GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Argument, Flash » PS merr Tatimet e Doganat, Rama emëron Spiropalin dhe Brisida Shehajn

PS merr Tatimet e Doganat, Rama emëron Spiropalin dhe Brisida Shehajn

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

DREJTORESHA E RE E TATIMEVE BRISIDA SHEHAJ (MAJTAS) DREJTORESHA E DOGANAVE, ELISA SPIROPALI

Zydi Dajti, kryeinspektor ndërtimor. Kamelja Vojka te Shërbimet Qeveritare.

Emërimet, LSI merr postën, PS merr Tatimet e Doganat.

Spirapali dhe Shehaj, dy femra për të mbledhur taksat.

Mbledhjen dhe administrimin e parave që do të vijnë nga Tatimet dhe Doganat, Kryeministri Edi Rama ua ka besuar dy femrave.  Gjatë ditës së djeshme ka vijuar zëvendësimi i drejtuesve në disa prej institucioneve kyçe, dhe kanë qenë surprizë jo e vogël dy emrat e rinj drejtues të Doganave dhe Tatimeve. Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pas largimit të Gazmir Spahisë, është vendosur Bisida Shehaj, ndërsa në krye të Doganave, në vend të Flamur Gjymishkës, është emëruar Elisa Spiropali.
Emërimet
Plani i socialistëve është për një administratë të unifikuar, pra shkrirje të Tatimeve dhe Doganave, por kjo duket se do të kërkojë kohë. Emërimet e djeshme kanë qenë edhe masa e parë e marrë në drejtim të ndryshimit të administratës në këto institucione dhe PS, edhe pse në aleancë me LSI, ka preferuar që këto dy institucione t’i drejtojë vetëm. Elisa Spiropali, e emëruar në krye të Doganave, mban aktualisht edhe pozicionin e kryetares së Forumit Rinor Eurosocialist, ndërkohë që ka qenë një nga elementët më aktivë brenda PS. Po kështu jo më pak i lakuar është edhe emri i Brisida Shehajt. Kjo e fundit ka punuar në një pozicion drejtues në një nga bankat e nivelit të dytë në vend, ndërkohë që ka qenë aktive gjatë fushatës së PS, kryesisht në takimet me biznesin. Shehaj ka qenë ndër emrat që u votuan në vitin 2011 si anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS.
Ndërtimorja dhe sherbimet qeveritare
Një tjetër emërim është bërë ditën e djeshme në Inspektoratin Ndërtimor, i cili do të jetë në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Në krye të këtij Inspektorati është vendosur Zydi Dajti, një emër jo pak i njohur, sidomos i lakuar në post-ngjarjet e 21 janarit. Dajti ka një të kaluar si punonjës në Gardën e Republikës dhe në vitin 2006 është liruar nga detyra. Pas kësaj ai ka punuar në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës kur kryebashkiak ishte Edi Rama. Me vendim të Ramës, është shkarkuar nga Kreu i Shërbimeve Qeveritare,  Elsa Meksi. Në vend të saj, drejtoresha e re e Shërbimeve është emëruar, Kamelja Vojka. Kjo e fundit ka punuar kohë më parë si specialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se Vojka është shkarkuar nga Kuvendi gjatë peridhuës së maxhorancës së PD. Meksi kishte më shumë se 5 vite që drejtonte Shërbimet Qeveritare.
Posta Shqiptare
Një ndër emrat më të lakuar ndër radhët e LSI, Ardit Çela, nga dje është emëruar drejtor i ri i Postës Shqiptare. Vendimi i ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Arben Ahmetaj, u bë i ditur përmes një njoftimi. Çela do të drejtojë Postën, duke zëvendësuar Arqile Gorenë.

Emerimet
Drejtoria e Tatimeve
Ikën Gazmir Spahija
Vjen Brisida Shehaj
Drejtoria e Doganave
Ikën Flamur Gjymishka
Vjen Elisa Spiropali
Ndërtimorja
Ikën Dem Dollapi
Vjen Zydi Dajti
Shërbimet qeveritare
Ikën Elsa Meksi
Vjen Kamelja Vojka
Posta
Ikën Arqile Gorea
Vjen Ardit Çela

Elvana Hana jep dorëheqjen
Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka dhënë dje dorëheqjen. Hana drejtonte ISKSH që prej vitit 2005. Pritshmëritë janë që emri që do të drejtojë këtë institucion të vijë nga radhët e LSI-së.


NERTILA MAHO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

34 Komente per “PS merr Tatimet e Doganat, Rama emëron Spiropalin dhe Brisida Shehajn”

  1. Eshte mekate te lardojsh nga detyra e drejtuesit te Postes Shqipytare zotin Gorea qe ka bere nje pune te shkelqyer ne kete detyre I vlersuar shume jo vetem ngane shqiptaret, por edhe nga ndekombetaret.. Zoti Cela qe senka emeruar per te zevendeuar tenderuarin Gorea do ta gjeje te shtruar rrugen dhe ai vetem duhet te ece pa qene nevoja per te bere me teper. Nuk e dij se per cfar arsye duan te largojne nga puna nje person qe ka punuar SHUME MIRE>

  2. Po ky s’la me kalamaqer pa ju besuar pika strategjike te vendit!Po keta te rriten njehere ,te mesojne te ngjisin shkallet nje e nga nje pastaj ..Libreza e punes vetem ne Shqiperi hapet me drejtor,deputet ,kryedoganier etj

    • Ermira, komenti juaj eshte shume i goditur. Ne asnje vend te botes nuk e gjen nje praktike te tille, per kete te jene te gjithe te sigurte.
      Hajde albania rrumpalle hajde

    • ermira, ne kemi pase kryeministra qe skane pase libreze pune jo me drejtor dogane e poste.
      keta jane bijte e baballareve, qe drejtorat per 50 vjet i kishin nga klasa puntore (injoranta)

  3. ja dhe fushata e spastrimeve pse e besoni ju ate qe tha nuk heqim njeri nga puna po 300000 vendet e reja

  4. shume mire por pak shume te rinje per keto detyra….

  5. Te besh Drejtoreshe te Doganave Spiropalin eshte nje mekat i madh per cdo punon jes i kualifikuar i ketij sektori . E imagjinoni dot se cfare pune do beje Spiropali ? Do te mare urdhera nga Rama e pasdtaj mjere nenpunesit e ketij sektori dhe tregetaret . Mesa kam degjuar dhe nga mendja eshte pak …. . E mbani mkend si reagoi pak kohe me pare lidhur me zgjedhjet ne FRESH ? Cudi o Rame . Nuk ke asnje ndryshim nga Sali Ram B. Tu kishte bere nje nene eshte pak . Eh bela .

  6. Po e kthen qeverine e administraten shqiptare piktori Rama, edhe nje here si ne vitin 1944 me djem e vajza te reja partizane qe sapo mesuan “shkrim e kendim” ne male, u bene ministra, e specialiste te te gjitha fushave.
    Ndryshimi eshte vetem se keta partizane ish fatosa te pp, tashme “shkrim e kendimin” e mesuan ne vendet kapitaliste qe eterit e tyre i kishin demaskuar.

  7. As nga 30 vjec nuk ka asnje nga keta…C’na gjeti..!! Po keshtu i duhen, mesa duket..qe ti thone peqe-lepe!

  8. Sa per dijeni te lexuesve..shihni “biografine” e Erises e shkruar nga ajo vete:
    Elisa Spiropali
    About
    About
    Kryetare e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH)
    Kur bëj mirë ndihem mirë, kur bëj keq ndihem keq. Kjo është feja ime. Abraham Lincoln
    Biography
    Sapo kisha mbaruar klasën e pare. Po ecja “anës udhës” duke
    pëshpëritur me vete vargun “korrini dhe bjeruni” nga “Anës lumenjve”
    kur befas dërrmova gjunjët në një trotuar.
    Jam rrëzuar e dërrmuar edhe shumë herë të tjera duke lexuar e
    recituar. Nga shkallët që i zbrisja e ngjisja si e marrë. Nga bankat e shkollës ku hipja për t’i folur klasës. Nja dy a tre herë madje për pak sa s’kam rënë nga
    terraca e pallatit të gjyshes prej nga recitoja me sa kisha në kokë që ta
    dëgjonte mëhalla.
    Kur erdhi në Tiranë James Baker, fare fëmijë, “anës udhës” dhe “në mes
    të turmës” ndoqa makinën e tij duke bërtitur sa më iku zëri për një
    muaj.
    Në fillore dhe 8 vjeçare kam qënë e rrethuar me komplimenta.
    Kolegji në Kanada ishte i rrethuar me pyll. Edhe atje jam rrëzuar e
    lënduar kushedi sa herë duke u përplasur me drurët e pyllit tek lexoja
    e përhumbur libra mbi progresin dhe ndaja batuta me miqte.
    Universitetin e bëra në Shtetet e Bashkuara për Politikë dhe Ekonomi.
    Kur u ktheva nga Amerika u rrethova gjithë kohën nga protestat dhe deklaratat.
    Vajta në Angli ku bëra studime pasuniversitare për Politikë Ekonomike
    Europiane. Edhe atje u gjenda e rrethuar nga uji dhe konservatorizmi,
    se dihet që Anglia është ishull.
    Në 2009-ën pata rastin dhe fatin dhe kënaqësinë të kandidoj për herë
    të parë në Partinë Socialiste një një zonë kryeqytetase “informale”,
    plot energji njerëzore, plot shije jete.
    Tani kam nderin të drejtoj forumin më të madh, më të gjallë, dhe më të
    fortë në Shqipëri; FRESSH.
    Libri im i parë titullohet “Maska Ra”.
    Kështu ka shkuar jeta ime deri më sot. Duke studiuar, punuar, kënduar,
    duke u përplasur e dërrmuar, por asnjëherë duke u
    mposhtur.
    Dhe ja ku jam unë Elisa Spiropali. Ardhur nga “ana e udhës” dhe nga
    “mesi i turmës”.
    Unë e përbuz servilizmin, shtrirjen e dorës, mediokritetin, deformimin
    karakterial. Unë adhuroj, luftoj dhe punoj për progresin shoqëror.
    Respektoj talentin. Konsideroj të shenjtë individin. Dhe ndjehem
    krenare që gjithmonë diku kam qënë, dhe gjithmonë diçka kam bërë. Për
    tu ndodhur këtu ku jam. Në mes të Rilindjes. Dhe më 23 qershor,
    në mes të fitores.
    Basic Info
    Joined Facebook 02/04/2010
    Current Office
    Office: Chairperson of FRESSH
    State: Tirana, Albania
    Party: Socialist Party of Albania

  9. EDI PO VEPRON SI ENVERI DO PIONIERE BUDALLENJ QE TI BINDEN.

  10. keshtu e ka me te lehte ti kete te gjitha nen kontroll “komunisti” Rama.

  11. Arqile Gorea,inxhinjer mekanik , me shkolle nate a korespondence, mik dhe yzmeqar i Sali Berishes, ben mire te shkoje ne profesionin e tij , qe kurre nuk e ka perdorur ! Le te mbledhe dhe te rrite pellumba, si ne kohen e partise ne Kantinen e veres ne Durres! Durrsaket e njohin mire kete vemje te Saliut .

  12. Te pakten enveri te vriste keta te tjeret te lene te ngoirdhesh urie as nje plumb nuk harxhojne.

  13. Komente dashakeqe, dhe skeptike, pse paragjykoni kur nuk i njihni njerzit dhe nuk e keni pare punen e tyre?? mosha e re mundet te punoje shume here me mire se ata qe kane nje shekull neper karrige zyrtaresh dhe e kane krijuar kete zallamahi,jane ata qe i dine te gjitha marifetet se si te rrjepin popullin e thjeshte qe ju troket ne dere po te rinjve kur do tju jepet mundesia te shfaqin aftesite e tyre??? Arditin e njoh personalisht dhe eshte djale persembari,shume i zoti dhe i pergjegjshem panvarsisht moshes se re. Urime Arditit dhe kolegeve te tij.

  14. ajde doganiere ajde,ca do heqin doganieret me kete kukull.

  15. flisni kot po ne ishim ne diktaturen e diktatorit me te eger qe ka pas ndonje here europa dhe ai ishte saliu ? dhe qeveria e Edi Rames do te jet ndryshe se e ka zgjeddur vete populli dhe do te bej per shqiptaret dhe nuk kemi pse flasim para kohe,

  16. o njerez keta te majtet e kan tradit nga te paret e tyre ,se edhe Ramiz Alija u emerua komisar batalioni ne moshen 17 vjec

  17. Tani me duket se po e kapim lepurin me qerre

  18. Diferenca SPIROPALI

    Nuk flas dot per emerimet e tjera, por Elisa SPIROPALI ben diferencen, nuk ka te dyte si ajo!!! Dhe keni per te pare doganat sesi do trasfermohen dhe do kerkoni te keni 2 apo 3 te tjere njerez si SPIROPALI dhe ky vend do behet pastaj. Urime Elisa, larte e me larte e dashur.

  19. ajde shefe ajde po pse mo edi nuk kishe ndonje specjalist ne liste ti qe vure kete vajze te re mjere doganieret e shkrete cdo heqin

  20. me vjen per te qeshur me disa komentues qe ndjehen te zhgenjyer nga Rama qe tani !!! Prisni se eshte vetem fillimi i nje cmendurie !! Do tju marre malli per Berishen shume shpejt !!!

  21. ne vitet 1980 ne diber vune nje sekretare komiteti ( M.N) spo ja theme emrin dhe kur ekipi i futbollit te korabit doli ne kategorine e dyte e cuan ti pershendeste ne emer te komitetit ekzekutiv te rrethit ku ajo i pergezoi qe kane dale ne kategorine e dyte dhe u tha:” qe sduhet te ndaloni qe vitin tjeter te dilni ne te treten e me vone ne te katerten kete kerkon partia nga ju” shpresoj qe te rinjet e sotem te jene te shkolluar dhe te kene inteligjencen e nevojshme per te kuptuar realitetin , se ndryshe shkolla e ndryshe problemet e punes

  22. edhe r.alia keshtu i thonte studenteve ne vitet 90 prit se ju jeni te rinj nuk i dini mire keto pune.dhe pastaj na i dhea peshqesh Berishen dhe Nanon,per 23 vjet e pame se cfare bene dyshja e famshme.Dy te tretat e votave i ka nga mbrapa,prandaj u votuan.

  23. drejtora dhe ministra te sapo dale nga bangat e shkolles vetem ne shqiperi po na shofin syte e po na degjojne veshet,,me pak njohje dhe me nje tufe me lek ne shqiperi behesh mbret.lum ne per ta o zot.

  24. Ne krye te tatimeve kemi sot nje vajze qe ka mbaruar ekonomikun me mesatare 5.Me qe rilindja premton transparence,le te zbardhe arsyet reale pse I eshte besuar Brisides dhe jo nje vajze tjeter nga shume ne qarkullim me rezultate te shkelqyera,kjo detyre.Sepse te vesh nje qe del nga ekonomiku me 5,te drejtoje tatimet eshte njesoj si te vesh nje i sh te denuar minister te brendshem.Dhe me qe nuk po’ na cudit kjo e para,ka sh gjasa te ndodh dhe te mos na cudise sh as kjo e dyta.

  25. Edi dashka si personel persona qe ti thone ‘yes’. Keto zonjusha s’kane asnjelloj eksperince. Karriera duhet te jete nje proces, jo me katapult. S’me duket normale to besosh nje 30 vjecare nje post te tille

  26. E ne te pesten e ne te gjashten, lart e me lart

  27. Kta adoleshentet duhen vetem per fshesen e pare, e pastaj perfundojne sek

  28. Kjo e tatimeve ka mbaruar UFOn me Sajmir Tahirin ne nje klase. Kohet e fundit drejtoi degen e FIBANK te Kullat Binjake. Tani drejton tatimet. O burra mos paguani taksa se do shkojne shume here me shume se me pare ne xhepat e atyre qe na qeverisin. Po keta kane edhe nje te keqe: e kurojne imazhin e tyre me mjeshtrin e grimit Fuga dhe populli pak nga pak do e haje kete gjelle qe po i jepet.

  29. FAJIN E KA SALIU!!!

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy