GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Shqipëria, a është atraktive për investitorët e huaj?

Shqipëria, a është atraktive për investitorët e huaj?

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
VALBONA ZENELI

  Me gjithë rritjen relativisht të shpejtë ekon-omike në dy dekadat e fundit në Shqipëri, ende të ardhurat mbeten më të ulëtat në rajonin e Europës Juglindore, me vetëm 3883 dollarë për frymë në vitin 2012, madje me një ulje prej 150 dollarësh nga viti 2011 që ishin 4042.   Rritja ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja e teorive ekonomike, ka qenë kryesisht e bazuar në ekspansionin e konsumit, i bërë i mundur nga flukset e kapitalit për shkak të: proceseve të privatizimit, rritjes së kreditit dhe transfertave private në formën e remitancave. Kjo rritje ka qenë rezultat i transformimeve strukturore, përmes zhvendosjes së burimeve (më së shumti njerëzore) nga aktivitetet me produktivitet të ulët, si bujqësia, në sektorë më produktivë, si prodhimi dhe shërbimet. Me alokimin e flukseve të kapitaleve të kreditit drejt konsumit, aktivitetet produktive nuk janë ushqyer në mënyrën e duhur. Zhvillimi ekonomik, i udhëhequr kryesisht nga akumulimi i kapitalit fizik dhe financiar sesa atij njerëzor, ka çuar në fryrjen e borxhit sovran dhe duke mos përmirësuar konkurrueshmërinë.
Shqipëria ka qenë disi e suksesshme në menaxhimin e impaktit të krizës së eurozonës, falë ekonomisë të saj të pazhvilluar dhe informale, duke shmangur kështu problemet me tregjet financiare ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë se impakti indirekt i krizës përmes kanaleve përhapëse (spill-over) mund të mos sjellë implikime të rënda për ekonominë në të ardhmen.
Është momenti që Shqipëria të gjejë rrugë dhe burime të reja për një rritje të qëndrueshme ekonomike, duke rritur akumulimin e faktorëve dhe produktivitetin më të lartë ndërsektorial. Një nga mekanizmat më të rëndësishëm për të arritur këtë objektiv janë investimet e huaja direkte (IHD)- të rëndësishme për transferimin e kapitalit, teknologjisë dhe njohurive.
Ekonomistët liberalë kanë sugjeruar që prej rënies së Murit të Berlinit IHD-të si një motor për të arritur një tranzicion të suksesshëm nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut, madje dhe suksesi i shumë ekonomive të Europës Lindore u është atribuuar pikërisht sasive të larta të investimeve të huaja, si një mjet modernizimi dhe force udhëheqëse zhvillimi.  
Në Europën Juglindore, me gjithë rritjen e shpejtë të IHD-ve që prej viteve ‘90, ato mbeten ende të ulëta në kontekstin global. Paçka se këto vende përqafuan menjëherë regjime të hapura investimesh dhe tregtie, përsëri ato janë shmangur nga investitorët e huaj për shkak të mungesës së stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.
Së fundmi, një studim i imi ekonometrik, ka qenë i fokusuar te Shqipëria, vend ku niveli i IHD-ve është i ulët, si në terma absolutë, ashtu dhe relativë, me nivelin më të ulët në rajon, me një stok IHD-sh për frymë rreth 1514 dollarë në vitin 2012. Objektivi i këtij studimi ishte të analizoheshin IHD-të, faktorët për tërheqjen e tyre dhe efektet e tyre në ekonominë shqiptare.
Disa nga karakteristikat e IHD-ve në Shqipëri janë: në kërkim tregu dhe shumë pak të orientuar drejt eksporteve, në kërkim të kostos së lirë të punës, të lidhura ngushtësisht me proceset e privatizimit. Me një pozicion dominues të investimeve nga vendet e BE-së (rreth 80 për qind), vërehet prezenca më së shumti e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke punësuar rreth 65% të këtij sektori. Me shumicën e investimeve në transport, komunikacion, në sektorin monetar dhe më pak në industrinë prodhuese, më shumë se 80 për qind e totalit është e përqendruar në zonat e zhvilluara urbane të vendit.
Se cili është kontributi i IHD-ve në vendin pritës, është një argument i diskutuar gjerësisht në literaturë. Teorikisht, efektet pozitive ndahen në direkte dhe indirekte. Impakti direkt shihet në rritjen ekonomike, punësim, konkurrencën, eksportet, produktivitetin dhe konkurrueshmëri më të lartë. Por janë impaktet indirekte ndoshta edhe më të rëndësishmet në afatgjatë, përmes influencimit të performancës së kompanive vendase si shkak të efekteve pozitive shpërndarëse dhe ndërveprimit ndërsektoriale. Kjo ndodh përmes: transferimit të teknologjisë dhe njohurive, integrimit në tregtinë ndërkombëtare, zhvillimit dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve, konkurrencës dhe formimit të kapitalit njerëzor.
Në rastin e Shqipërisë, studimi ekonometrik, i cili merr në konsideratë IHD-të që prej fillimit të viteve ‘90, duke u bazuar në shumë variabela ndikues, nxjerr si përfundim një efekt domethënës (sinjifikativ) pozitiv të IHD-ve në rritjen ekonomike të vendit. I njëjti studim vërteton statistikisht se IHD-të kanë promovuar zhvillimin ekonomik në Shqipëri përmes injektimit të kapitalit financiar, aq të nevojshëm.
Pra, statistikisht vërtetohet se investimet e huaja janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, por kjo marrëdhënie është më komplekse se sa mund të mendohet. Jo çdo investim i huaj çon automatikisht në rritje ekonomike, por varet thellësisht nga disa kushte të vendit pritës, të cilat quhen kapacitete tërheqëse “absorptive capacities”, të rëndësishme si për thithjen e IHD-ve, ashtu edhe për korrjen e benefiteve të plota të tyre. Këto kapacitete janë: hapja e tregut në tregun ndërkombëtar, kapitali njerëzor, kapaciteti teknologjik, krediti vendas dhe institucionet funksionuese dhe  eficiente.   
- Në studimin për Shqipërinë, hapja e tregut rezultoi një nga faktorët më sinjifikativë që influencojnë rritjen ekonomike përmes IHD-ve. Përsa i përket regjimit ndërkombëtar, ai është më së shumti i liberalizuar, duke qenë se vendi është edhe anëtar i OBT-së. Gjithsesi, ekonomia është e orientuar drejt importeve. Edhe rritja e atyre pak eksporteve ka ndodhur për produkte ekzistuese ndaj tregjeve ekzistuese, duke treguar rrezen e ngushtë të destinacioneve si një limit për tregtinë. Rreth 80% e këtyre eksporteve janë të bazuara në burime natyrore dhe fuqi punëtore të pakualifikuar.
- Cilësia e kapitalit njerëzor ka një rëndësi të dyfishtë: tërheqjen e investimeve cilësore dhe maksimizimin e efekteve të tyre pozitive. Në përgjithësi, vendet me forcë pune të pakualifikuar priren të tërheqin kompani të vogla e të mesme, me investime në industri të vjetra, në kërkim thjesht të shfrytëzimit të krahut të lirë të punës. Në këtë rast impakti i tyre pozitiv është thjesht afatshkurtër, në rritjen e punësimit, dhe efektet afatgjata janë të paqarta. Çelës për rritjen ekonomike dhe inovacionin në vendet në tranzicion, si Shqipëria, është krijimi i aftësive njohëse (cognitive skills), të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e edukimit. Në këtë aspekt Shqipëria mbetet mbrapa të gjitha vendeve të rajonit, duke u cituar nga kompanitë e huaja dhe institucionet ndërkombëtare si një nga pengesat kryesore për zhvillimin. Si shkaqe renditen: shpenzimet publike të pamjaftueshme për edukimin, shkalla e ulët e të diplomuarve në shkencë dhe inxhinieri, moszhvillimi i edukimit dhe trajnimit profesional etj.  
- Aftësia teknologjike në Shqipëri, gjithashtu, është e limituar dhe kapaciteti inovues shumë i ulët në krahasim me standardet rajonale. Vendi renditet në fund të listës përsa i përket inovacionit, i 123-ti nga 144 vende, në raportin e konkurrushmërisë globale të vitit 2013.
- Kapaciteti i kreditit vendas gjithashtu është domethënës në lidhje me efektet pozitive të IHD-ve në Shqipëri. Fatkeqësisht, ky mbetet një nga faktorët më problematikë për biznesin vendas së bashku me korrupsionin. Me gjithë rritjen e lartë vitet e fundit, krediti vendas mbetet shumë i limituar dhe me kosto të lartë në krahasim me standardet rajonale, dhe vetëm 40 për qind e biznesit vendas ka akses në të.
- Pjesa me interesante e studimit ishte vërtetimi statistikor i cilësive të institucioneve (duke u marrë parasysh indikatorë të ndryshëm të BERZH-it dhe Bankës Botërore) si faktori më i rëndësishëm për tërheqjen dhe përfitimin e benefiteve të IHD-ve. Sot ka kudo evidenca se shpërndarja gjeografike e IHD-ve influencohet nga cilësia politike dhe institucionale e vendeve pritëse, duke reflektuar kështu besimin e investitorëve. Ligjet e favorshme për një treg konkurrues, zbatueshmëria e lartë e tyre, masat kundër korrupsionit, janë ndër konsideratat kryesore të investitorëve të huaj. Me gjithë hapat e rëndësishëm që janë marrë për të përmirësuar kuadrin ligjor për biznesin, për shkak të presionit shtytës të BE-së, vendi mbetet i prapambeturi rajonal përsa i përket implementimit efektiv të tyre.  Korrupsioni është “elefanti i madh” në Shqipëri, duke sjellë një kosto shtesë për ekonominë, shtrembëruar konkurrencën e tregut, alokuar gabimisht burimeve dhe duke mbajtur larg investitorët seriozë. Kjo provohet edhe statistikisht nga korrelacioni negativ midis tërheqjes së IHD-ve dhe nivelit të korrupsionit.
Atëherë, pyetja lind: a mund të jetë Shqipëria, një vend i vogël e me probleme të shumta, atraktive për investitorët e huaj? Sipas studiuesve të kohës, vendet e vogla mund të kenë avantazhe më të shumta sesa vendet e mëdha, sidomos kur kanë burime natyrore dhe pozicion të mirë strategjik. Popullsitë e tyre të vogla adaptohen më shpejt me ndryshimet, dhe gjithashtu janë më të mbrojtura nga risku i tregjeve ndërkombëtare. Hapja ndaj tregut, edukimi cilësor e politika të duhura bëjnë që investimet e huaja të luajnë rol më të rëndësishëm sesa në vendet e mëdha.
Diagnostikimi i avantazheve dhe disavantazheve është themelor për ndërtimin e një strategjie pozicionimi në tregun global. Pozicioni i tanishëm i Shqipërisë, duke iu referuar literaturës ekonomike, është “stuck in the middle”, “e ngecur në mes të rrugës”, një ekonomi me kosto të ulët dhe diferencim të dobët. Duke pasur avantazhin e kostos së ulët, Shqipëria ka të gjitha mundësitë të lëvizë drejt një “strategjie niche diferencimi”. Për të implementuar këtë strategji, nevojiten mjetet e duhura dhe politikat e nevojshme. Këto mjete mund të jenë IHD-të. Të targetuara me kujdes dhe të fokusuara në industri specifike, me qëllim krijimin e “clusters” dhe prezantimin e njohurive dhe teknologjive të reja. Shqipëria mund të krijojë edhe programe të shpejta dhe efektive për përmirësimin e burimeve njerëzore. Por, le ta themi hapur! Shumë pak mund të arrihet pa krijimin e një ambienti miqësor ndaj investimeve dhe një rendi ekonomik eficient.

* Autorja është profesore në George C. Marshall European Center for Security Studies.
Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshmërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Qendrës Marshall, Departamentit të Mbrojtjes apo të Qeverise të SHBA.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

7 Komente per “Shqipëria, a është atraktive për investitorët e huaj?”

  1. SHOQJA ; VALBONA a e dini ju qe cdo vend ne bote motorrin e pare per zhvillimin ekonomik jane enterprizat ndermarrjet ; e vogla dhe te mesme jo te medhaja ,, ne France 80% TE bisneseve jane enterpriza te vogla dhe mesatare prandaj nuk eshte porblemi ketu por ne shqiperi nuk dine ta shfytezojne klimen e ngrohte frutat dhe agrymet duhet te jene lire ne detin tone ka shume lloje peshqish por asnjeri nuk di ti shfrytezoi vijne italianet dhe peshkojne , dhe shume gjera te tjera qe rama duhet ti shfrytezoi per permiresimin e jetes se shqipareve dhe dicka qe pashe ne kroaci kur isha per pushime kete vit te gjitha autorruget ishin me pagim nje burim lekesh per qeverine ne ndihme te popllit shqiptar

  2. Shkruar ne nje zyre komode, me kondicionere, kolltuke te rehatshem, ndricim luksoz, njerez me kravata e papione, e mbushur me libra nga mund te marresh cilin paragraf te duash e ta quash si tendin. Asgje nga Shqiperia.

  3. jo! turistet e huaj vijne per ta zbuluar kete vendin tone te humbur, jo per kapacitetet apo per kulturen ton turistike qe as ja kemi haberin! vijne dhe nuk e perserisin me ate gabim!

    • JU SHOKU ROLAND DUKET QE NUK E KE VIZITUAR SHUME BOTEN NE KEMI N JE NGA VENDET ME TE BUKURA NE EUROPE . e kam pare francen italine belgiken pak spanjen kete vite i kalova pushimet ne kroacie por a e dini ju qe ne kemi vend d western me male pyje plage i kemi te gjitha vetem se nuk dime ti mbajme NE KROACIE KA PLAGE SI TEK NE POR JANE TE PASTER DHE NUK I KANE DEMTUAR ME NDERTIME DHE PRANDAJ ISHTE MBYTUR ME TURISTA HOLLANDEZE GERMANE CEKE SLLOVENE DHE GJITHE EKONOMIA E KROACISE MBAHET ME TURISTAT POR NE NUK DIME ME I TERHEQUR TURISTAT ME PLAGE TE PISTA UNE KUR E SHIKOJ DURRESIN DUKET SI MADAGASKARI DHE QEVERIA MBYLLE SYTE PASTERTIA DGE GJELBERIMI ESHTE PRIMORDIALE GJEJA E PARE PER PUSHUESIT A BIENTOT

  4. Pse perdorni fjalen attraction dhe jo fjalen shqip TERHEQJE??????????

  5. Ne kete artikull nuk behet fjale per turistet e huaj,por per investimet e huaja ,ne Shqiperi!Keto probleme qe ngrihen me te drejte duhet te kihen parasysh nga Qeveria e re,Rama.Korrupsioni,krijimi i aftesive njohese si ne shkencat teknike per te rritur prodhimin etj te gjitha keto jane reale,te pranishme sot tek ne!Po dipllomohen te rinjte e sotem vetem ne juridik,sociologji,psikologji,ekonomik,shkenca shoqerore te cilat nuk kane lidhje direkte me prodhimin,si celes i rritjes ekonomike…

  6. Elefant i madh??? Kuceder me shtate koka!

Beni nje Koment


6 + 7 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy