PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Speciale » Velaj: Takimet me Kadri Hazbiun në qeli, kërkonte të më rekrutonte si spiun

Velaj: Takimet me Kadri Hazbiun në qeli, kërkonte të më rekrutonte si spiun

Petrit Velaj duke rrefyer per gazeten “Panorama”

“Si e kundërshtova ofertën e ministrit të Brendshëm”

Historia tragjike e burrave të fiseve Sharra dhe Kokoshi, që u martirizuan barbarisht nga regjimi komunist.

Petrit Velaj është nga të rrallët, ndoshta i vetmi ndër të dënuarit politik, që vdekjen e Stalinit dhe të Enverit i ka kaluar në burg. Numrin e kaluar publikuam përjetimet e tij nga këto dy ngjarje të pazakonta që tronditën regjimin, por nuk shkaktuan të njëjtin efekt tek ata që vuanin dënimin si kundërshtarë të doktrinës së dy “baballarëve” të marksizmit, tashmë në botën tjetër. Nga kujtimet si është njohur me vdekjen e kreut të Kremlinit, Velaj mban mend reagimet e ftohta të shokut të qelisë nga Kazakistani i largët, që ishte dënuar për sabotazh dhe panikun e këtij të fundit për mënyrën si u organizua në Tiranë ceremonia e homazhit për Stalinin. “Me këtë zi që shpalli Tirana, keq do të jetë puna këtu”, kishte parandier ai fatin e zhvillimeve në Shqipëri. Sakaq, nga mbresat për ditën e vdekjes së Enverit, i dënuari që ka kaluar vitet e komunizmit në burg, risjell dialogun e Pali Miskës me ciganin e dënuar në kampin e Zejmenit. Pali Mushka, ironizon Velaj, u shfaq krejt papritur dhe siç kishte marrë detyrën, na njoftoi se kishte pushuar së rrahuri zemra e udhëheqësit të madh të Partisë dhe të popullit. Për një moment ne që e dëgjonim ngrimë në vend. I vetmi që bëri përpara ishte një cigan, i cili vuante dënimin për tentativë arratisjeje. Doli përpara nesh. Ngriti pëllëmbët e duarve drejt qiellit me vështrim nga Pali Mushka dhe të tjerët. Aty për aty ngriti zërin: O Zot! O Zot! Paska me të vërtet një Zot”. Sa shqiptoi këto, ra përmbys në tokë. Pali Miska që kujtoi se ishte traumatizuar nga lajmi i papritur për vdekjen e diktatorit, bëri tre-katër hapa para dhe duke u përkulur mbi trupin e ciganit, filloi t’i flasë: “Vëlla, vëlla… Çohu, se të gjithë e kemi dhimbje të madhe. E kuptoj se ty të dhemb shumë, por Partia na kërkon ta kthejmë dhembjen në forcë…”. Deshi të shtonte edhe diçka tjetër në këtë linjë, por sakaq cigani ishte çuar në gjunjë, dhe ashtu siç ishte, iu drejtua Miskës: “Aman ore, shyqyr që shpëtuat edhe ju nga ai përbindësh, se kishte filluar t’iu hante një nga një si kokrra gorricash, pa le ne që po kalbemi në burgje…”. Pjesa në vijim e kujtimeve të Velajt përmban përjetimet e tij nga takimet misterioze në qeli me Kadri Hazbiun, i cili kërkonte ta rekrutonte në radhët e agjenturës të Policisë Sekrete…

KADRI HAZBIU, PËRBINDËSHI I QELIVE

KADRI HAZBIU ME NJË GRUP TË RRJETIT SEKRET TË SIGURIMIT TË SHTETIT KUR ISHTE MINISTËR I BRENDSHËM

Emri i Kadri Hazbiut përmendej shpesh në takimet e të burgosurve. Për çdo njërin syresh ai ishte një përbindësh me fytyrë njeriu që gëlltiste jetë njerëzish. Shumëkush e quante “dhelpër”, kishte ndër ta që i thoshin “gjarpër me dy kokë”. Gati për të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër, ai ishte njeriu që shënjonte fatin e tyre, ndryshe tragjeditë e tyre. Si rrallëkush nga bashkëvuajtësit, unë kisha “privilegjin” që me të isha njohur qysh në vitet e adoleshencës, kur kishim ndarë halle e gëzime të njëjta. Kishim studiuar të dy në Shkollën Tregtare, por kishim qenë bashkë edhe ditët e para të lëvizjes antifashiste në Vlorë. Me krijimin e brigadave partizane, Hazbiu shkoi në Brigadën e Pestë dhe që aty ishim ndarë. Çfarë ndodhi me të pas luftës e mësova në Burgun e Vlorës. Kisha vetëm dy javë që më kishin syrgjynosur aty kur m’u shfaq te dera e qelisë bashkë me Rrapo Dervishin e Siri Çarçanin. I shoqëronte Hito Çako, kryetari i Degës së Brendshme. Fillimisht vizitën e tij e mendova si një ogur të mirë, por isha gabuar. Sa m’u afrua, pa më dhënë dorën, më kujtoi se vepra që më akuzonin dënohej me vdekje. “Prandaj mendohu Petrit!”, shtoi Hazbiu duke vështruar nga kryetari i Degës që i rrinte në krah. “Përse e keni fjalën, çfarë të mendoj?”, i thashë aty për aty. “Ti je i zgjuar, e kupton vet”, reagoi ftohtë ai. Një moment mbetëm sy më sy pa fjalë. Në heshtje e sipër ndërhyri Rrapo Dervishi që me sa dukej plotësoi atë që kërkonte mysafiri i ardhur nga Tirana. Oferta vinte në formën e një ftese për të bashkëpunuar me drejtësinë, siç quhej atëherë rëndom. Drejtësi në këtë rast nënkuptohej Sigurim, Polici Sekrete. “Besoj se na kupton drejt, reflekto sa nuk është vonë, se pastaj të merr lumi e nuk të nxjerrim dot”, tha Kadriu përmbledhtas dhe u largua rëndë-rëndë, duke drejtuar flokët e gjatë me njërën dorë…

TAKIMI NË BURREL
Plotë 15 vjet pas takimit të parë me Kadri Hazbiun në qelitë e Degës së Brendshme të Vlorës, pata rastin ta takoj përsëri, këtë radhë në Burgun e Burrelit. Ishte fillimi i viteve ‘60 kur diktatori Enver Hoxha u divorcua me padronët e tij sovjetikë. Për çudi, kjo ndër kampe e burgje u shoqërua me njëfarë zbutje në sjelljen ndaj nesh. Mbaj mend që në këtë kohë autoritetet e kampit filluan të na afrohen e të përdorin një taktikë ndryshe. “Vërtet ju jeni të dënuar politikë, thoshin shpesh ata, por edhe ju e doni Atdheun dhe Flamurin e Shqipërisë”. Sakaq, nisi një fushatë me konferenca e fjalime në kamp. Agjitatorët e komandës, me një gjuhë të drunjtë tipike demagogjike, na thoshin se në rast të një sulmi nga armiqtë e jashtëm do të vdesim së bashku në të njëjtat llogore për mbrojtjen e vendit. Pati ndër ne që e gëlltiti këtë çorbë alla bolshevike, por shumica nuk ia vuri veshin. Nuk vonoi shumë dhe u lidhëm me Kinën e Maos. Kaq u desh që regjimi t’u rikthehej burgjeve me hasretin dajak! Pikërisht në një nga këto ditë erdhi për vizitë në burg ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu. Si mbaroi punë në komandë, duke iu drejtuar komandantit të kampit Banush Goxhi, i tha: “Ku është qelia e Petrit Velajt?”. Tjetri ia tregoi pa e zgjatur me saktësi. “Shkojmë pa humbur kohë”, foli me ton urdhërues ministri. Hazbiu, duke përshkruar korridorin e ngushtë, erdhi drejt e te qelia ku më kishin izoluar. Më zgjati dorën dhe pasi më pyeti për shëndetin si për të larë gojën, iu drejtua atyre që e shoqëronin: “E dini ju që me Petritin kam qenë shok në Shkollën Tregtare dhe çetat partizane?! Mësojeni po s’e dini! Ky ra në burg, unë u bëra ministër. Ja ku jemi ballë përball. Kam në dorë t’i bëj mirë, por edhe keq. Jemi ndarë se ky donte tjetër rrugë për Shqipërinë. Gaboi rëndë dhe ja ku përfundoi”. Suita që shoqëronte ministrin e Brendshëm e dëgjonte me vëmendje, sikur të nxirrte xhevahire nga goja. Unë që nuk e kuptoja qëllimin e vizitës së tij mbeta pa gojë disa çaste. Disa minuta ndenjëm ashtu pa folur, deri sa Hazbiu urdhëroi të parin e burgut ta vazhdonim bisedën e nisur në zyrë. Aty filloi sërish me ligjëratën e tij prej donzhuani. “Dëgjo Petrit, po të flas si në vitet e shkollës dhe të luftës. Dua të të ndihmoj. Jemi nga një anë e jemi rritur në një zjarr”. Si tha këto, më vështroi në sy për të hetuar reagimin tim, pastaj ia nisi nga avazi, duke zbuluar qëllimin e vizitës: Kam ardhur të të ftoj që të punosh për Ministrinë tonë, të bëhesh pjesë e strukturave të saj. Kjo do të bëjë të mundur të dalësh prej këtej. Mund të të nxjerrim edhe jashtë shtetit për shërbime sekrete. Puna jote do t’i vlejë Partisë, familjes dhe atdheut. Unë po të dal nga borxhi. Fjalën po deshe ma jep tani, ndryshe po të pres tri-katër ditë. Si thua? Me këtë do kemi rastin të bashkohemi prapë si dikur…”. Këtu Kadri Hazbiu i dha fund ofertës së tij. Teksa e shikoja, një e dridhur më përshkroi trupin. “Përfundimisht më kërkon për spiun”, thashë me vete dhe aty për aty e kundërshtova pa humbur kohë. “Rruga jote nuk është e denjë për mua. Ti i pafsh hajrin, unë boll e kam rrugën time, në hallin tim”, ia ktheva pa kurrfarë dileme. Sakaq, Kadriu që nuk e priste, u zemërua keq, u ngrit në këmbë dhe në ecje e sipër lëshoi ca gulçima, si ai i dehuri që flet me vete. Me kaq u ndamë. Atë natë nuk m’u qep gjumë për syri…

PËRSËRI PËRBALLË HAZBIUT
Kishin kaluar disa vjet nga takimi në Burgun e Burrelit, kur Kadri Hazbiu m’u shfaq sërish para syve. Bashke me disa të dënuar të tjerë, po punonim për betonimin e një pallati te Tirana e Re. Kadri Hazbiu që po inspektonte të burgosurit, sa më pa, m’u afrua dhe me atë dhelpërinë e tij më pyeti për shëndetin, sikur t’i digjej barku për mua. Ishte veshur e pudrosur shik. Me gjeste të rëndomta, u kthye nga tufa e shoqëruesve, shtriu dorën drejt meje dhe tha: “Dikur ky ka qenë shoku im i shkollës dhe i fëminisë.(Këtë radhë e harroi fjalën shok i luftës). Tani është katandisur këtu…” dhe aty për aty kërkoi miratimin tim: “Apo jo Petrit?!”. Unë e lashë karrocën me beton dhe u mundova t’i përgjigjesha qetësisht: “Ke të drejtë shoku ministër, po brenda këtij trupi të veshur me këto lecka, mund të gjenden ideale kombëtare më të mëdha se aty” dhe zgjata gishtin tregues për nga ai. Kaq u desh dhe ministri e humbi durimin. I paaftë t’i përgjigjej sfidës, m’u afrua pranë dhe duke skërmitur dhëmbët, shqiptoi i xhindosur: Ligjëro Petrit, ligjëro, po kush do jetojë më shumë, unë apo ti?!”. “Vetëkuptohet që unë!”, i thashë pa u menduar gjatë. Kadriu u nxi i tëri në fytyrë dhe në tërsëllimë e sipër më kujtoi se do të vdisja patjetër më shpejt se ai dhe do përfundoja si qeni. Nuk m’u durua gjatë dhe aty për aty ia ktheva: “Unë do të jetoj gjatë zoti ministër, se fle i qetë çdo mbrëmje, nga që mendoj mirë për vete dhe për njerëzit, ndërsa ti bën gjumë të trazuar se mendon kë do të arrestosh, kujt do t’i bësh keq, në ç’kurthe do të futësh shokët…”. Këtu Kadriu e humbi toruan dhe si përmendi edhe një herë që si ministër patjetër do të jetonte më gjatë e natyrisht më mirë, nuk harroi të më kërcënojë: “Ti Petrit e ke jetën në dorë të tjetërkujt!” Pas ca kohe Kadri Hazbiu kishte shkuar mysafir te një i njohuri ynë në Mavrovë të Vlorës. E zonja e shtëpisë që u shërbente ishte vajza e hallës, që më donte me mend të kokës. Një moment, gjatë gostisë, ajo kishte marrë guximin dhe kishte pyetur Kadrinë që ishte ngrohur paksa nga rakia: “Po atë kushëririn tim që po dergjet në Burrel, pse nuk na i liron? Keni qenë edhe në shkollë bashkë”. Ministri ishte prerë në fytyrë dhe ishte përgjigjur me qesëndi: “Me atë kokë që ka Petrit agai, atje do të kalbet nëpër burgje”.

TË KRYQËZUARIT SHARRA DHE KOKOSHI
Sharrajt dhe Kokoshajt janë dy fise të njohura prej shekujsh në Vlorë, por jo vetëm. Deshi fati e ata u pozicionuan kundërshtarë të komunizmit që në ditët e para. Nga këto dyer të fisme e me histori nuk mund të pritej tjetër zgjidhje. Ndër pinjollët e tyre kam pasur shokë fëminie e më vonë bashkëvuajtës në qelitë e burgut Burim Kokoshin. Kur u dënua në Vlorë, të gjithë u habitën me absurditetin e akuzave. Se rrallë mund të gjeje burrë më dinjitoz e të ndershëm se ai. Kam kaluar disa vite me të në burgun e Burrelit. Shpesh më thoshte se ishte në gjendje të rëndë ekonomike, pasi me konfiskimin e shtëpinë si familje kulaku, i kishin përfshirë edhe macen që e donte shumë. I kishte pëlqyer oficerit të Sigurimit dhe e kishte marrë në trastë. Po nuk ishte vetëm Burimi nga Kokoshajt që u tret në ferrin e burgjeve të komunizmit. Vetëm nga kjo familje një armatë e tërë u martirizua nga bisha bolshevike. I pari u pushkatua Abdi Kokoshi, njëri nga juristët e njohur të vendit. Ekzekutuan pas tij Meto Kokoshin. Dënuan me vdekje Kudret e Engjëll Kokoshin. Dënuan me burgim të gjatë atdhetarin e njohur Qazim Kokoshi. Ndër të fundit që vuajtën me mua vite të tëra burgimi ishte Burim e Fatosh Kokoshi, një jurist me emër ky që kishte studiuar në Perëndim. I njëjti fat tragjik ka ndjekur edhe fisin Sharra. Ceno Sharra vaditi me gjak Rrugët e Durrësit kundër rebelëve të Haxhi Qamilit. Dora e kriminelëve goditi edhe Azis Sharrën, i cili u vra prej tyre në rrugët e Vlorës. Muharrem Sharra u pushkatua në vitin 1945, ndërsa inxhinieri i talentuar Abdi Sharra edhe me litar në grykë thirri: “Rroftë Shqipëria!” tri herë. Unë vet kam njohur nga afër Abdi Sharrën. Në bisedat me të na fliste për përfytyrimin e tij për Shqipërinë me konture europiane. Kam njohur sakaq edhe Shyqyri Sharrën, burrëria dhe atdhetarizmi i të cilit shkoi deri atje sa disa ditë para se të dilte nga burgu, nuk pranoi të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Pas kërcënimeve e torturave që i bënë, preu damarët e duarve me brisk dhe vdiq në burg në ndershmërinë e tij. Kalvarin e gjatë të burgosjeve të Sharrajve e mbyll Astrit Sharra, i cili kaloi shumë vite në Burgun e Burrelit. Aty u sëmur rëndë nga kanceri dhe nuk e preku njeri me dorë. Vetëm unë dhe Abdurraman Kreshpa iu përkushtuam një vit të tërë duke i qëndruar te koka. Para se të vdiste i kishte lënë amanet të motrës që kur të dilnim nga burgu, të vinte e të na falënderonte për shërbimin që i kishim bërë…

“Spiunët e qelive ishin më të rrezikshëm se gardianët”
“I fundit ndër ta më pengoi të shkoja diplomat në SHBA në 1992″

Një nga Çelitë e Burgut të Burrelit ku qëndronin përkthyesit

Aty nga vjeshta e vitit 1992 shkova në Tiranë për të takuar Sali Berishën, që kishte disa muaj në detyrën e Presidentit. Më parë, në emër të tij më kishin njoftuar se së shpejti do të shkoja me punë në përfaqësinë tonë në SHBA. Nuk e di si kishin rrjedhur ujërat dhe në vendin tim kishin caktuar një tjetër. I bindur se doktori do më sqaronte arsyet e këtij spostimi, trokita në zyrën e tij, por nuk munda ta takoj. I mërzitur siç isha zbrita shkallët e Kryeministrisë dhe mora rrugën nga selia e PD për t’u takuar me ndonjë të njohur. Te hyrja m’u shfaq para me një pamje zyrtare një ish-bashkëvuajtës që së fundi kishte marrë një post të rëndësishëm. U takova me të dhe i shpjegova me një lloj lëndimi qëllimin e vizitës. “Mos u mërzit”, ma ktheu aty për aty, këto punë kështu e kanë, besoj se doktori të ka rezervuar ndonjë vend tjetër më të mirë”. Sakaq, desha t’i thosha diçka që mendoja se lidhej me makinacionet e spostimeve të tilla, por duke e njohur mirë tipin e tij, ndërrova mendje. Isha ndarë me të qysh nga vitet e burgut dhe e kisha takuar vetëm një herë gjatë protestave të para antikomuniste në fillimin e 1991- shit. Kisha mësuar që i kishte prirë mirë demokracia dhe ishte ngjitur në majat e kupolës politike, por nuk kisha marrë mundimin ta kërkoja. Tipi i tij më ishte përvjellë që në prezantimin e parë në një nga kampet e dënimit. Ai njihej gati nga të gjithë bashkëvuajtësit si një nga spiunët e qelive që i përdorte operativi i Sigurimit për ridënimin e shokëve të tij. Në fakt, për të kishin të gjithë urrejtje, pavarësisht mëshirës për fatin e keq të tij dhe familjes të persekutuar qysh pas lufte. Atë ditë ndenja vetëm pak minuta me të. Më vonë mësova se emrin tim nga lista e deputetëve e kishte hequr ai. Jam tronditur pa masë kur ma thanë. “E po edhe tani do na hanë pas shpine këto mostra, thashë me vete, dhe solla ndër mend vitet e shkëlqimit të kësaj kategorie në qelitë e burgjeve të komunizmit. Asokohe i quanim minj birucash. Fillimisht ishin të rrallë, por aty nga vitet ‘60-‘70 u shumuan si kërpudhat pas shiut. Ishin të dënuar si gjithë ne të tjerët, madje pjesa më e madhe vinin nga familjeve antikomuniste të njohura, por kishin pranuar paktin me djallin, kuptohet në këmbim të ndonjë lehtësie të papërfillshme. Armata e tyre ishte pjesa më e përçmuar e të burgosurve. Ata, çuditërisht, vepronin haptas, madje në shumë raste në formë presioni e karshillëku me ne të tjerët. Kur isha në Burgun e Ballshit, Spartak Ngjela, një nga viktimat e këtyre hamurikëve që kacafytej hapur me ta, më thoshte se këto krijesa të Policisë Sekrete janë huazime të praktikave të KGB-së së Stalinit në funksion të synimit tiranik për mos t’i lënë kundërshtarët në rritje që të krijojnë shtresën kundërvënëse ndaj regjimit. Me këtë praktikë djallëzore, Sigurimi i Shtetit jo vetëm mbante nën kontroll të burgosurit politikë, por i paraprinte çdo përpjekjeje për bashkimin e tyre si grupim solid kundër regjimit. Çuditërisht, për ta nuk flitet më. Rrallë dëgjon ndonjë ish-të dënuar politik që flet për ndonjë syresh, por gjithsesi nën zë. Shpeshherë më duket si një lloj mëshire e pashpjegueshme për mëkatet e tyre. Po vallë a e meritojnë?! Mëkatarë të tillë si ai zyrtari që takova te zyrat e Berishës në ‘92-shin, nuk heqin dorë kurrë nga profesioni i vjetër. Të famshëm në zullumet ndaj shokëve të tyre, ata do vazhdojnë në rrugën e mëkatit dhe të vesit të shpifur të spiunit.

Drejtori i burgut që plaçkiste të dënuarit me vdekje
Nga gjithë shpura e drejtueseve të burgjeve ku kaloi gjysmën e jetës Petrit Velaj, kujton me urrejtje e indinjatë atë drejtorin e Burgut të Vlorës, Muço Maska, duke e tipizuar “burrë injorant” e “shpirtzi”, me “zemër katran”. “Ishte përbindëshi i së keqes, që plaçkiti si askush të dënuarit me vdekje”, thotë për të duke sjellë një rast rrëqethës. “E kam parë me sytë e mi, tregon Velaj, si i mori sahatin e florinjtë Hamdi Çapratit kur e pushkatuan. Ja rrëmbeu si bandit dhe e demonstronte para nesh si burravec. Sa herë ia shikonim në dorë, na rrëqethej mishi. Babai i Hamdiut, Hair Çeprati dhe i vëllai Seiti që vuanin dënimin me ne, bëheshin tmerrësisht keq. Ishin çastet me të rënda këto të përballjes me drejtorin që krekosej me orën e shokut tonë. Shiheshim sy më sy me njëri-tjetrin dhe nuk dinim ç’të bënim. Urrejtja arrinte kulmin. Një ditë vëllai i Hamdiut, teksa shikonte vezullimin e orës në dorën e katilit, m’u afrua pranë e më tha: Sa herë që Muçua nxjerr sahatin e tim vëllai, më duket sikur shtrëngon në dorë zemrën e tij”. Kjo më preku tej mase, por nuk dija ç’të bëja. Aty për aty më vinte t’i hidhja xhahilit duar në fyt. Këto që kishte filluar të bënte drejtori i Burgut të Vlorës, nuk na i merrte kurrë mendja. Me të drejtë bashkëvuajtësit e quanin “bishë stepe”, por ai ia kalonte edhe asaj.

AFRIM IMAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

14 Komente per “Velaj: Takimet me Kadri Hazbiun në qeli, kërkonte të më rekrutonte si spiun”

  1. “Te kam nga ana ime” tha kadriu njeriu me i lig i Kombit shqiptar.Natyrisht ai dhe Mehmeti e kishin ndare shqiperine e vogel ne te tyren dhe ne te huajt; te Huajt ishin populli i Gegerise qe diskriminohej,inkriminohej e ekzekutohej se here qe atyre dy qelbesirave i tekej. Keto ishin kriminelet e Jugut qe torturuan kete komb per gati 50 vjet dhe me ne fund zoti u kujtua qe atyre dy qelbesirave por edhe disa qelbesirave te tjere ua mori hakun duke i denuar me plumb .

  2. albanian eagle

    “Çuditërisht, për ta nuk flitet më. Rrallë dëgjon ndonjë ish-të dënuar politik që flet për ndonjë syresh, por gjithsesi nën zë. Shpeshherë më duket si një lloj mëshire e pashpjegueshme për mëkatet e tyre. Po vallë a e meritojnë?! Mëkatarë të tillë si ai zyrtari që takova te zyrat e Berishës në ‘92-shin, nuk heqin dorë kurrë nga profesioni i vjetër. Të famshëm në zullumet ndaj shokëve të tyre, ata do vazhdojnë në rrugën e mëkatit dhe të vesit të shpifur të spiunit.”

    Zoti Velaj bashkohem me ty dhe me vjen keq per vuajtjet qe ke heq por edhe ti je nje nder ata qe sic shkruan me siper qe nuk e thua emrin e atij ish te burgosurit spiun qe takove tek dera e PD dhe qe perfitoj prej saj.

  3. Per saktesi, fotoja e Kadriut i perket grupit te shoqerimit te tij dhe nje personi familjar.

  4. PO PSE NUK NA I TREGONI EMRAT E KETYRE SPIUNAVE KETU PUBLIKISHT APO SKE NDONJE PROVE E SAKTE…PO VAZHDUAT KESHTU JU QE I NJIHNI KETO ME EMRA ATEHERE PARTISE DEMOKRATIKE VETEM KEQ I BENI SE KETO E KANE DREJTUAR DHE BASTARDUAR KETE PRTI NE KETE MENYRE.

  5. derisa dosjet nuk po hapen pse ata qe i dine se kush ka qen spiun qe ka ridenuar shoket e tij si rasti i mesiperm ;Z.PETRIT TA BEJI PUBLIK FUNDI I FUNDIT NJE COP SPIUN ZBULON PER MBARE OPIJONIN PUBLIK .PO TE VEPROHET KESHTU NGA TE GJITHE DOSJET JANE TE HAPURA .

  6. Po mire mor zoti petrit,ky miu i birucave qe kishte post ne pd(nuk eshte vetem ai,shumica ne drejtimin e partive kane qene spiun te sigurimit ose komunistet me te felliqur)nuk e ka nje emer?!perse e mban te fshehur?

  7. faleminderit per tregimet qe na tregoni mbi jeten tuaj ne burg une ju kuptoj te terin se edhe daja im ka bere 9 vjet burg se nje shok , i vet ne ushtri nje spiun e futi ne burg duke e spiunuar se foli keq per komunizmin prandaj kur ju lexoj i imaginoj gjithe vuajten tuaj neper burgje dhe jeni i forte qe keni rezistuar bravo shoku petrit jeni nje njeri i sinqerte i drejte familja e juaj mund te krenohet me ju jam ne France dhe e lexoj historine e dhimbshme

  8. E admiroj kete njeri te rralle, babai im u denua me 40 vjet burg dhe vdiq ne ’93. Kam degjuar shume per Spacin dhe Burrelin. Ky burre i vertete eshte nderi i kombit dhe me ben te ndjehem mire, nuk e di pse. E admiroj per karakterin dhe idealin qe mbarti me vete ne ato vite te veshtira. Faleminderit

  9. Per mijte e birucave pyesni Saliun se ja di emrin te gjitheve !

  10. I nderuar ish i burgosur politik Petrit Velaj!

    I bashkuar realitetii vuajtjes se denimit, bashke me subjektivizmat artistike te shkruesit dhe referuesit, materiali lexohet me nje fryme!.Por duke lexuar pjesen e fundit te refimit tuaj, nuk mund temos rri pa u perzier me pyetjet qe te drejtojne komentues te mesiperm:

    1.Po ju pyes a ka lidhje proncimijuaj mbas 23 vjetve me vdekjen e ndonje te denuari, apo eksponenti kryesore mi atij regjimi, qe ju keni filluar ne kete moshe te tregoni per vuajtjet e izolimit rreth 40 vjet?

    2.Per pjesen e fundit(minjet e birucave), ka 23 vjet qe po flitet, por qe me shume ne pahe doli kur u ndeshet ju, spartaket e sklleverve te vertete, me “aristokratet”) e denuar, qe ndonjerit ndoshta jo me merite i vune dhe emrin Mandela i Shqiperise! Per mua me cfare refeni, jeni ju mandela i vertete!

    3.Kur une isha ne detyre,mu dha mundesia te lexoja nje liber “killed or get kille”, te vritesh ose ta vrasish, shkruar nga nje kapiten amerikan, i perkthyer nga i burgosuri Pjeter Arbnori! Kur erdhi demokratikja ne drejtim, emri i tij filloi te lakohej shpesh dhe thashe ku e kam degjuar kete emer?!

    4.Per ju dhe te tjere vuajtes te gjate,nuk duhj te ishte e papritur qenja e kesaje mase te denuarish, sepse prosupozohet se helmi me helm luftohet dhe natyrisht qe te burgosurit ruheshin me te “burgosurit”,por ndarja e tyre ne dy kampe, ne te burgosurit te vertete dhe te burgosurit aristokrat dhe menaxhues te kontrollit te sigurimit nga brenda, ishte nje taktike dhe strategji e Sali Berishes, qe duke qene vete i implikuar dhe qe shume nga ju dinit per te, apo dhe materialet e sherbimit te sigurimit, per te percare kampin e te persekuturve krijuan kete hendek dhe qe ju e fituat lirine e vertete, por e kompromentuat vuajtjen tuaj, sa qe nje i persekutuari i denuar i thoshte kolegut te tije qe ju jeni spiun i birucave. Kete e kam lexuar dhe degjuar edhe nga nje prift i Shkodres,dom Simon Jubani, kur kishte debatuar me Pjeter Arbnorin! Berisha e ka luajtur mire karten e te denuarve politik, por dhe ju fatkqsisht e hengert kete loje, u percate, krijute grupe e shoqata dhe ma e keqja qe ne krye te tyre vute keta minje, sa kur u dogjen dhe u vetflijuan ne mesin e Tiranes as qe deshen ta dinin dhe keta aristokrate, qe dosjet e tyre i mbante Berisha ne syrtare, i dhane kurajo atij dhe presidentit te sotem qe thoshte keto greva e vetdjegie jane politike! Edhe njeqint vjet te jetosh per vete e famijen dhe per ne te na tregosh te verteten! f.m !

  11. si shume te tjere edhe une po e lexoje me nje fryme rrefimin tende mbi vuajtjet ne burge,pasi personalishte nuk kam pervoje nga burgjet,as dje,as sot.Ashtu si komentusit e tjere qe kane ca paqartesi edhe per mua dicka shkon…..duke qene ne qeli izolimi na pershkruan me hollesi shprehjen e fytyres dhe tonin e kadri azbiut ne komanden e burgut kur pyet per qeline tende,kur vete nuk je prezente…nuk ju akuzoje per asgje,por thjeshte perpiqem te kuptoje ate qe lexoje…..

  12. … Ndenje ne gryke te xhehnemit,
    tridhjet e ca vjet’ kusur!
    Edhe ure te kishe qenur,
    do kishje renur qe kur….

    Te pershendes miku im…

  13. Shpreh keqardhej per vujatjet e tij shpirterore dhe fizike ne burgjet e diktatures.
    ka shume te dreet qe shprehet per spiunet, “minjte e birucave” por nuk me ka pelqyer heshtja e tyre, te pakten per njerezit qe jane ne postet kryesore te partive politike ne Shqiperi. Asgje nuk humbasin ,por i bejne nje sherbim te madh kombit, perndryshe duket se jane “thyer” te gjithe dhe kane ngrene ndonje luge “çorbe” nga ajo qe kane ngrene “minjte e birucave”. O tani o kurre duhet te flasin, behuni burra dhe nxirni listat e emrave, keshtu pastroni Shqiperine nga ato hijena dhe çlironi shpirtin tuaj para se sa te mbyllni kete jete.
    emigranti
    us

  14. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST.

    E njoh Petritin .
    Fakti qe ka kaluar 39 vjet si i burgosur politik ,tregon qe nuk eshte perkulur .
    Perpos kesaj edhe pse ne moshe afer ,per te mos thene tek te 90-tat ,ka nje memorie brilante dhe nje stil magjepes te shkruari .
    Vec ketyre Petriti eshte edhe nje Poliglot .
    Nga ana tjeter tregon karakter te larte kur nuk permend emrin e “BASHKE-VUAJTESIT” ne burg ,por po te kesh qene i vemndeshem ne kronikat politike te kohes emerr me mend se per cilin behet fjale .
    Ato qe thote per takimin e Kadri hazbiut ,ne Mavrove per miqte e perbashket ,eshte ashtu sic thote ai dhe nuk e loz as topi.
    Une e admiroj sa per elokuencen ,po aq edhe per guximin dhe inteligjencen.

Beni nje Koment


+ 7 = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy