GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Darina Siliqi, vajza e poetit dhe kritikut Drago Siliqi: Aksidenti i babait me avion, trupi na erdhi nga Kina pas 10 vjetësh

Darina Siliqi, vajza e poetit dhe kritikut Drago Siliqi: Aksidenti i babait me avion, trupi na erdhi nga Kina pas 10 vjetësh

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Darina Siliqi me të ëmën, Dritën. Fotografia është shkrepur 1 vit më parë, pak kohë përpara se Drita të ndahej nga jeta

Sado teza e sinteza t’i kenë kushtuar filozofë e studiues nënvetëdijes, nuk ka ndonjë shpjegim të kuptueshëm se si, për shembull, mund të të ngelet në kokë timbri i zërit të një njeriu të dashur. Kalojnë vite, harrohen mijëra gjëra të vogla e të mëdha, ndërsa ai, zëri që ke kërkuar të dëgjosh gjithmonë, të buçet pa të pyetur. Të zgjon natën, të përshëndet në mëngjes, e ke shoqërues gjatë ditës kur kërkon të marrësh vendime të rëndësishme. Një proces i tërë që, më shumë sesa me fjalë, do kuptohej me ndjesi. Thuajse të gjithë në një fazë të jetës kemi humbur njerëz të dashur. E kur ti pranon dhimbjen, të ngelen të paktën kujtimet. Për Darina Siliqin, vajzën e madhe të poetit, përkthyesit e kritikut letrar Drago Siliqi, ajo çka çuditërisht i ka ngelur në mendimet e gjithkohshme dhe e ka shoqëruar në këto 50 vite të mungesës së tij, është zëri. Kur i thërriste me të madhe emrin te dera e kopshtit, kur ulej te kolltuku i tij në shtëpi e i kërkonte të recitonte. Sepse kujtime më të plota, nga ato me të cilat mund të ulesh e të harrohesh gjatë në vetmi, Darina nuk mundi të kishte. Ishte vetëm pesë vjeç kur humbi të atin. Moshë prej së cilës edhe mund të mos i kishte mbetur asgjë në mend. Por jo. E kujton mirë. Ngase, ndoshta, i ka risjellë në sy ato copëza kaq shumë e kaq shpesh në jetën e saj të mëvonshme, i ka kërkuar me aq ngulm, saqë s’mund t’i veniteshin.
Sot, Darina nuk ka dalë e para nga shtëpia për të marrë gazetën ku shkruhet për të. Erdhi në Tiranë nga Kanadaja, ku jeton prej 15 vitesh, vetëm për të qenë në ceremoninë përkujtimore të 50-vjetorit të vdekjes së të atit, organizuar nga Ministria e Kulturës pak ditë më parë. Miqtë e dikurshëm të të atit që takoi në këtë përkujtimore, sikur ia mbushën ca më tepër valixhen e udhëtimit. Tani nuk ka vetëm ato fragmentet e shkëputura fëmijërore që ruante prej tij, por edhe vlerësime a ngjarje që njerëzit më të rëndësishëm të letrave në Shqipëri i treguan për të. Natyrisht që këtë është kujdesur ta bëjë edhe e ëma, pedagogia e gazetarja Drita Siliqi, që u nda nga jeta tre muaj më parë. Bashkë me Darinën, për në Tiranë fluturoi edhe motra e saj e vogël, gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Laura Kondi. Vetëm se, nëse Darina me stërmundim ose jo ka pasur me ç’t'i mbushë kujtimet e saj për të atin, Laura nuk mundi. Kur erdhi lajmi i aksidentit ajror mbi Siberi, aq të bujshëm asokohe, në ’63-shin, Laura ishte vetëm dy vjeç. E mbase sepse e ëma ishte e përkushtuar ndaj vajzës më të vogël e gjatë shtatzënisë së dytë, Darina u lidh shumë me të atin. Për këtë lidhje të fortë, më të rëndësishmen e jetës së saj që e humbi aq shpejt, Darina Siliqi na tregon vetëm pak orë përpara se të fluturonte sërish për në Kanada.

Darinë, erdhët enkas për ceremoninë përkujtimore të babait në Tiranë?

Drago Siliqi me vajzën e madhe, Darinën

Po, vetëm për pak ditë. Në fakt kam ardhur shumë rrallë, në këto 15 vite që jetoj jashtë, jam kthyer për kohë të shkurtra vetëm dy herë. Këtu nuk është se kemi njerëz, ime motër jeton andej, mamaja jetonte me ne prej vitesh, kështu që nuk kishim shumë motive për t’u kthyer.
Ju keni qenë shumë e vogël kur keni humbur babain. A ruani kujtime prej tij?
Kam qenë vetëm pesë vjeç, ndërsa Laura 2. Natyrisht që Laura nuk kujton asgjë, ndërsa unë po. Nuk di ta shpjegoj, për arsye të ndryshme vetë natyra e njeriut ndofta bën disa seleksionime edhe në kujtime, e pastron kujtesën nga gjërat e parëndësishme të përditshmërisë dhe lë gjërat që të duhen. Unë kam qenë shumë e lidhur me tim atë, ngaqë mamaja ngeli sërish shtatzënë pak vite pasi unë kisha lindur dhe motra e vogël kishte më tepër nevojë se unë për kujdesin e saj. Kështu që, në gjërat e përditshme si shoqërimi në kopsht apo kujdesi për të mësuar e dëgjuar se ç’mësoja atje, ishte i lidhur vetëm me të. Qëlloi që në ceremoninë që ju ndoqët, erdhi edhe një mikesha ime që jeton gjithashtu jashtë, kemi qenë bashkë qysh në kopsht, dhe më thotë se e kujtonte edhe ajo babain kur vinte e më thërriste tek oborri i kopshtit e më ngrinte në krahë. Arrij madje t’i kujtoj edhe zërin, e kam në kokë zërin e tij, të qeshurën e fortë.
Ai udhëtonte vazhdimisht, por udhëtimi i tij pa kthim ishte ai për në Kinë. Po nga ky moment, i ikjes pra, që ka qenë edhe takimi i fundit mes jush, keni më parafytyrime?

Me bashkëshorten, pedagogen Drita Siliqi, e cila pas vdekjes së të shoqit u kujdes për të botuar gjithë dorëshkrimet e lëna prej tij

Po, e kujtoj patjetër. Unë nisa të qaja e më vonë e kam interpretuar këtë si një farë parandjenje. Nga të qarët pa pushim babai më premtoi se do të kthehej për ditëlindjen time. Kujtoj edhe ditën e ditëlindjes, që u vesha me një fustan e u ula ta prisja në kolltuk. Vazhdova të qaja pse nuk e mbajti premtimin. Kisha filluar të ndieja në vete, çka nuk e shprehja në familje, një lloj ankthi të pashpjegueshëm, sepse ishte thënë disa herë që do vij këtë javë, do vij këtë javë tjetër dhe nuk vinte asnjëherë. Patëm shkuar edhe në aeroport me mamanë në një nga këto njoftime dhe ai nuk erdhi. Pra, në mendjen time prej fëmije ishte krijuar një situatë e çuditshme, së cilës nuk i jepja shpjegim. Përveçse ishte e çuditshme ajo situatë, siç duket është e thënë që gjërat të marrin rrjedhën e tyre, siç është shkruar fati i njeriut.
Pse e thoni këtë?
Po për shkak të shtyrjes së gjithë këtyre udhëtimeve. Në atë avion ishin 7 shqiptarë bashkë me disa kinezë dhe të 7 nuk po udhëtonin me biletat e tyre, por për shkak se u ishte vonuar shumë kthimi, u morën biletat disa studentëve që prisnin të ktheheshin. Madje, atëherë studentët u rebeluan pse po i linin ende andej e s’kishin mundësi të ktheheshin. Ka qenë fati i tyre. Siç u tha, babai kishte marrë biletën e Razi Brahimit. E meqenëse në udhëtim ishin miqtë e tij, si ambasadori Reiz Malile, bashkë me të shoqen, u rregullua që të udhëtonte edhe ai me ta. Ngase rruga ishte shumë e gjatë dhe u përpoqën të bënin bashkë njerëz të afërt me njëri-tjetrin.
Në ato vite, vdekja e tyre ishte një ngjarje e rrallë, që u mësua menjëherë nga të gjithë. Ende sot komentohet… po ju si e morët vesh?

Drago Siliqi në Moskë

Lajmëruan në familje, por ne, mamaja e gjithë të afërmit e tjerë u përpoqën të na mbanin larg nga kjo situatë, sado që nuk ishte e vështirë ta kuptoje që diçka e rëndë kishte ndodhur. Unë shihja njerëz pa fund që hynin e dilnin në shtëpi, shihja familjarët që ishin veshur me të zeza dhe pyes tezen një moment: pse jeni veshur me të zeza? Më thotë se “njeriu vishet në mënyra të ndryshme, sot qëlloi që jemi veshur me të zeza, nesër do vishemi me një ngjyrë tjetër”. Pastaj më kujtohet që tërheq për dore mamanë në një dhomë veç dhe e pyes. Më thotë se babi nuk do të kthehet më nga Kina, do ta mbajnë ata atje për të punuar. Dhe në fakt e mbajtën, sepse trupin ne e morëm pas 10 vitesh.
Meqenëse keni kujtesë të mirë të atyre viteve, arrini t’i kujtoni ndjesitë prej fëmije të atij momenti?
Më ngeli një boshllëk shumë i madh, sepse ai ishte figura ime kryesore. Ndodh shpesh që fëmijët të lidhen me njërin nga prindërit më shumë. Aty mbaroi fëmijëria ime. Më bëri të ndryshoja krejt perceptimet, ishte moment vendimtar në atë çka unë u bëra më vonë dhe në atë çka jam sot. Nëse të tjerëve ndryshimet u vijnë gradualisht apo në etapa të ndryshme të jetës, mua më ndodhi gjithçka aty.
Është humbje e madhe që edhe në moshë më të madhe të lë të jetosh me frikën e humbjes në dimensione të tjera…

Drita Siliqi me dy vajzat, Darinën dhe Laurën dhe nipin

Unë atëherë nuk mund ta konceptoja kështu, por e kam pasur gjithnjë brenda meje këtë ndjesi. Kisha frikë, po, nga humbja. Mundohesha t’i ruaja fort gjërat e mia, njerëzit e dashur dhe të shpërfillja gjërat e parëndësishme. Edhe më vonë, kur u rrita, nuk u dhashë asnjëherë vëmendje gjërave të vogla, nuk i vlerësova. Kjo gjë nuk ndodhi me Laurën, ajo pati rritje graduale si gjithë fëmijët e tjerë.
Më vonë jetuat vetëm me mamanë apo ndonjë nga gjyshërit iu shtua familjes?
Tezja, Xhina, u transferua te ne. Jemi rritur praktikisht me dy nëna dhe nga kjo pikëpamje nuk na ka munguar gjë, sepse ato të dyja ishin tejet të përkushtuara. Tezja la jetën e saj për ne, por sido qoftë, boshllëku im ishte dhe është gjithnjë aty.
A flisnit për këtë gjendje me mamanë? A i ndanit përjetimet?
Jo, asnjëherë nuk kam folur me askënd. E kam mbajtur gjithnjë si një gjë timen atë lidhjen tonë, që nuk doja ta ndaja me njeri. Kur jam rritur e më është dashur të marr vendimet më të rëndësishme në jetë, në kohë të ndryshme, bëja gjithnjë biseda me veten time, me të. Mendoja si do të mendonte ai dhe vendosja.
Drago Siliqi u nda nga jeta në kulmin e karrierës së tij. Ai dhe të tjerë njerëz të letrave që u bënë emrat më të rëndësishëm të letërsisë më vonë, sapo kishin filluar të dëgjoheshin. Keni qenë ndonjëherë pjesë e shëtitjeve apo ambienteve që ai ndante me këta njerëz?
Më shumë kujtoj shëtitjet që shijoja me të, sesa njerëzit që ishin përreth tij, por po, kam qenë. Atëherë ata ishin të gjithë thuajse në të njëjtat nivele dhe nuk është se mund të diferencoje njërin nga tjetri, për ta parë ndryshe apo për të të bërë përshtypje. Është e vërtetë që babai i ka pasur miq të afërt shkrimtarët që sot janë më të dëgjuarit në Shqipëri, por nuk dua të përmend asnjë tani. Më duket sikur, meqenëse ndonjëri është bërë shumë i suksesshëm, njerëzit kërkojnë t’i shtojnë vlerat vetes duke e përmendur miqësinë me të. Po në fakt nuk është kështu, sepse atëherë ata ishin të barabartë.
Dhe bëni mirë… por është fakt, referuar edhe tregimeve të miqve që Drago Siliqi ka qenë ndikues në karrierën e mëvonshme të Ismail Kadaresë…
Kanë qenë miq e bashkëpunëtorë, po. Ishte e tillë puna e tij dhe përvoja pak më e madhe, për shkak edhe të moshës, që jepte mbase mendime apo mund të shërbente si shtysë. Por nuk di të them më tepër.
Siç e thatë, vdekja në ajër e 7-të shqiptarëve ka qenë një ngjarje e bujshme e kohës. Po kaq të bujshëm kanë qenë edhe zërat se ngjarja nuk ishte e rastësishme, pra nuk ishte aksident. Çfarë keni dëgjuar lidhur me këtë hipotezë, që në fakt ka mbetur vetëm e tillë…
Është folur po, por gjithnjë në kuadrin e hipotezës, nuk ka pasur asnjëherë asgjë të sigurt. Për shkak se në avion ishin disa kinezë studiues që kishin mjete e aparatura me vete dhe për shkak të marrëdhënieve që kishte Rusia (vendi ku ra avioni) me Kinën, e shtruan këtë si pikëpyetje, por asgjë më shumë se kaq nuk u mor vesh, e ndofta nuk kishte gjë më tepër për t’u ditur.
Motra, Laura, ka qëndruar pak brenda profesionit të të dy prindërve, po ju, ç’zgjodhët të keni për profesion?
Pak nën ndikimin e mamasë, sepse ajo s’mundi të bëhej mjeke si babai i saj, dhe pak sepse unë doja diçka krejtësisht timen, pa ndikimin e askujt, u bëra mjeke gjinekologe. U plotësua kështu dëshira e mamasë, por mbase, diku në kokën time, edhe zëri i babait me dialektin shkodran.

ANI JAUPAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “Darina Siliqi, vajza e poetit dhe kritikut Drago Siliqi: Aksidenti i babait me avion, trupi na erdhi nga Kina pas 10 vjetësh”

  1. Bravo Darina per dhimbjen dhe sinqeritetin qe tregoni ne kete intervist,,te rroni dhe ta kujtoni,,,,respekt dhe mirenjohje per Drago Siliqin njeriun modest,i cili pamvarsisht nga kariera e shkurter ze nje vend te rendesishem ne letersin shqiptare,duke qene nje nga me te spikaturit e brezit te vet.

  2. Darina,
    Te rroni e ta kujtoni!
    Perqafime….
    Tatiana….

  3. E kujtoj fare mirë të ndjerin Drago Siliqi, mbasi ai mbante lidhje me letrarët e rinj të moshës shkollore. Ai ishte i talentuar, poet i lindur. I lexoja me ëndje vargjet e tij për natyrën dhe shoqërinë dhe kam përshtypjen se ai mundohej t’i shmangej politizimeve. Ndryshe nga poeti Llazar Siliqi, që shkruante “poezi me porosi”, për ditë të shënuara, për Partinë dhe Enverin, të cilat, natyrisht, nuk i kanë qëndruar kohës. Edhe sot më kanë mbetur në kujtesë disa nga vargjet e poezive të Drago Siliqit, siç janë, p. sh.: “Përsëri livadhet gjelbëruan/ Dhe kroni lehtas gurgullon,/ Lulet ndër kopshte kryet çuan,/ Natyra qeshet dhe gëzon…” E mbaj mend edhe lajmin e vdekjes së papritur të tij, në një aksident me avion, gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri, i cili pati jehonë dhe la prapa shumë dyshime. Shpreh keqardhjen e thellë për të dyja vajzat e tij, Darinën dhe Laurën, të cilat -ashtu si dhe unë- u rritën pa baba. Iu uroj atyre jetë të gjatë e të lumtur.

Beni nje Koment


7 + = 16

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy