PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Flash, Opinion » Parku i liqenit të Prespës dhe Ohrit

Parku i liqenit të Prespës dhe Ohrit

ANASTAS ANGJELI


     Sot, më shumë se kurrë, në fjalorin ekonomik jo vetëm shkencor, por edhe atë profesional, përdorimi i konceptit “zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm”, është bërë mëse i shpeshtë. Por kjo nuk mjafton, nuk mjafton që vetëm ta përdorim atë, por ajo çka është e rëndësishme është ta kuptojmë dhe ta zbatojmë atë. Kjo është arsyeja që në një konferencë të përbashkët mes dy Akademive të Shkencave, asaj të vendit tonë dhe Maqedonisë, fokusi i zhvillimi të Parkut të liqenit të Prespës dhe Ohrit u bë i parë në këtë këndvështrim. Dhe ja se si. Por më parë pak fjalë…

RRETH KONCEPTIT “ZHVILLIM I QENDRUESHEM”.
Koncepti i “qëndrueshmërisë” u krijua në Samitin e Rios në vitin 1992 dhe u konsiderua si fjala më e përshtatshme për të shprehur konceptin e “zhvillimit të qëndrueshëm”. “International Union for Conservation and Natural Resources” e përkufizon zhvillimin e qëndrueshëm si: “…zhvillimin që përmirëson cilësinë e jetës njerëzore duke u fokusuar në kornizën e mundësive të ekosistemeve që e mbështesin”. Përkufizime të ngjashme janë dhënë nga shkencëtarë dhe organizma të ndryshëm përgjatë viteve të fundit. Sidoqoftë, në të gjitha përqasjet teorike të zhvillimit të qëndrueshëm ekzistojnë disa komponentë bazë si: a) “e ardhmja” (nënkupton barazinë ndërmjet brezave, d.m.th. që edhe brezat e ardhshëm kanë të drejta dhe nevoja, të cilat nuk mund të mos merren në konsideratë nga brezi i sotëm); b) “barazia”; c) “pjesëmarrja publike” dhe c) “mbrojtja e ambientit”. Deri në fillim të viteve 1990 janë përdorur edhe terma alternativë për konceptin zhvillim i qëndrueshëm si “qëndrueshmëri ekonomike”, “qëndrueshmëri socio-politike”, “qëndrueshmëri ambientaliste”. Por ishte pikërisht Samiti i Rios që vulosi përdorimin e termit “zhvillim i qëndrueshëm” dhe e vendosi atë në qendër të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvillimit. Në Samitin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Rio de Zhanejro në vitin 1992 morën pjesë mbi 170 vende, të cilat u zotuan se zhvillimi i qëndrueshëm përbën idenë bazë të zhvillimit të tyre të ardhshëm, dhe nënshkruan Deklaratën e Rios për Ambientin dhe Zhvillimin, si dhe dokumentin “Agenda 21”. Deklarata e Rios përmbante 27 principe. Ndër më të rëndësishmet mund të përmendim pikën: 1 “Krijesat njerëzore janë qendra e interesit për zhvillimin e qëndrueshëm…”. Pikën 3) “E drejta për zhvillim duhet të jetë në përputhje të drejtë me nevojat e brezit të tanishëm dhe brezave të ardhshëm”. Pikën 4) “Në mënyrë që të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm, mbrojtja e ambientit do të përbëjë pjesë të pandarë të procesit zhvillues…”. “Agenda 21” ishte rezultat i një analize të thellë të atyre faktorëve të domosdoshëm për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe përbëhet nga 40 kapituj, të cilat kanë përmbajtje ambientaliste, ekonomike, sociale si dhe çështje organizative, por edhe këshilla për marrjen e vendimeve të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm. Sipas këtij dokumenti të rëndësishëm, njerëzimi gjendet në një moment kyç të tij dhe përballet me probleme të mëdha si varfëria, rritja e hendekut midis shteteve të zhvilluara dhe atyre jo të zhvilluara, analfabetizëm, uri etj. Për këto arsye është i rëndësishëm fokusimi te çështjet e zhvillimit dhe të ambientit, sepse një gjë e tillë do të sillte përmbushjen e nevojave bazike të njerëzimit, rritje të mirëqenies së përgjithshme, ekosisteme më të mbrojtura dhe një të ardhme më me prosperitet. Asnjë komb i vetëm nuk do të mund të arrijë një gjë të tillë i vetëm, por të gjithë së bashku nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë mund të kontribuojnë për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

LIQENI I PRESPES DHE ZHVILLIMI I QENDRUESHEM.
Parku i liqenit të Prespës përbën të parën zonë ndërkufitare të ruajtur në rajonin e Ballkanit. (Prespa ose liqeni i Prespës është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Europë, që u takon tri shteteve: Maqedonisë, Shqipëri-së dhe Greqisë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2, nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Të dyja liqenet e Prespës prezantojnë vlera të shumta natyrore–ekologjike, që rrallëherë mund t’i takosh në vende të tjera, dukë përbërë kështu një vlerë të patjetërsueshme për rajonin. Liqeni i Prespës është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përveç bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murrmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe 23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqendrimin kryesor në Prespën e Vogël, si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit. Ky park u krijua duke ndjekur një propozim të bërë nga Shoqëria për Ruajtjen e Prespës, si dhe nga organizata “WWF” Greqi, në vitin 2000. Ky propozim u pasua nga një Deklaratë e përbashkët e kryeministrave të Greqisë, Shqipërisë dhe FYROM. Në këtë mënyrë u themelua “Parku ndërkufitar i liqenit të Prespës”. Ky projekt përbën një bazë shumë solide për bashkëpunim ndërmjet tri vendeve, duke ofruar mundësi komunikimi dhe dialogu si dhe mundësi për të koordinuar veprimet e përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Në vazhdim u themelua një Komitet Koordinues për Parkun e Prespës, me qëllim për të organizuar më mirë projektet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Ky komitet përbëhet nga 10 anëtarë, me përfaqësues të qeverive respektive, të pushtetit lokal dhe organizatave joqeveritare. Në vitin 2010 të tria shtetet dhe Bashkimi Europian nënshkruan një Marrëveshje ndërkombëtare nëpërmjet së cilës synohet mbrojtja e zonës së Prespës si themeli për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Kjo Marrëveshje lidh në mënyrë ligjore të tria vendet dhe i detyron të krijojnë struktura të përhershme për bashkëpunimin në mënyrë që të zhvillohet një strategji e përbashkët dhe të merren masa për mbrojtjen e ambientit, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm me fokus në bujqësi, blegtori, peshkim dhe zhvillim të infrastrukturës.

REKOMANDIME PER AKTIVITETET KRYESORE EKONOMIKE – ME FOKUS ZHVILLIMIN E QENDRUESHEM
Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik në të gjithë pellgun e “Parkut të liqenit të Prespës”, duke siguruar pjesën më të madhe të të ardhurave të komuniteteve që jetojnë në të tria vendet, Shqipëri, Greqi dhe FYROM. Vlen të thuhet se ekzistojnë diferenca ndërmjet gjendjes së bujqësisë në tri vendet e sipërpërmendura. Përveç kësaj, ashtu si edhe në pjesë të tjera të botës, bujqësia është në konkurrencë me elemente të tjera të ambientin natyror të zonës, dhe kjo në nivele të ndryshme për të tria vendet. Aspektet negative të aktiviteteve bujqësore i detyrohen kryesisht mungesës së menaxhimit të ujit, sistemeve kulluese si dhe përdorimit në mënyrë të pakontrolluar të pesticideve në kultura të ndryshme bujqësore. Sidoqoftë, vlen të thuhet se bujqësia është aktiviteti kryesor dhe, si i tillë, i duhet dhënë rëndësia e duhur dhe duhen marrë masa të koordinuara nga të tria vendet tona që menaxhojnë në mënyrë të përbashkët “Parkun ndërkufitar të liqenit të Prespës”. Një nga projektet e rëndësishme të implementuara në zonën e liqenit të Prespës (në zonën greke) ka qenë ai i krijimit të një marke të produkteve të zonës së mbrojtur të Prespës. Një projekt që dha rezultate të kënaqshme në zonën greke përsa i përket produktit të fasules. Projekti në fjalë ishte e lidhur me nevojat specifike të mjedisit të rajonit, për të siguruar praktikat bujqësore miqësore ndaj ambientit nëpërmjet menaxhimit të mjedisit dhe gjurmueshmërisë së produktit përfundimtar, duke treguar se produkti në fjalë vjen nga zona e Prespës. E rëndësishme dhe me shumë vlerë është që projekte të tilla të zbatohen edhe në vendin tonë, sepse një gjë e tillë do të rrisë cilësinë përfundimtare të produktit si dhe do kontribuojë në rritjen e mirëqenies së komunitetit vendas që merret me bujqësi. Po me kaq rëndësi është që një gjë e tillë të aplikohet edhe për produkte të tjera bujqësore që prodhohen në këtë zonë, si patatet, gruri dhe mollët. Një sistem mjedisor etiketimi, i konceptuar për të marrë parasysh karakteristikat e veçanta ekologjike të zonës së Prespës, mund të kontribuojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndërmjet bujqësisë dhe mjedisit dhe të menaxhimit më të mirë të zonës së mbrojtur, duke ndihmuar në të njëjtën kohë prodhuesit vendorë për të përmirësuar pozicionin e tyre në treg nëpërmjet diferencimit të produktit shtesë. Krijimi i një marke të produkteve të zonës së Prespës mund të shtrihet edhe në produktet bujqësore, duke i dhënë një shtysë edhe kësaj dege tjetër të rëndësishme të ekonomisë vendase. Jetojmë në një epokë ku gjithmonë e më shumë konsumatorët po kthejnë vëmendjen e tyre drejt prodhimeve biologjike, dhe kjo gjë në rastin e zonës së liqenit të Prespës përbën një përparësi. Peshkimi, ka qenë dhe është një aktivitet i rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën përreth liqenit të Prespës. Në vitet e fundit është themeluar edhe një aktivitet i përbashkët për peshkimin, në të cilin marrin pjesë rreth 65 peshkatarë të zonës. Këto iniciativa janë pozitive, por mungojnë politikat për të shfrytëzuar në mënyrë të drejtë dhe për ta drejtuar të gjithë aktivitetin e peshkimit drejt zhvillimit të qëndrueshëm. I gjithë ky aktivitet sot, në pjesën shqiptare, varet thjesht nga kërkesat e përditshme të tregut dhe vërehet një mungesë e theksuar e infrastrukturës, si punishtet e konservimit apo të ngrirjes. Bashkëpunimi i ngushtë me dy vendet fqinje, përfitimi nga eksperienca e tyre është jo vetëm e domosdoshme, por edhe një lloj detyrimi që rrjedh nga marrëveshjet e nënshkruara për krijimin e Parkut Ndërkufitar të Prespës. Turizmi është një aktivitet shumë i rëndësishëm në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm, por gjithmonë i konceptuar jo si turizëm masiv, por si një turizëm në respekt ndaj mjedisit, komuniteteve vendase, traditës dhe zakoneve të tyre, si dhe në funksion të gjenerimit të sa më shumë vendeve të punës, të lidhura drejtpërdrejt me të, por edhe në mënyrë të tërthortë. Ajo që gjerësisht aplikohet në vendet perëndimore, por në rastin tonë, sidomos edhe në pjesën greke të zonës së Prespës është i ashtuquajturi agroturizëm ose turizëm bio. Zona e liqenit të Prespës është e përsosur për një turizëm të tillë dhe për këtë nuk nevojiten domosdoshmërisht resorte të mëdha turistike. Përkundrazi. Ajo çfarë aplikohet në vende me karakteristika të ngjashme është turizmi familjar, bujtinat e vogla, të cilat ofrojnë shërbime familjare dhe kuptohet, prodhime ekologjikisht të pastra. Siç përmenda edhe më sipër, edhe për një gjë të tillë nevojiten programe të përbashkëta me Greqinë, Maqedoninë, por edhe Bashkimin Europian. Marrëveshja e 2010-s ndërmjet tri vendeve të zonës së liqenit të Prespës është një pikënisje e mirë dhe një bazament juridik, por edhe politik, mbi të cilën mund të mbështeten programe të përbashkëta për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Zhvillimi infrastrukturor në të gjithë hapësirën ku shtrihet liqeni në të tria vendet. Për të realizuar një model të zhvillimit ekonomik bashkëkohor të liqenit të Prespës nuk mund të mos fokusohemi fuqishëm në projektet ambicioze në infrastrukture e tij. Kjo kërkon qartësi në projektet e nevojshme infrastrukturore, të disa lloje rrugësh rurale, turistike, kombëtare, pse jo dhe ndërkombëtare, kanalizime, kolektorë, ujësjellës, projekte dhe investime në ruajtjen, zhvillimin dhe ripërtëritjen e florës dhe faunës së liqenit, ambienteve argëtuese, të pushimit dhe sportive etj. Pa dyshim që çështja e financimit të këtyre projekteve është një moment i rëndësishëm dhe për këtë duhet të shfrytëzohen: financimet e përbashkëta të të tria qeverive, nga financimet e përbashkëta të fondeve të qeverisjes vendore, nga financimi i projekteve nga donatorë të ndryshëm, të BE, BB dhe institucioneve të tjera, si dhe përdorimi i të gjitha hapësirave që Marrëveshja trepalëshe për “Parkun e liqenit ndërkufitar të Prespës” na ofron.

PARALELIZEM ME LIQENIN E OHRIT
I rëndësishëm është fakti se këto dy liqene shtrihen përgjatë një vije kufitare tepër të konsiderueshme, midis tri shteteve ballkanike, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Ky fakt bën të mundur komunikimin ekonomik – kulturor – etnik dhe politik midis tyre, duke e shndërruar këtë hapësirë në një euro–rajon. Në këtë pikë marrëveshjet ekonomiko – politiko e ambientale midis shteteve do të ishin në plan të parë, për të pasur një të mirë të përbashkët “zhvillimin rajonal”, mbi bazën e “zhvillimit të qëndrueshëm”. Nëse do të mbroheshin dhe mirëmenaxhoheshin në formën më të mirë të mundshme të gjitha potencialet natyrore e kulturore, atëherë kjo zonë do të shndërrohej në një rajon elitar jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë. Një mirëmenaxhim sa më ekologjik i mjedisit natyror të liqeneve do të sillte rritjen e të ardhurave ekonomike, rezultat i shtimit të turistëve vendas edhe të huaj. Menjëherë do të lindte nevoja e infrastrukturës së nevojshme turistike, që do të thotë hapje biznesesh dhe mundësi të reja punësimi për popullsinë vendase. Rritja ekonomike do të thotë kushte më të mira sociale, me një nivel më të lartë të ardhurash për frymë në rajon. Një fakt i rëndësishëm që tregon marrëveshjet rajonale është edhe propozimi i UNESCO-s, që të bëhet zgjerimi dhe mbrojtja e tërësishme e liqenit të Ohrit, jo vetëm në pjesën maqedonase, por edhe në atë shqiptare, është mirëpritur nga pala shqiptare dhe na obligon që të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e duhura për të garantuar mbrojtje maksimale të liqenit të Ohrit, si trashëgimi natyrore dhe kulturore me vlera të mëdha. Me shpalljen e liqenit të Ohrit si trashëgimi botërore natyrore, përfundimisht krijohen edhe parakushtet për harmonizimin e legjislacioneve të dy vendeve, Maqedoni e Shqipëri, për mbrojtjen e përbashkët të liqenit të Ohrit. Kështu do të krijohen edhe mundësitë e veprimit të përbashkët për zgjidhjen e problemeve ekologjike që paraqiten dhe që në të ardhmen mund të paraqiten në Liqenin e Ohrit. Pra përqsja e duhur është ajo e bashkëpunimit rajonal. Shembulli i bashkëpunimit në liqenin e Prespës, me gjithë nevojat për përmirësim të mëtejshëm, mund të na shërbejë si një shembull për të krijuar një zonë të përbashkët menaxhimi të fokusuar të zhvillimi i qëndrueshëm edhe për zonën e liqenit të Ohrit.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


9 + = 18

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy