GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Punës njeriun apo njeriut punën

Punës njeriun apo njeriut punën

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
FATOS LUBONJA

  Shkarkimi i Denion Meidanit nga puna si shef i Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave, që së fundi mori edhe një dimension ndërkombëtar  me ndërhyrjen e Doris Pack, është një rast për të gjykuar e reflektuar në përgjithësi mbi shkarkim/emërimet e reja që kanë hapur jo pak diskutime në publik.
Le të shpreh në fillim një mendim të përgjithshëm se si e shoh çështjen e shkarkim/emërimeve.
Së pari duhet thënë se, pa dyshim, administrata ka qenë tejet klienteliste, e mbushur me militantë, servilë e të korruptuar, dhe kjo është një ndër arsyet pse ka dështuar në punën e saj në shumë sektorë. Dihet se klientelizmi, militantizmi, tarafllëku, korrupsioni, servilizmi janë armiq të meritokracisë. Prandaj nuk ka pikë dyshimi se duhen bërë zëvendësime njerëzish që puna të ndryshojë. Pra çështja nëse përgjegjës për të keqen është sistemi apo njerëzit dhe se kush duhet ndryshuar që të eliminohet e keqja, meriton përgjigjen se duhet ndryshuar sistemi, por se ky nuk mund të ndryshohet dot veçse nga njerëzit dhe prandaj duhen njerëz të rinj e të mirë. Gjykoj se këtë vlerësim duhet ta bëjë edhe opozita me një ndjenjë vetëkritike ndaj mënyrës se si ka vepruar me emërimet kur ishte në pushtet, dhe jo thjesht e vetëm të hidhet në luftë për të mbrojtur njerëzit e vet.
Së dyti, mendoj se zëvendësimet duhet të respektojnë disa kritere. Kryesori, sipas meje, duhet të jetë ai se ndryshimet duhet të synojnë ndërtimin e një administrate efikase dhe të qëndrueshme bazuar mbi meritokracinë, pra me njerëz që duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në administratë edhe kur të humbasë pushtetin kjo maxhorancë. Një kriter tjetër duhet të jetë ai se, duke u bazuar tek ideja se është kryesisht sistemi ai që i shtyn njerëzit në të keqe, duhet synuar emërimi i atyre njerëzve që kanë për detyrë të gjejnë formulat për të ndryshuar sistemin, dhe jo formulat për shkarkimin në masë të njerëzve. Kjo nënkupton se drejtuesit e rinj politikë duhet të bëjnë kujdes, mes të tjerash, që të ndajnë të aftët nga të paaftët, që janë vënë në një punë thjesht e vetëm si militantë. Sidokudo, edhe në administratën e Berishës duhet të ketë njerëz që janë specializuar gjatë këtyre viteve apo që kanë zënë një vend në sajë të aftësive, dhe jo në sajë të klientelizmit dhe militantizmit partiak.
Një kriter tjetër duhet të jetë respekti ndaj aspektit njerëzor dhe social të këtyre zëvendësimeve. Kam parasysh se humbja e punës për një njeri është një traumë në aspektin psikologjik, e lidhur edhe me problemet ekonomike e familjare që ajo hap. Kjo nënkupton edhe një ndjeshmëri njerëzore për ata që marrin përgjegjësinë e shkarkimeve të njerëzve nga puna. Ata duhet të kenë parasysh edhe faktin që ne jemi një vend i vogël, ku e njohim të gjithë njëri-tjetrin dhe që kemi nevojë urgjente të zbusim armiqësimin që ekziston midis palëve, çka ka gjeneruar një klimë politike të pajetueshme. E kam fjalën për atë se nëse një drejtues i një institucioni shkarkon për shembull një drejtor apo një tjetër sepse ai nuk përputhet me vizionin që ai ka, apo qoftë edhe pse mendon se është i paaftë apo militant, gjithsesi është e udhës ta bëjë këtë në mënyrë sa më njerëzore, domethënë duke e thirrur, duke e falënderuar për punën që ka bërë deri më atëherë, apo edhe duke i vënë në dukje qartazi pakënaqësitë apo parealizimet, madje edhe abuzimet, por gjithsesi, duke folur me njeriun që ka përballë, dhe jo të veprojë si ata pilotët që hedhin bomba nga qielli pa parë se ç’ndodh poshtë.
Nisur nga këto kritere, që i formulova shkurt, do të thosha se i riu Meidani duhet të bënte pjesë në kategorinë e atyre që nuk do të duhej të shkarkoheshin, aq më pak menjëherë, ashtu siç ndodhi: sepse as mund të akuzohet për militant të thekur, as për korrupsion, përderisa sapo ka hyrë në atë punë dhe fare mirë mund të mendohej si një ndër ata që, me një ndryshim të sistemit dhe të frymës së punës në dogana, do të punonte edhe më i motivuar nga çka mund të ketë punuar. Nuk pretendoj se jam në brendësi të rastit dhe as se e njoh mirë punën dhe profesionalizmin e Meidanit, por po gjykoj thjesht nga perceptimi i pozicionit të tij. Dhe problemi është se rasti i shkarkimit të këtij njeriu, që perceptohet kësisoj, nuk u bë i qartë për publikun, duke na ngritur shumë dyshime për shkarkim/emërimet. Drejtoresha që e shkarkoi tha se ka shkelur etikën, por nuk u mor vesh se për çfarë etike bëhej fjalë, sepse në letrën e bërë publike prej saj nuk se kishte ndonjë informacion bindës dhe as ndonjë etikë profesionale. Ndërkaq, Ben Blushi, për t’iu përgjigjur Doris Pack-ut, u shpreh se ishte një shkarkim që kishte të bënte me mungesën e profesionalizmit të Meidanit, pra jo me etikën dhe as me përkatësinë partiake, pasi i ati ka qenë eksponent i PS-së deri edhe President i zgjedhur prej saj. Edi Rama dha variantin (me Doris Pack) se ky i ka dhënë shtypit lajmin e gjobitjes së “Kurum”-it – çka nuk duket një argument bindës për të pushuar një njeri nga puna fët e fët, aq më tepër po të kesh parasysh se është ky që i ka vënë gjobën “Kurum”-it. E përsëris, nuk dua ta ngushtoj këtë shkrim me një rast të veçantë, por nisur nga ky rast e duke e ballafaquar edhe me raste të tjera, dua të reflektoj për shkarkim/emërimet në përgjithësi. E pra, mendja më çon te dyshimi se shkarkimi i Meidanit nuk është bërë për asnjë nga arsyet e përmendura më sipër, por thjesht sepse vendi i punës së tij ishte një post i lakmueshëm që i duhej hapur dikujt tjetër. Nga sa lexojmë e dëgjojmë, ka shumë shkarkime apo zëvendësime që bëhen me këtë filozofi, që çon pastaj edhe te mungesa e ballafaqimit njerëzor për të cilin fola më lart, nganjëherë edhe tek urdhrat për shkarkime masive, siç ishte rasti i shkarkimeve në Polici. Ka shumë fakte (përveç traditës së mëhershme të kthyer tashmë në rregull) që të bëjnë të mendosh se shkarkim/emërimet u diktohen drejtuesve të institucioneve nga lart sipas pazareve partiake që janë bërë për shpërndarjen e vendeve të punës. Dhe kjo mënyrë të vepruari ka dy probleme përsa i përket efikasitetit të administratës që kërkojmë të ndërtojmë: së pari, ajo s’mund të çojë kurrsesi në krijimin e një ekipi organik dhe të motivuar për të arritur maksimumin e efikasitetit, pasi secili e di se vendin e punës e ka nga “merita” që s’kanë të bëjnë me aftësinë e tij, dhe së dyti, e shkarkon drejtuesin e institucionit, i cili duhet të jetë vetë përgjegjësi edhe për emërimet, edhe për shkarkimet (ashtu sikurse edhe për suksesin apo mossuksesin e institucionit), nga përgjegjësia e dështimit të institucionit.
Shkurt, gjykoj se, me gjithë disa deklarata të mediatizuara të Kryeministrit Rama që i paralajmëron deputetët të mos kërkojnë vende pune për kushërinjtë, ka shumë të dhëna që tregojnë se po veprohet sipas logjikës klientelare, sipas së cilës nuk ka rëndësi t’i gjendet punës njeriu, por t’i gjendet njeriut puna. Rezultatin e dimë se e kemi provuar më parë: reaksion zinxhir shkarkim/emërimesh, që shoqërojnë një proces degradimi të administratës së maxhorancës së radhës, në hullinë e traditës tashmë 20-vjeçare të përdorimit të institucioneve të shtetit për interesa korruptive private.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

30 Komente per “Punës njeriun apo njeriut punën”

  1. iken ca maskarenj dhe erdhen ca qelbesira; nuk ja vlen te votosh as majtas as djathtas

  2. LUBONJA BOLL ME ME PIKPYETJE E DYSHIME;KA ARDHUR KOHA QE JU SI ANALIST TE BENI OPOZIT NDAJ KESAJ MAZHORANCE QE PO INSTALON NJE SISTEM ME TE KORUPTUAR SE AI I PARI,

  3. Mire e ke mendimin z.Lubonja ! Ka edhe nga ata ne administrate,qe ja kane kushtuar shtetit dijet,punen,obligimin per 20 vjet me rradhe,jane trajnuar,specializuar me leket e taksapaguesve shqiptare dhe sot flaken ne rruge ne emer te ndryshimit ,zevendesohen me disa kalamaj qe nuk e dine as vete se cfare diplome kane

  4. Problemin e ke analizuar shume sakte , por shembujt nuk jane tipike , per arsyetimin . Djaloshi Mejdani , duhesh te kishte performance tjeter per punen , etiken dhe sjelljen ndaj medjave . Po te ishte keshtu , do kishte reaguar ndryshe Titullarja . Nerzit e dine kush eshte ai individ , s’ka nevoje te rekllamoi veten , madje as te mundohej te na I sqaronte zonja Pack .Shkarkimi I Djaloshit , perputhet me argumentet e Lubonjes . I. Foto

  5. O Z.Lubonja. Do kuptosh ndonje gje apo tere jeten do merremi me “riedukimin” tend.Z Mejdani gaboi sipas rilindjes, sepse penalizoi nje kompani te madhe te nje vendi te madh qe kryerilindasi e kishte shpallur partner strategjik, a thua se parardhesit e tij e kishin armik.Zevendesimet drastike ne policine rrugore, ne gjithe policine e shtetit, futja e kompanise angleze si “ustalleshe” e menazhimit te doganave, ka per qellim, qe kur te bjere bilbili te trau i doganes deri ne destinacion, mos te kemi asnje “majmun” si puna e Z.Mejdani qe do te beje ne koken e vete, apo ne koken e interesit publik.Pra rruga drejt lindjes apo si i thone ndryshe rilindjes te jete e hapur.

  6. pse nuk votuat spartak ngjelen do te shihnit se me mire do te ishte bere,kishit votuar jashte ketyre dy partive,

  7. Bindja ime eshte se po ikin HIENAT e po vijne TIGRAT ne administrate Z.Lubonja.Jane ne radhe CROCODILET.

  8. Duhet qe te gjithe te kuptojne se qe nga Ministri e deri tek nenpunsi me i thjeshte, mbulojne nje detyre shteterore te cilen kushdodo qe ja heqe patedrejte kujtedo, e paguan me koke! Ne administrate nuk mund te veprohet si ne sektorin privat.

  9. O, Fatos! Keta kujtojne se kane te bejne me budallenj (dhe ndofta te drejte kane!). Konkurset e ketyre jane thjesht formale. Fusin njerezit ne siklet per aplikime online, ku nga 1000-2000 aplikante si per cudi “perzgjidhen” dhjete, ku ne ata dhjete jane 2, apo 3 te njohurit, kushurinjte, miqte, apo edhe militantet. Kjo eshte e sigurte… Te pakten ne qeverine e mepareshme nuk i lodhnin njerezit kaq shume…zgjidhnin ate qe donin, pa i futur ne emocione te kota. Ky fenomen ndodh dhe do vazhdoje te ndodhe edhe per shume kohe..te tjerat jane vetem demagogji

  10. Lubonja jep tre variante te ndryshme per pushimin e z.Meidani. Dhe keto variante I dhane ps=ersona te rendesishem te kesaj maxhorance, drejtoresha, deputeti dhe kryeministri. Varianti qe jep Lubonja me ben te besoj se ai eshte I verteti. Pra duhesh ai vend per nje ” person ” tjeter. Sot degjuam se tre kunata paskan filluar punen ne Dogana, Jane kunata te ministrave, zv.ministrabve e tj. Por a do tambaj fkalen deputeti T.Balla qe ne sytet e eurodeputetev Kukan e tj tha se ne se konstratohet sikur edhe nje rast I vetem I nepotizmit ne Dogana, do te jap doreheqjen. Kur do te jape DOREHQJEN Taulant Balla ?

    • Gani ! Po te sqaroj une per dy kunatat: Njera eshte ne pune ne dogana qysh nga viti 1991 dhe tjetra qysh nga viti 1999, pa nderprerje. Ato nuk filluan pune por ishin aty.. Duket se ju besoni 100% gjithcka thote PD, SB dhe Silvi i tyre. A s’ju kane mjaftuar keto 23 vjet per t’u bindur se Sali Berisha dhe klani i tij jane nje Uzine Mashtrimesh. Edhe sikur ato zonjat te kishin filluar sot pune, nuk ka asnje shkelje ligjore dhe as etike. Ato ndodhen ne pune ne sektore krejt te ndryshem nga kuneterit e tyre. A mos duhet qe kunatat dhe kuneterit e pushtetareve te rrine pa pune?

  11. Edhe ne kete shkrim si dhe ne te tjerat Lubonja eshte “as mish, as peshk”. Jep mendime pozitive ose negative duke u perpjekur qe si negativet dhe pozitivet te jene te balancuara.
    Kur behen shkarkime ne mase nga 70 veta brenda nje nate, duket se shkarkimet nuk kane te bejne me paaftesine e nepunesave. Kjo sepse te gjithe kata 70 vete te nje sektori kane qene te paafte? E pamundur, por me shume e cuditeshme.
    Duket qe eshte nje shkarkim per t’ju hapur rrugen militanteve. Kete mendime e argumentoj dhe nga nje leter ne shtyp e botuar disa dite para zgjedhjeve te 23 Qershorit, kur dega e PS ne Korce I dergonte Rames, duke I propozuar apo dhe disi si “duke e urdheruar” qe per te hapur vende pune per militantet duheshin shkarkuar…” dhe jepej nje liste e gjate me postet dhe emrat e atyre qe duheshin shkarkuar me ardhjen e PS ne pushtet”. E te gjithe ishin persona te emeruar nga PD.
    Prandaj ne shkarkimet te cdo natyre qofshin duhej qe sejcilit t’i argumentohej ne njoftimin e llargimit se ku dhe si dukej qe ai ishte I paafte dhe kishte penguar pune e institucionit.
    Persa I perket djalit te njeriut te nderuar, ish Presidentit Zotit Mejdani. Deputetet e PD jane te paafte apo me mire u treguan te paafte per te kundershtuar mendimin sofist te Blushit qe tha se Mejdani ishte shkarkuar edhe pse ishti biri i nje drejtuesi te larte te PS. Ky argument sofist rrezohej fare lehte duke argumentuar se si shikohej dhe SI TRAJTOHEJ SOT zoti Mejdani nga PS. Zoti Mejdani tani eshte figure hije apo me sakte eshte gati I perjashtuar nga PS. Ne se pozitat e Mejdanit do te ishin te forta ne PS ashtu si ishin dikur, jo ministresha e re, por as vete Rama nuk do te largonte dot Mejdanin e ri.

  12. Nuk e kuptoj pse ka shkruar gjithe keto fjale e keta rreshta dhe nuk ka thene asgje te re, as edhe nje mendim sesi mund te behet nje administrate vecse formulave te sterperdorura. Duke se i kane shterur idete dhe ka filluar vetem te mbushe faqet

  13. shqiptari e ka te pamundur te bej shtet…ne jemi ne gen popull horre e batakci…

  14. Kjo eshte nje trokitje,ma shume se per te gjet mekanizmin se si duhet te testohen nepunesit! Edhe ne Amerike kur pretendohet per nje vend pune,i pari dokument eshte vertetesia e shkollave, kurseve dhe dokumenti provues se i ke mbaruar, ana mjeksore per te pare aftesite shendetsore. E dyta komisioni perkates profesionlisht kompetent per te zgjedhur ma te aftin ne nje vend pune. E treta, qendrimi afer dhe profesionalisht nga marrsi, per te pare venjen e aftesive ne praktike sa me shpejt dhe nese nuk e justifikon, ai largohet, pa u shtuar beneficet qe i takojne ne ate vend pune. Une kam nje rast per nje vend pune ne spital qe konkuruan mbi 300 vete dhe me ne fund fitoi femija im! Lubonja duhet te korigjoje fjalen ndryshim sistemi. se kjo ma shume ka hyre ne terminologjine e sistemeve ekonomike shoqerore qe ka filluar tek ai i shoqerise primitive te ekonomise se mbledhjes se ushqimit dhe te kapjes se gjahut dhe deri te sitemi ekonomiko shoqerore komunizmi qe nuk e mbushi 100 vjetshin; per arsye se ketu behet fjale jo per te kerkuar nepunes me aftesi te gjithanshme per te ndryshuar sistemin ekonomik kapitalist demokratik, por per te ndryshuar mentalitetin ne sektorin perkates(ne administraten) se pa zbatuar ne perfekt ligjet ai vete, nuk permbushet detyra dhe se kerkesat nuk duhet te qendrojne vetem ne ligje, ato, duhet te zbatohen me cdo detyrim ne praktiken e punes dhe ky do te ishte kryteri ma i i mire per cdo nepunes, te qendroje, apo te largohet nga detyra!

  15. Ganiu me co na sjellin ketu si te verteta te gjitha rrenat e plakut rrenacak e llafazan Sali Berisha. Saliu ,qysh se asht fute ne politike asht rekordi i mashtrimeve,shpifjeve e intrigave. Ju vazhdoni ta besoni si militante te mjere te nje diktatori kriminel

  16. Zoti Lubonja po kur hiqet nga puna nje Kandidat i Shkencave dhe zevendesohet me nje person qe deri dje nuk ka patur piken e eksperiences ne ate detyre, por vetem se eshte zyrtar i Partise Sociliste, cfare i thua kesaj??
    Ne kete shkrim justifikohen heqjet nga puna me shumice dhe i jepet mend se si duhen marre ne pune te tjeter. Bravo Lubonja!

  17. Ndonese e sheh me realizem abuzimin qe po ben qeveria socialiste ne shkarkim emerimet e pa motivuara ne drejtimin profesional por me motive politike, duke u nisur nga perceptimi i tij subjektivist qe i fut te gjithe ne nje thes, shfaqet kontradiktor edhe me veten, duke ju dhene te drejte socialisteve qe te “pastrojne qeverine e mepareshme te korruptuar”..
    Ku e mbeshtesni ju personalisht z.Lubonja kete akuze pergjithesuese ?
    Keni fakte te provuara juridikisht per kete “korrupsion” masiv ne administraten shteterore te mepareshme ?
    Para disa ditesh, Komisioni evropian paraqiti nje raport progres qe i hedh poshte si perceptimet tuaja per mazhorancen e mepareshme, ashtu edhe perceptimet e propoganduara nga “rilindasi” Rama..
    Nje administrate e tille sc e pershkruani ju apo Rama, nuk do te ishte e afte te plotesonte kushtet politiko-ekonomike per tu pranuar ne BE.
    Jeni gjithmone i pakjarte ne “sistemin e ri” per te cilin pretendoni.
    Per t’ju ndihmuar qe ta kthjelloni alternativen tuaj per kete sistem imagjinar, do t’ju rekomandoja, qe si nje i persekutuar nga diktatura komuniste, te drejtonit gishtin konkretisht e me emra tek ata punonjes te administrates shqiptare e te rendit publik qe ju kane persekutuar dikur .qe te mos kene me ne dore jeten tuaj e te gjithe qytetareve shqiptare. Keta lloj “kuadrosh”, sado te afta profesionalisht, nuk duhej ta kishin te drejten as ligjore e as humane qe ti shihje te kapardiseshin akoma ne karriget e pushtetit.
    Po, per kete “sistem te ri” do te isha edhe une.

  18. Ky eshte nje shkrim “limonade”.Nje gazetar italian(L.Sechi)ka shkruajtur :Gazetari mund te kete miq,por gazeta “mai”.Gjate fushates se zgjedhjeve disa zera thane qe nderim(qeverie) do te kete,por ndryshim jo.Nuk mund te themi qe s’kane pasur te drejte.Por,duhet thene qe edhe shtypi ka pjesen e tij.Puna e qeverise nuk duhet te kete si mase vleresimi punene e qeverise se mepareshme,por standartet evropiane,ku pretendojme te shkojme.Mirepo shtypi(dhe jo vetem ai pro qeveritar),eshte me slloganin “keta” e kane mire,se edhe “ata”ashtu bene.Ne zevendesimin e administrates publike ne “ata”me “keta”sipas deshires se titullarit te dikasterit,eshte nje kthim prapa.
    Vetem Ministrat jane figura politike,gjithe te tjeret duhen te zgjidhen me konkurse on-line te publikuara e transparente.Qeveria ishte tre muaj ne stand-by dhe mund e duhej te pergatiste gjithe materialin e nevojshem,per te vene ne pune nje administrate eficente ne te gjitha drejtimet dhe pa perkatesi partiake.Ne kete menyre do te rritej besimi i qytetareve per shtetin dhe vete shteti do te funksiononte normalisht.

  19. Z Lubonja!Edhe se jam ne emigracion lajmet nga shqiperia i degjojme i lexojme se ne fund te fundit lame jeten ne ate vende.tema qe sot diskutohet dhe qe ju ngrini dyshime ka te beje me probleme mjafte te mpreta sociale.Shkarkimet qe sot ndodhin ne shqiperi as ne 44 nuk jane bere se edhe atehere ne administrate u mbajten njerezit specialist njerzit e shkolluar pamvaresishte se si u trajtuan me vone nga diktatura.Por kjo sot eshte nje sjellje me se makabre ku te gjithe futen ne nje thes dhe flaken ne kazanin e llozhrave vetem e vetem qe ti hapet vende pune nje qe ka bertitur neper mitingje.kjosjell vetem cthurje te shoqerise dhe jo ashtu sic pretendohet rilindje. Kjo qe i ndodhe sote policise e kam vuajtur edhe une ne 98 se me qene lapsi nga 91 deri ne 97 nuk me kish kapur akoma per tu larguar nga ushtria qe kisha qe nga 72 qe punoja ne kete ministri ,pas 97 me quanin gjoja demokrate ku une as kisha vajtur ne as nje lloji mitingu majtas apo djathtas ,persona qe shkonin pas mitingjeve shkonin deri tek luan hajdaraga minister i asaj kohe dhe kerkonin me cdo kushte vendin e punes time aq sa presioni ishte aq i madhe sa ma thane trc se po te heqim se ka shume kerkesa nga militantet. Por kur i degjoje keto sot me rikujtojne vitet pas 97 por edhe atehere nuk u bene masive si ne kete kohe.Edhe privati ne kapitalizem nuk te flak dot nga puna se ka rregulla dhe ketu te mbon edhe sindikata .Se te heq nga puna pa motivacion firma detyrohet te paguaj 13 paga te plota dhe pastaj shteti per nje periudhe kohe 6 muaj apo nje vit ne vartesi te moshes te paguan disokupacion.Ka bindjen e plot jo dushim sic mendoni ju se kjoe vjen ere ndyresire dhe jo rilindje.

  20. I jap Plotesisht Te drejte Lubonjes per analizen por Eshte radha e TIGRAVE NE DOGANAT SHQIPTARE .

  21. O Toso se iku Mejdani me te drejte pa te drejta ta gjej me gjykata, por mos aludo jo ju duhej vendi jo po .Doris Packu e paska mbajt mik ala Mejdanin .Na u bo cuni I Mejdanit problem nderkombetar , hej pike e zeze

  22. Keto dite ristrukturimesh apo reforma me kujtuan ditet pas ndryshimit te forcave politike ne pushtet pas zgjedhjeve te 1997-s.Shpresoja edhe une te rikthehesha ne pune se bashku me disa shoke te tjere.Me pak veshtiresi rifilluam pune.Ne po zevendesonim disa vende bosh te personave qe ishin larguar jashte shtetit,pra kishin braktisur detyren,me friken se tani qe erdhen keta”komunistet ” ne pushtet do te hakmeren etj.etj.Per his te se vertetes ishin larguar ata persona qe kishin thyer ligjet e shtetit e per tju shmangur ndeshkimit.Nga roli i nje asnjeanesi apo arbitri po perpiqedha te shikoja nese edhe keta qe ishin rikthyer ne pushtet,do te vepronin si paraardhesit e tyre demokrate.E verteta ishte se te gjithe keta persona edhe pse me arsim te larte,nuk ishin trajnuar asnje dite ne lidhje me detyren qe kryenin.Ishin lene ne pune pune te gjithe ish drejtuesit e rretheve qe perfshinte qarku.Qendronin kokeulur dhe te trembur prisnin shkarkimet.Duke pare kete gjendje drejtuesi i qarkut ju drejtohet:”Ngriheni koken lart,ju keni vepruar ashtu sic ju kane urdheruar.Per ne qe jeni rikthyer ne detyre ndoshta keni degjuar njemije te zeza,por se bashku ju do te shihni se si i sherbehet ligjit dhe jo partive politike.E verteta eshte se per pese vjet ju keni ngelur te pakualifikuar,dhe kualifikimi do te jete objektivi kryesor per ju”.Cdonjeri prej tyre u clirua.Kishte ardhur nje kohe e re,ishte hedhur nje hap shume i rendesishem per tu haruar kenga “Ne ato maja rripa rripa,njehere ma hype,njehere ta hipa”.U vu re se kerkohej rendimend ne pune,se kishte ikur koha e vegjetimit.Edhe njerez te kualifikuar,nuk po ndiqnin dot ritmin e punes qe kerkohej.Rryma filloi ti nxirte ne breg ata qe nuk e meritonin.Dua te theksoj se edhe pse filloi ky ndryshim pas rikthimit te partise demokratike ne pushtet,ne vend qe te hidhej edhe nje hap pozitiv,PD beri te njejten gje qe beri pas ardhjes ne pushtet pas zgjedhjeve te vitit 1992.Jami bindur se nese do te kishte vazhduar zbutja e llogoreve nga PD-ja sot nuk do te diskutonim kaq shume per rrotacionin ne administrate.

  23. Z.Fatos ne cilin vend te botes lejohet te ulet imazhi i nje kompanie.E dini se ne perendim per ulje te imazhit i paguhen kompanise miliona e miliona $.Sh.mire qe e kapen me shkelje Kurumin por nuk ke pse ti ulesh reputacionin.Pronari i Kurimit ketu e kishte fjalen.Erdhi dhe pasi komunikoi me drejtorine e doganave tha shprehimisht”Per demin qe une i kam shkaktuar shtetit shqiptar jam i gatshem te paguaj si vleren edhe penalitetin”
    Cfare i ngeli tani doganes shqiptare qe s’la gje pa thene duke denigruar kompanine.

  24. Me vjen keq por ne shum qytete po vihen Drejtora njerez qe akoma skan Libreze pune! Universitetin e kan marre “pleqeri” Bravo rilindja! Shiperia po shkon keq e me keq

  25. Falemnderit per shkrimin e qelluar mjeshter Lubonja

  26. Qendrim i turpshem (dhe si perhere i pabaze) i Lubonjes. Per me teper qe behet ne vazhden e shume qendrimeve misogjiniste te nje pjese te mire te medias shqiptare lidhur me emerimin e Spiropalit si Drejtore e Doganave.
    E para pasi askush nuk e mendon (e aq me pak e beson) se shkarkimet ne kete dogane jane bere nga Drejtorja e Re… duke e fyer kete te fundit si nje vegel qorre e jointeligjente te Rames.
    Se dyti pasi …Nenteksti i felliqur edhe i Lubonjes eshte qe ky shkarkim eshte politik… askush nuk mendon se nese biri i perkedhelur i Mejdanit Plak do te mbahej ende ne ate post ..vete Lubonja me te tijte do ta akuzonin Spiroplain dhe vete Ramen se po e mban Mejdanin Junior per aresye thjesht politike.
    Modus operandi i gjithe misogjinisteve eshte pikerisht ai i te gjeturit te cdolloj justifikimi per te na teguar sesa te paafte jane te gjithe grate ne jeten publike/politike/ ne pozita drejtuese.
    Askush nga media nuk eshte lodhur pak te investigoje se pari nese emerimi i djalit te Xhepit Plak disa muaj me pare ishtre bere konform rregullave dhe nese ky individ qartesisht i paafte i ka pasur kualifikimet per tu emeruar ne ate post teper te rendesishem ne luften ndaj evazionit fiskal dhe krimit ekonomik. Askush nuk e merr te mireqene faktin qe biri i ish-presidentit mund te kete shkelur kodin e etikes profesionale…. vec pozicionimi i tinj ne media fill pas pezullimit nga puna tregon se ky individe eshte jo vetem i papjekur por edhe i rezikshem per te punuar ne administraten shteterore. Gjuha misogjiniste e Juniorit ndaj eprores se tij eshte edhe nje shprehje e qarte se perse edhe misogjinistet e tjere (me teprice) ne mediat e Tiranes e shohin te keqen tek Spiropali dhe jo tek edukata e munguar dhe paaftesia e djalit te Mejdanit.

  27. Mejdani asht pushue prej pune se i ka prishe pune KURUMI-turk. Shoku Rama i ka punet voj me Rexhepin e Turqise, e prandaj, me diftue vedin edhe ma shume servil ndaj Turqise neo-islamike, i ka dhane nji shenje te forte besnikerie “vellazenve” anadollake. Socializmi islamik i Enver Hoxhes u kthye mbas 13 vjetesh emigracion.

  28. Nje here ne 8 vjet duhet nai kryeminister i tipit Rama, qe populli ta mari vesh qe vetem me te djathtet ecen perpara.Kurse Lubonja ka te drejte per gjithcka qe shkruan. sepse nuk eshte i asnje krahu,

  29. Fjale dhe vetem fjale pa fund. Perrenj fjalesh, keshtu do ta quaja kete shkrim. As mish dhe as peshk. Kohe e harxhuar kot per ta lexuar ate.

Beni nje Koment


5 + 8 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy