe 21 Janarin,besoj se tani jo vetem Amerikanet po dhe ai me i padituri e mori vesh.

  23. Nuk u hodh ne ere pro Amerikarizmi ne Shqiperi , u hodh ne ere indiferentizmi i
    pafalshen i deri tanishem i Popullit tone per ceshtje jetike.
    Kjo eshte lindja e ndergjegjes popullore . Ky eshte leksioni i pare demokratik pa dallim partie per politikanet tane mashtruesa e karrigedashes, arrogant e servile, dyfytyresh e manipulatore.
    Respekte per te gjithe ata demostrues qe nuk pranuan Berishen, Bashen, Meten e kompani per te nxjerr profit nga kjo histori.
    Ameriken e duam dhe do e duam , por kjo sdo te thote te mos reagojme kur
    gabon. Shkrimi eshte shume bardh e zi,
    Ata nuk humben dashurine e verber, ata humben dashurine naive te popullit tone qe pret me teke rakije para te na rregullojne te huajt .
    Kur po protestojme kunder Amerikes shpresoj do vije dita shpejt ti japim leksion dhe klases tone politike te degjeneruar ne korrupsion dhe paaftesi.
    Kjo eshte kthesa e madhe drejt vetedijesimit per ne.

  24. Eshte vete nje fjale per tu thene aerikanve nuk mundemi a e kuptoni po se kuptuat pak rendesi ka ne nuk mundemi ti marim prap arme kiike i kemi hequr njehere nuk i dua ti kemi ne Shqiperi na falni zotrinj Amerikane por jo esht jo dhe ju e dini kjo eshte fjala qe duhet ti thoje zotriaRrama

  25. Emigrant mos shkruaj asgje me shume se e prish komentin .

  26. Big like z. Bejtja! ;)

  27. RROFTE AMERIKA.

  28. Shume e cuditshme dhe e pakuptimte…………..Rama paska faj qe proteston Berisha

  29. November 14, 2013
    NAIVITETI YNE NUK DUHET TE SHERBEJE PER TE KTHYER FASLLICET E DJESHEM
    Si more politikan vizionare mendoni te terhiqeni nga bisedimet me partneret e NATOs e Ameriken . Deshironi te dilni nga NATO por nuk guxoni ta thoni. Te bisedosh e te kundershtosh me argumenta nese ato ekzistojne eshte normale ,por te kerkosh qe te mos bisedohesh eshte tipik mentalitet i se shkuares. Kthimi i Shqiperise kosh plehrash e menaxhimi i tyre nga mafia e europes ne bashkepunim me ate shqiptare ishte e pranueshme por permbushja e detyrimeve si antar i NATOs e menaxhimi i komponenteve kimike te asenalit sirjan nga specialistet me te mire qe ka bota i irriton shqiptaret. Nese tentativa e pare serioze e politikes shqiptare per tu shkeputur nga vasaliteti i fqinjeve ballkanik do te deshtoje , shqiptaret duhet ta dine se edhe 50 vjet te tjera ashtu sic jane sot do rrine. Nese realisht sot e ndiejne qe jane mire dhe nuk kane nevoje per progres e reforma atehere mire bejne qe protestojne.
    Te nderuar bashkombas duhet te kuptoni dhe besoj e keni kuptuar se protestat kunder demontimit te komponenteve kimik qe akoma nuk eshte vendosur qe te shkaterrohen ne Shqiperi eshte qartesisht proteste kunder NATOs e partneritetit Amerike-Shqiperi e reformave te domosdoshme qe Qeveria Rama ka filluar qe ti realizoje. Arrihet deri atje sa te kerkohet edhe nderprerja e bisedimeve me Amerikanet si ne kohen e Enver Hoxhes.
    Qe Shqiperia eshte vendi me i varfer e i prapambetur i Europes besoj kete nuk e ve kush ne dyshim por qe ka potencialet per te qene nje nder vendet me te begta te botes besoj se tashme e dime. Po perse atehere jemi ne kete gjendje? Padyshim qe filozofia e pansllavizmit rus eshte kujdesur per shqiptaret qe te jene te ndare ne pese shtete e nen sundimin ushtarak e politik te sllaveve te jugut gje qe ka beret e mundur qe klanet prosllave te hoxhisteve e faslliceve te bejne kerdine mbi shqiptaret.
    Pozita e shqiptareve ne hapsirat ballkanike kurre nuk kane qene me te mira se sot me dy shtete shqiptare e rritje te djeshme te te drejtave ne krejt hapsiren ballkanike dhe kjo eshte bere e mundur nga perpjekjet sublime te patrioteve shqiptare te mbeshtetur fuqishem nga Amerika qe ne kohen e Willsonit e deri ne ditet tona.
    Protestat e ketyre diteve ngjajne si dy pika ujit me levizjen Haxhi Qamilit “duam baben” pra duam fasllicet.
    Qeveria shqiptare ne bashkepunim e mirekuptim te plote me partneret e NATOS e Ameriken mundet qe te vendosin qe te mos i bjeri ne Shqiperi keto arme por duhet ti thote hapur dhe me forse ndal kesaje levizje pansllaviste ruse qe kerkon ta ktheje Shqiperine pas. Perse demostruesit pacifiste e ekologjist nuk thone asnje fjale per demontimin e prellave radioaktive serbe nga klani “Berisha” edhe atehere kure e kishte humbur legjitimitetin qeverises apo kunder tregtise se armve me firmat serbo- malazeze .
    Shqiptaret kane hequr shume nen perandorine e te keqes se pansllavizmit rus ku gjenocidi ka bere kerdine ne Kosove , Malsi, Shkup, Nish e Cameri dhe duhet te nxjerrin mesime nga historia. Cdo levizje kunder aleances se shqipetarve me NATOn e Ameriken jane levizje te pastra antishqipare e Qeveria Shqiptare duhet ta thote me force zerin e saje. Eshte hera e pare pergjat 70 vjeteve te fundit qe politika e jashtme e Shtetit Shqiptar perpunohet ne Washington e besoj shqiptaret e kane konstatuar kete ne kerkesat per te drejtat e Camve, te Shqiptareve te Maqedonise e jugun e Serbise .
    Bashkombas nuk duhet te lejoni qe xhambazet e se djeshmes tj’u manipulojne ne dem te interesave tuaja kombetare pasi jemi te bindur se shumica derrmuese e shqiptarve e do aleancen me NATOn e partnerotetin me Ameriken e reformat e nisura te Qeverise Rama si garancine e vetme per te perballuar sfidat e se ardhmes.
    Vijne apo nuk vijne armet sirjane ne Shqiperi eshte ceshtje qe do vendoset ne bisedimet e Qeverise Rama ne kuader te partneritetit te forte Amerikano -Shqiptar por kjo vale antishqiptare e pansllavizmit rus ne bashkepunim me fasllicet e ballkanit duhet te ndalet nese realisht e duam Shqiperine ne perendim.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    • Mallakastriotja

      Jam plotesisht e nje mendimi me zotin Ajet Delaj. Disa nga protestuesit e intervistuar i “sugjeronin qeverise” se po qe se pranimi i i ketij misioni eshte si detyrim moral i Shqiperise si anetare e NATOs, atehere le te dalim nga NATO.

      Dje kam lexuar nje artikull ku thuhej se Rama eshte i zhgenjyer nga BE-ja se nuk qenka ashtu sic e kishte menduar ai (nuk e di ne se e ka thene vertet apo jo, se si u be puna lesh arapi keto ditet e fundit kur Rama nuk flet ne shtepi po flet ne hajni, duhet te presim po-ne ose jo-ne e tij para publikut).
      Po e supozoj te thene. Atehere, mqs Rama merret vesh shume mire me popullin telepatikisht, ashtu sic u morr dhe kur i kerkoi ndihme per te thene ate JO-ne ne vend te PO-se qe duhej t’a thoshte si detyrim ndaj SHBA-se, neser perpara kamerave mund te shohim protestues te rinj t’i kerkojne qeverise shkeputje nga SHBA-ja dhe mosfutje ne BE.

      Me kete logjike i bie qe FORCA e Zerit te Popullit mund te behet sebep per ndryshimin e platformes se planit te qeverise ne aspektin nderkombetar dhe si pasoje e atij te vendit, ose hartiminin e planeve te reja. Atehere, i bie qe duhet te kete zgjedhje te reja ose referendume sepse populli votoi per nje program te caktuar qe e majta e bashkuar paraqiti perpara tij dhe u zotua se do te punonte me vetmohim per ta vene ne jete e zbatuar ate program. Na del se ky program qenka perpiluar mbi studime joserioze, sepse pretendime te tilla nga nje kryeminister qe une e dija ashtu por qenka keshtu tregojne se ai s’paska ditur asgje dhe ne fushate elektorale paska dale vetem per te kenduar kengen e fikut.

      Nuk di c’te mendoje njeriu i shkrete, une s’marr shume vesh nga keto gjera, por mqs edhe une e kam nje ze po shpreh mendimin tim qe kush di me shume te me sqaroje.

      Ku jemi, dhe ku do shkojme?!

  30. E GJITHA KJO E ASHTUQUAJTURA ‘FRYME”, ESHTE STIMULUAR NGA MOSTRANSPARENCA E QEVERRISE ME PUBLIKUN.

    QEVERRIA THJESHT DUHET TE THOSHTE QOFTE EDHE VETEM PUBLIKUT SHQIPTAR, NE KAQ TON ARME KIMIKE MUND TE DEMONTOJME, KAQ E KEMI KAPACITETIN, DHE NUK DO TE KISHTE KAQ NGA KJO “FRYMA” QE TI E KE PER QEF, BASHKE ME NDONJE AGJENT TE ASFALISE GREKE.

  31. Amerikanet vete e dekonspiruan si proces ndryshe ne nuk do te merrnim vesh asgje (kodi i etikes). Po flitet se te paret kane kontaktuar ruset.Ata jane arme qe kane koston e tyre ne prodhim dhe jane prodhim rus.Nuk jane te rrezikshme po nuk u vune ne veprim dhe shqiptari si shejtan i vogel qe eshte ka dashur ta dredhe dhe fitoje ndonje lek duke i cuar te nena rusi.Po mesa duket amerikanet paskan simpati te sinqerte per kete vend ndryshe nuk do ta dekonspironin.Kushedi ndonje aksident terrorsit i vogel sepse kemi afer komshinjte tane mistrece qe su rriine duart rehat dhe pse keto materale te rishiten prape po nga ata qe i prodhuan.

  32. AH MOR ANDI BEJTJA!!!!!! PO MOR ANDI BEJTJA !!!!!!!! NE SI SHQIPERI , SI POPULL, SI VEND, SI CFAR TE DUASH MERE TI KEMI FATIN E KEQ TE TE QENIT I VOGEL, SI ZAR, SI M…. TE TRAJTOJN E MOS PRANO PO DESHE, SE NDRYSHE S`BEHEMI “TE PASUR”. GUXOVA TE KOMENTOJ, POTE THEM GJYNAH JEMI……

  33. Po cfare proamerikanizmi, proamerikanizem thote. Ne nuk pyetem per prosovietizem dhe prokinezizem qe dhane gjithe ate ndihme ekonomike per Shqiperine, po pyesim per proamerikanizem qe nuk dhane nje kokerr leku per ne. Fjale imzot, fjale…

  34. Se bashku me shkrimin lexova edhe disa prej komenteve,dhe me bejne pershtypje sidomos ato qe jane kunder tij.Nuk mund te mohohet ndihma qe na eshte dhene ne keto vite por kjo nuk mund te konvertohet ne bindje te verber per cka do Amerika.Shtroj nje pyetje jemi ne te vetmit qe kemi perfituar nje ndihme te tille ? Sigurisht qe jo ! Po permend vetem nje shembull.Greqine.Pa u zgjatur pyes:Pse ky antiamerikanizem ekstrem i
    popullit grek qe arrin deri sa djeg edhe flamurin amerikan.Pergjigjen e pres nga ata qe kundershtojne zotin Bejtja.

  35. kam qen pro amerikan. tani e tutje nuk e dua e kuptuam kush qenka amerika..po te na donte si miq ateher do na mbronte si miq. mikut nuk I jepet helmet dhe duke e ditur qe e gjith populli esht ngritur kundra armeve. dhe duke e ditur qe ne jemi vendi I vogel dhe me shum ndotje.shkurt na do per te na shfrytezuar per punet e veta te pista. dhe ne ben politiken qe ne jemi aleati me I mir. normale per disa shqiptar qe po I zen trut myk dhe thon amerika na do.

  36. Nuk jam dakort fare me autorim. Ne me SHBA nuk lahemi dot per edhe 2 shekuj per pavaresine e kosoves dhe qe na erdhi dita te ngreme zerin per te drajtat e shqipetare ne rrajon. Shqipetaret duhet ti jene mirenjohes SHBA-ve edhe te kontribojme qe pozitat e saj ne bote te mbeten keto qe jane se me kete europe te padrejte dhe me keto fqinje qe jane gati te bejne genoncid dite te errta na presin. 100% mirenjhes dhe proamericane por kunder importit te armeve.

  37. Po i jap pergjigje te drejte perdrejte Arbenit.
    Shikoje pak me thelle dhe kuptoje sadopak politiken greke dhe qasjen e amerikes sa i takon greqise. Vete fakti se ku ndohet dhe se ca po heq greqia e tek e shikon qe po i dridhet e humb influenca nder kembe atij kombi qe edhe GROPA ju be ne Amerike me futjen e Greqise ne Euro. U duk sikur moren shume por firmosen fundin e tyre. Shife si kane perfundu si LYPSAT, shjikoje se car anarkije i ka pushtu me keq se egjypti. por ato gjejne i kale te ngordh si shqiperia e i tregojne muskujt.

    Ore njerez ORA E SHQIPETAREVE KA FILLUAR TE VIJE POR MOS I DILNI KUNDER AMERIKES. ESHTE GABIM, GABIM, GABIM, DHE VETEM GABIM. Po firmosim JO por po firmosim fundin tone se jemi shume te pafuqishem per te mbijetuar me fqinje te tille qe as ligjin e luftes se kane hequr, jo se do bejne lufte por vetem fqinje se kane emrin..

    Me vjen keq qe zotit Rama i ra per pjese te marri nje vendim te tille, por per mua po tregohet shume i pjekur e i matur, pra me politike ndryshe, sic duhet te jete. Po mundohet tju tregoje qe tja leni politikaneve kete pune por ju qe jeni msu me i fut HUNDET gjithe jeten ne punet e tjetrit e me u more me politike doni transparence sikur kjo te jete dicka qe diskutohet me te gjite.

    Jemi ZERRO, se po mundohen te na fuqizoje amerika e europa por NE jemi akoma primitive ne mendim, politike e sjellje. NE SJEMI GATI dhe pike.

  38. Ky emigranti i ditka te gjitha : politike,diplomaci, fizike ,kimi mbase edhe astro-
    nimi ! Cuditem me keta njerez qe jane bere politikane te ores se pare ,qe mund
    t’i japin keshilla e t’i kerkojne llogari jo vete Edit ,po se po , por edhe Obames !!!!O emigrant ,me mire quaje veten muhaxhir ! Po te jesh emigrant ne Amerike
    halet e Manhatanit pastron .Ne Europe me siguri fshine trotuaret e rrugeve ,.
    A e din Ti cfare bente Eduard Selami nne Amerike ,lante makinat, pavaresisht
    sevthote se ishte shites makinash. E permenda kete emer rastesisht sepse e
    pashe sonde qe dha nje interviste ne ”Klan” dhe po jepte ”orientime ,, e analiza
    te situates post manifestimit paqesor qe u zhvillua per here te pare ne Shqiperi
    duke perzene metingashet e Sali Berishes ,sebashku me te dhe Lulushin Ba-
    sic . I perzune studentet keta kriminele qe ”neser,, do te japin llogari para gjyqit
    te popullit per gjemen qe i kane shkaktuar pergjate 23 vjeteve diktature !
    Sali Berisha eshte terbuar ,sebashku me banden e tij dhe ka ‘plotesisht te drejte,, sepse e di c’e pret qelia e ftohte nr.313 ! Kesaj i trembet Berisha sepse
    mbi te rendon nje mal Tomorri me krime e hajni . Ulurimat e tij keto dite nuk
    pretendojne me pushtetin sepse ate e kane humbur ‘te pakten per 8 vjet ,por
    frika e tij eshte burgu dhe e dyta. shpetimi i pasurise se grabitur e dhunuar
    felliqesisht . Fundi i ketyre krimineleve eshte i paracaktuar !

  39. A e keni kuptuar ju mjerane fanatike se e keni humbur perfundimisht ”davane,,
    me Edi Ramen !!! Qofte Tosi Nanos,qofte SaliserbBerisha dhe banda e tij . SHBA
    i ka vene vizen Sales dhe bandes se tij . Dje ata e treguan veten si bande e Bin
    LADENIT !! qe nuk lane gje pa thene kunder Amerikes . Keta kriminele berishia-
    ne Amerika i ka futur dhe duhet t’i fute ne ”Listen e Zeze,,perfundimisht . Euro-
    pa i ka kthyer krahet perfundimish Sali Berishes dhe Lul Bashes,packa se hedhin aty-ketu ndonje fjale te ”mire,, per diplomaci, por Europa i neverit keto
    dy bandite si vrases dhe plackites se popullit shqiptar, si dy individe te korrup-
    tuar deri ne palce ! 2 B -praktikisht jane braktisur nga e gjithe bota. Prandaj
    zgjuarsia e tyre do te ishte heshtja e varrit ! Por duket se po i vjen fundi dhe
    kete fund po e pergatitin vet, me doren e vet po e hapin varret e tyre !!!!

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy