PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Aktualitet, Flash » Prapaskenat në PS: Emrat e 19 ministrave të rinj, Ngjela refuzon Ramën

Prapaskenat në PS: Emrat e 19 ministrave të rinj, Ngjela refuzon Ramën

Rama dje gjate prezantimit te qeverise se re

Rama prezanton Qeverinë. I gjithë ekipi nga PS, asnjëherë më parë ministra.
LSI merr 5 ministri, kabineti i ri qeveritar do ketë 6 gra. Peleshi pranoi i fundit.


Ngjela refuzon Ministrinë e Marrëdhënieve me Kuvendin.

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, prezantoi dje emrat e kabinetit të ri qeveritar.  Dje në mesditë, Rama i dha fund hamendësimeve disajavore rreth emrave të ministrave me të cilët ai do të punojë katër vitet e ardhshme. Që në fillim të fjalës së tij, Rama nuk e fshehu surprizën që do të komunikonte për disa emra dhe postet që disa të tjerë do të mbanin. Kryeministri i zgjedhur komunikoi Mimi Kodhelin ministre të Mbrojtjes, një post që tradicionalisht në Shqipëri është mbajtur nga ministra meshkuj. Por ashtu dhe emri i zv.kryeministrit Niko Peleshi ishte një surprizë, pasi ai nuk ishte hamendësuar nga askush se do të ishte pjesë e qeverisë së re. Rama tha se për të arritur ndryshimin e pritshëm ka krijuar një ekip me ministra të rinj. “Për t’i paraprirë këtij ndryshimi qysh në përzgjedhje, është ndërtuar një skuadër me thuajse 90% të njerëzve që ulen për herë të parë në karrigen ministrore dhe me më shumë gra se ndoshta ç’kanë pasur të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku në këta njëzet vjet”, tha Rama. Kreu i PS-së prezantoi dhe një zonjë që vjen nga shoqëria civile, ajo është Mirela Kumbaro, ministrja e re e Kulturës. Sipas profileve që kanë mbuluar në detyrat partiake, por dhe parlamentare, disa nga ministrat e rinj përputhen me postin që kanë marrë. Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm, kryetar aktual i Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe i pranishëm në të gjitha takimet me faktorin ndërkombëtar në PS. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, është sekretari për biznesin dhe grupet e interesit ndërsa drejtoi grupin e punës në marrëdhëniet me sipërmarrjen në hartimin e programit. Por në qeverinë e re Rama prezantoi dhe ministrat e LSI-së, të cilët, sipas marrëveshjes, nuk do të mbanin të njëjtat ministri. LSI mori pesë poste ministrore, tri prej të cilave ishin ministra në qeverinë “Berisha”, Haxhinasto, Naço dhe Panariti, ndërsa Klajda Gjosha dhe Lefter Koka janë ministra për herë të parë.

QEVERIA E RE
Kryeministër             Edi RAMA

Zv/Kryeministër            Niko PELESHI  

1. Ministër i Financave        Shkëlqim CANI

2. Ministër i Brendshëm        Saimir TAHIRI

3. Ministre e Mbrojtjes        Mimi KODHELI

4. Ministër i Jashtëm        Ditmir BUSHATI

5. Ministre e Integrimit Europian    Klajda GJOSHA

6. Ministër i Drejtësisë        Nasip NAÇO

7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes        Arben AHMETAJ

8. Ministër i Energjisë  dhe Industrisë            Damian GJIKNURI   

9. Ministër i Transportit dhe  Infrastrukturës            Edmond HAXHINASTO

10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit            Eglantina GJERMENI

11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave    Edmond PANARITI

12. Ministër i Shëndetësisë        Ilir BEQJA

13. Ministre e Arsimit dhe Sportit    Lindita NIKOLLA

14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë            Erion VELIAJ

15. Ministre e Kulturës        Mirela KUMBARO

16. Ministër i Mjedisit        Lefter KOKA

17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin            Ilirian CELIBASHI

18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike        Milena HARITO

19. Ministër për Çështjet Vendore                Bled ÇUÇI

Kreu i Grupit
Pritet që “të vjetrit” e PS të zhvillojnë një garë tashmë mes tyre për drejtimin e Grupit Parlamentar socialist. Dy prej kandidatëve, Blushi dhe Majko, e kanë pasur më parë këtë detyrë, por nuk përjashtohet dhe drejtimi i Grupit nga një prej deputeteve gra në PS. Arta Dade, Valentina Leskaj por dhe Olta Xhaçka priten të jenë në garën që deputetët socialistë do të zhvillojnë me nisjen e parlamentit të ri në muajin shtator.

Pakti me LSI
E zbuluar vetëm pak javë pas konkretizimit të saj, marrëveshja e bashkëqeverisjes PS-LSI përfshinte marrjen e pesë ministrive, por me kushtin që të mos ishin të njëjta ministri me ato që LSI kishte drejtuar në qeverinë Berisha. Një tjetër kusht i vendosur nga socialistët, ishte dhe mos përfshirja e asnjë prej ministrave të qeverisjes Berisha në qeverinë e re Rama. Por lista e djeshme tregoi se nga pesë ministri që LSI ka marrë, tre prej ministrave, Haxhinasto, Panariti dhe Naço ishin pjesë e qeverisë Berisha.


Zv/Kryeministër            Niko PELESHI 
Niko PELESHI
Dy herë kryetar i bashkisë së Korçës. I suksesshëm si sipërmarrës, Niko Peleshi ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë së rrethit të Korçës. Në vitin 2007 ai mori poste drejtuese në Partinë Socialiste duke drejtuar degën e saj në këtë qytet. Në 2013 ai u kooptua në kryesinë e PS.



1. Ministër i Financave        Shkëlqim CANI
Shkëlqim CANI
Prej vitesh në forumet drejtuese të PS, gjatë viteve 1997-2004, ka mbajtur postin e Guvernatorit të Bankës. Në zgjedhjet e vitit 2013, Cani u zgjodh deputet i qarkut të Dibrës. Eshtë anëtar i Kryesisë së PS. Ka punuar si specialist në Bankën Botërore në SHBA.



2. Ministër i Brendshëm        Saimir TAHIRI
Saimir TAHIRI
Deputet që prej vitit 2009, anëtar i Komisionit Ligjeve, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PS. I diplomuar në jurisprudencë, në vitet 2005-2007 ka qenë zëdhënës i PS-së, nga viti 2008 e në vazhdim: drejtor Ekzekutiv i fondacinit “Qemal Stafa” dhe Akademisë Politike të PS-së.



3. Ministre e Mbrojtjes        Mimi KODHELI
Mimi KODHELI
Deputete prej vitit 2009. Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë. Në 2010 merr gradën “Doktoraturë” (PhD) në Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare, Universiteti i Veronës, Itali. Në 2002-2005 ka mbajtur postin e zv.kryetares së Bashkisë së Tiranës. Pedagoge në disa universitete.



4. Ministër i Jashtëm        Ditmir BUSHATI
Ditmir BUSHATI
Deputet prej vitit 2009. Kryetar i Komisionit të Integrimit. Ka qenë anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. 2007-2009: anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Autor i shumë publikimeve në fushën e së Drejtës Europiane e Ndërkombëtare.



5. Ministre e Integrimit Europian    Klajda GJOSHA
Klajda GJOSHA
Në vitin 2012 u emërua në postin e zv.ministres së Punës, vend të cilin e mbajti deri në prill 2013. Më parë ka punuar në të njëjtin dikaster në postin e drejtorit të menaxhimit të zyrës së punës në Tiranë si dhe drejtore e menaxhimit të sektorit të projekteve në Bashkinë e Tiranës.



6. Ministër i Drejtësisë        Nasip NAÇO
Nasip NAÇO
Deputet prej viti 2009, zv.kryetar i Kuvendit 2012-2013. Prej 2011-2012 ka mbajtur postin e ministrit të Energjetikës. Ka qenë drejtor i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor dhe prokuror në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar pranë zyrës së prokurorit të Përgjithshëm.



7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes        Arben AHMETAJ
Arben AHMETAJ
Deputet prej vitit 2009. Qershor 2003-shtator 2004, zv.ministër i Energjisë; shtator 2004-qershor 2005, zv.ministër i Integrimit. Këshilltar për çështjet fiskale, Banka Amerikane e Shqipërisë, janar 1999-qershor 1999; drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve 1998-1999.



8. Ministër i Energjisë  dhe Industrisë            Damian GJIKNURI
Damian GJIKNURI   
Deputet prej vitit 2009. Në vitin 2010 sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe bashkëhartues i Kodit Zgjedhor më 2008 dhe 2013. Anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Tetor 2001-dhjetor 2004 ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.



9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës            Edmond HAXHINASTO
Edmond HAXHINASTO
Në 2009-2010 ka qenë zv.ministër i Transporteve. Nga 2010 deri më 2013-n, mbajti postet e ministrit të Jashtëm, ministrit të Ekonomisë dhe zv.kryemninistrit. Ka qenë ndër themeluesit e LSI-së dhe aktualisht është anëtar i Kryesisë së kësaj force politike.



10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit            Eglantina GJERMENI
Eglantina GJERMENI
Deputete prej vitit 2009, anëtare e  Komisionit për Shëndetësinë. Anëtare e Kryesisë së PS. Shtator 1995-nëntor 2008, pedagoge në Universitetin e Tiranës; konsulente kombëtare pranë organizatave ndërkombëtare UNDP, UNIFEM, OSCE.


11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave    Edmond PANARITI
Edmond PANARITI
Ministër i Punëve të Jashtme nga 2011-2012. Më parë ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe për tre vjet ka punuar si zyrtar dhe koordinator programi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ishte kandidat për deputet në Durrës.


12. Ministër i Shëndetësisë        Ilir BEQJA
Ilir BEQJA
Pas lënies së mandatit nga Kuvendi në vitin 2009, Beqja u angazhua si sekretar për Programin në PS. Koordinoi të gjitha grupet e punës, ndërsa mbështeti shumë reformën fiskale dhe atë të shëndetësisë falas për të gjithë. Ka qenë drejtor i ISSH-së deri në 2005.


13. Ministre e Arsimit dhe Sportit    Lindita NIKOLLA
Lindita NIKOLLA
Prej dy mandatesh, Lindita Nikolla ka mbajtur detyrën e kryetares së Njësisë Bashkiake Nr. 1. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe një nga përfaqësueset e kësaj partie në disa nga betejat politike që PS ka zhvilluar dy vitet e fundit.


14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë            Erion VELIAJ
Erion VELIAJ
Themelues në vitin 2003 i lëvizjes “MJAFT” deri në 2007. Në zgjedhjet e 2009 ai ishte kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile “G99”. Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si sekretar për Rininë dhe Emigracionin.


15. Ministre e Kulturës        Mirela KUMBARO
Mirela KUMBARO
Eshtë diplomuar pranë Ecole Superieure des Traducteurs et des Interpretes në Université Paris III, Sorbonne Nouvelle. Si përkthyese e gjuhës frënge ka sjellë në shqip disa nga kryeveprat e letërsisë botërore. Prej vitesh është pedagoge pranë Universitetit të Tiranës.


16. Ministër i Mjedisit        Lefter KOKA
Lefter KOKA
Deputet prej vitit 2009, anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.  I diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike, Strugë. Gjatë viteve 2003 – 2007 ka qenë kryetar i Bashkisë së qytetit Durrës dhe anëtar i Këshillit të Qarkut të këtij qyteti.


17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin            Ilirian CELIBASHI
Ilirian CELIBASHI
Në 2001 u zgjodh anëtar i KQZ nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po në shkurt të atij viti ai u zgjodh kryetar i KQZ-së. Qëndroi në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit, në prill të vitit 2006. Në vitin 2013
u zgjodh deputet si përfaqësues i qarkut të Fierit.


18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike        Milena HARITO
Milena HARITO
E diplomuar në degën e Informatikës në Fakultetin e Shkencave Tiranë. Ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI. Në vitin 1997 mori titullin “Doktor i Shkencave” në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike.


19. Ministër për Çështjet Vendore                Bled ÇUÇI
Bled ÇUÇI
Ka mbajtur postin e nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS. Çuçi është i njohur si përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor. Çuçi ka marrë pjesë në grupet e punës për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor me PD në 2013.



ARISTIR LUMEZI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

89 Komente per “Prapaskenat në PS: Emrat e 19 ministrave të rinj, Ngjela refuzon Ramën”

  1. URIME SPARTAK NJELES per postin e ri hahahahahah

    • Te gjithe ministrat ishin nje zgjedhje shume e mire per te drejuar nje vend i cili pas 8 viteve rrenim ka nevoje per njerez energjik dhe me potenciale te forta per te bere ndryshimin dhe per ta futur kete vend ne rrugen e zhvillimit dhe te progresit.

      • Eshte shpejte te komentosh emrat e rij te ministrave, pa i pare sepaku nja 6 muaj ne krye te detyres.
        Por bie ne sy se ne dy ministrite qe kane te bejne me shendetin e njeriut, shendetit mjeksor e shendetit moral, jane vene dy njerez qe kane nevoje vete te trajtohen per keto semundje.
        Ministri i ardhshem i shendetesise qe nga te folurit ka shenjat e autizmit pa llogaritur problemet qe pati me gjykaten kushtetuese .
        Ministri i mbrendshem, do te kujdeset per te mbrojtur shtetin nga abuzimet e jashteligjeshme te prinderve te tij, apo per mbrojtjen e tyre ?
        E dyshimte eshte qe edhe Erion Veliaj, qe shfrytezoi nje OJQ te te rijve duke pervetesuar parate e saj, te zgjidhe problemet sociale e te rinise..
        Mrike Kodheli u ngrit ne detyre nga “ministre e mbrojtjes se bashkise se Tiranes ose me sakte Edi Rames personalisht”, ne ministre e mbrojtjes se Shqiperise ose me sakte e kryeministrit te ri te Shqiperise.
        Per te tjeret, te shohim.

        • Dua te shtoj edhe faktin se shumica e ketyre femrave e meshkujve te rij qe ka perzgjedhur Rama qe ti kete nen hyqem, deri tani nuk jane shquar ne asnje eksperience qeverisese. Jane shquar vetem ne besnikerine e tyre ndaj tij. Keta jane lehtesisht te manovrueshem per Ramen.
          Nga ministrat socialiste, dyshoj se z.Cami, profesionalisht me i pjekur, do ti bindet diktatit te nje kryeministri piktor qe nuk ja ka idene e financave e ekonomise.
          Ministrat e LSI jane te gjithe me “eksperience” qeverisese te sulmuar publikisht nga Rama e nuk jam fort optimist se mund ta gjejne gjuhen me te, vecse nese do te kene diktatin e Metes qe edhe kjo nuk ka te ngjare.
          Duke mos vene Spartakun si minister drejtesie, Rama ka bere nje pune me mend. Per nje kohe te shkurter nen drejtimin e tij, kjo ministri do te behej objekt anektodash.

      • pse elma thua qe nasipi sdo vjedhi me?po haxhinasto a thua te ket hequr dor? a nuk votoi populli kundra ketyre ministrave?

    • lista qe do udheheq shtetin dhe popullin ne nje te ardhme me te mire !! tamam RILINDJE !! BRAVO Edi Rama qe beri kete liste dhe i lumte qe vuri keto persona ne ministri !! tashme ai basha te ngeli me gisht ne goje se gjer dje dilte e thote spekulime te kota , tashme ja ti hapi syt e te shofi kush eshte RILINDJE

    • 1 premtim i realizuar eshte pikerish fakti se kjo qeveri ka me shume femra ne te gjithe koherat.

    • KY eshte fillimi i RILINDJES, kjo RILINDJE kaq e pritur qe nuk po vjen pasi eshte akoma nje i degjeneruar si SB ende ne pushtet. Populli po pret me padurim shtatorin muajin e fundit e regjimit komunist.

    • Suksese z. Rama. Ka shume dite qe po flitet per ndarje te qeverise dhe mezi por prisnim daljen e ketyre emrave pasi ishim bere kurioz. Tashme e dime shume mire qe nuk jeni si gjithe te tjeret, nuk jeni si politikanet e 23 viteve tranzicion.

    • Urime z. Edi Rama. Suksese ne mantadin tuaj dhe shume faleminderit qe vendoset 6 femra ne poste ministrore pasi edhe ne kemi te drejte te jemi pjese e qeverisjes se vendit.

    • ka lezet te kesh ministra kaq te fresket e njerez te mire, jo si ato 8 viteve me pare, qe vodhen sa vodhen , genjyn sa gjenjyn dhe tani shpifin kot e me kot
      edi rama premtoi rilindje, e ky premtim do mbahet ne 4, e me shume vite ne vazhdim!

    • e konsideroj mungesen e ritorit me te madh te politikes shqiptare aktuale Spartak Ngjeles nje minus per qeverine e re , Spartak Ngjela eshte nje nga aktoret me aktive te eres se re shqiptare dhe njohes I shkelqyer I komunikimit politik ai e merriton te jete minister I drejtesise besoj se kryeministri do reflektoje shpejt ,ngjela eshte personazh kyc ne sfiden spektakolare te kalimit te shoqerise shqiptare nga post industriale ne epoken e re metamoderne

    • Po ky premtoi qe ministrat do te ishin pa mandat deputeti. Nuk do kishte ministra nga qeveria e kaluar: deri tani jane 2. E nisi keq kryerilindasi me mashtrime.

  2. qeveri e lodhur qe ne nisje. mosperfshirja e politikaneve socialiste me merita e kontribute ne politike, do beje qe kjo qeveri te mos zgjase shume. do te kete rotacion ministrash per ti kenaqur te gjithe se ndryshe do kercenojne me kalim ne krahun tjeter politik.

  3. Hajde qeveri hajde …

  4. E meritonte Taku ahahahahhah

  5. Kjo qeveri nuk ma mbush mendjen se do beje dicka me duket qeveri besimtaresh te Edvinit se qeveri me profesinale.
    Nje qeveri e fryre tej mase ne nje kohe qe edhe vendet me ekonomi te forte shkurtojne shpenzimet ne i shtojme i lumte dhe bravo popullit per zgjedhjen qe beri tani do haje me luge floriri si e kane premtuar prindrit e ketyre ne qeveri.

  6. Urime qeverise se re !
    Nga sinthesi i saj kupton se pa perjashtim kupton se ministrat e rinj do jene marjonetat e rradhes ne duart e Rames dhe Metes,
    Te shohim pas gjashte muajsh sa nga keto emra do jene ministra
    Koha do ta tregoje !
    Tashme flini te qete se ministrine e brendshme e mori Tahiri , dhe krimi do zhduket !
    Per te ardhur keq eshte qe nuk mori ministri Balla por edhe Bracja !!

  7. Qerveria me e re Shqiperise eshte qeveria me e mire strukturuar e te gjitha koherave…
    Rama e tregoi veten qe eshte i denje per postin e kryeministrit duke nderthurur njerezit me me pervoje ne ministrite perkatese me ata qe jane te rinj ne profesion po te talentuar dhe te zote..
    sukses me i ri i qeverise Rama !
    Urime!!

  8. Zoti Rama e tregoi veten qe eshte i denje per postin qe i dhane shqiptaret…me strukturen e re qe i dha qeverise e vleresoi me se miri voten e shqiptareve!!
    nderthuri elementet me te mire qe i mungonin prej kohesh qeverise shqiptare..frymen e te rinjve dhe numrin e rritur te femrave!

  9. urime zysh lindites e meriton , per shendetesine me mire do te ishte dr klodiana

  10. Edi Rama ne koalicion me LSI-ne do te jete nje koalicion i forte ne qeverisjen e vendit dhe do te bejne te mundur ndryshimin rrenjesor si ne qeverisje por dhe ne ndryshimin e politikave te cilat do te jene me afer qytetareve ku mireqenia sociale do te jete ne plan te pare.

  11. Qeveria e Rames eshte nje zgjedhje e mire dhe qe do e jete ne sherbim dhe ne gadishmeri per te permbushur nje program te cilin 1 milion Shqipetare e votuan dhe besuan se do te beje te mundur ndryshim e Shqiperise si nje vend i cili ka nevoje per nje mireqeverisje dhe nje qeveri te pergjegjshme. I uroj suksese ne punen e tyre qeverise se re.

  12. Nuk mund ta besoj, eshte data 31 korrik dhe tashme gjithcka eshte gati, ka vetem nje problem, ende nuk mund te filloje punen kjo qeveri pasi ne pushtet ndodhet akoma “lakmia, llupsi dhe injoranca” e 8 viteve qeverisje.

  13. Bravo me ne fund Grate intelektuale dhe politikane kane zene nje vend, ta cilin askurr me pare nuk e kane pase…Ky eshte nje shans qe iu jepet, ne te tjerat shpresojme qe ato ta shfrytezojne me delikatesen e tyre…

  14. lista qe i la te gjithe me goj hapur !! se te gjithe spekulonin per nje liste me lloj e lloj emrash po me behet qefi qe me ne fund i hodhi te gjitha spekulimet posht dhe tregoj nje liste te re dhe me idera plot !! bravo me behet qefi per kete liste

  15. Perberja e kabintetit te ri qeveritar na bindi edhe njehere se vota per PS me 23 qershor ka qene zgjedhja me e mire, nje cabinet me ministra te gjithe te afte dhe kompetente per detyrat qe u jane caktuar, dhe qe sigurojne transformimin e Shqiperise dhe ngritjen nga rrenojat te vendit tone.

  16. Pervec se perberja e kabinetit te ri qeveritar eshte nje prurje fantastike e vlerave, ne kemi besimin se kjo qeveri do funksionoje dhe do ta rimekembe Shqiperine sepse kryeminister eshte Edi Rama, I cili ka vendosmerine dhe ka programin e ndertuar duke degjuar zerin e cdo qytetari. Po numerojme oret mbrapsht kur do filloje punen qeveria e re dhe ne te ndahemi njehere e mire nga historia e erret e se shkuares.

  17. Pergezojme kryeministrin per perzgjedhjen e skuadres se punes, te gjithe ministra te rinj, te cilet ne karrieren e tyre profesionale kane treguar se jane me te miret dhe qe padyshim jane perzgjedhja me e mire per te sjelle transformimin per te cilin Shqiperia ka nevoje. Te gjitha prurje te reja qe do te sjellin nje fryme te re ne politiken shqiptare.

  18. Me Sajmir Tahirin minister te brendeshem, i jati do te jete i mbrojtur per te bere kondrabanden e ilaceve. Po ajo Mimoza Hafizi nga behet?

  19. urime qeverise se re

  20. Urime ,gjitha te mirat ju urojm ne punen madhe qe keni per te ber.

  21. spartak ngjala.me qe i kishte dhene llafin edi,qenka minister i puneve te kota.

  22. O “popull”, ne qafe paci veten, po c’taksrat kane te tjeret qe sjane b..helepiresa te xhaxhi edit si ju.

  23. spartak gezuar ministrine e dretesise sukkkkkk

  24. Ta gezoni trupen e re te estrades.

  25. av. halil hoxha

    via kasta e vjeter…….

  26. Niko Peleshi??? ku e gjetet . Edhe Kodheli ne MM cfare do te beje. Do te bejne palle te gjithe drejtoret dhe gjeneralet e pashkolle.

  27. urime shoku rama ke shkelqyer me keta ushtare ministra sidomos me keta te lsi kane goxha eksperience ne vjedhje,dhe ju nuk ngeleni mbrapa,po kocon me vajzat e tij nuk i bete ministra?apo do meren me ndertime ne bregdet?se ne tirane nuk lane me hapsire per pallat.dhe me zonjat bukur ke lozur te binden shpejt se ju kujtahet cfare i benit rudines jua kane friken.asi nen menge eshte peleshi?

  28. Nuk me mbushet mendja kurre me keta persona se do te bejne gje ishalah po me duket tamam si per estrade.

  29. ‘bravo’ edi, i ke qanitur emrat e qeverise se re, vetem keshtu mund ye vihet ne jete ajo qe do ti qe ta hedhin vallen vetem sipas muzikes tende …shpetoi edhe i jati i sajmirit qe e sigurovi qe nuk e ndal me njeri neper dogana…

  30. Zonja Kodheli ne Ministine e Mbrojtjes???…Ej, hap perpara jemi bere si Izraeli :P

  31. Po ky premtoi qe ministrat do te ishin pa mandat deputeti. Nuk do kishte ministra nga qeveria e kaluar: deri tani jane 2. E nisi keq kryerilindasi me mashtrime. Shum dobet nje pjese e tyre jo kredibel. Vitin e dyte te qeverisjes shqiperia do te bjeri ne recesion. Jane te paafte dhe militante.

  32. Mduket si nje qeveri ciliminjsh e tej fryre.e dyta duate di pse u shtuan ministrite apo skemi ku ti prishim parate dhe te shtojem dhe disa orekse qe kane keta politikane te ardhur ne pushtet ,pastaj si do te qeverisin ti shohim mos flasim para kohe,se premtimet qe kane bere them se do ti mbajne.

  33. Fillimi i nje endre te bukur! Sfidat e para jane: ekonomia dhe lufta kunder korrupsionit. Por per te dyten jam I sigurt, S Tahiri si minister I puneve te brendshem do te jete nje (Car) I meritushem per te poshtur ate gjendje kritike krimi qe vendi ndodhet! Kurse per ekonomine, sfidat jane shume reale dhe varet nga stategjia dhe managimi vendor qe ky executiv do ti afrohet ta godase problemin ne thelb.
    I uroj executivit te ri ” urime dhe sukssesse ne vijen drejt nje shqiperie te re dhe me modern, me demokratike dhe me premtuse per cdo qytetaret e saj”

  34. Beqja – I hiqet mandati I deputetit nga gjykata kushtetuese se merrte tendera nga bashkia e durresit kur bente bojkot parlamentit.

    Saimir Tahiri – shpifes profesional denuar disa here nga gjykata.

    Kualifikimet e tyre – Jane shok me Edi Ramen.

  35. Beni minister i zhvillimit ekomomik..Per te gjithe ata qe njohin Benin besoj jane dakord kur them Hajde qeveri hajde …mjer ekonomia e vendit.

  36. Shiko une nuk njof ndonje nga keta ministrat e rinje por me te vertet keta duhet te jene te rinje si nga mosha dhe ne rradhe te pare nga mentaliteti per te ndryshuar vendin ,per pune,qetesi,drejtesi etj.kunder krimit dhe korupsionit qe ka gryer vendin per vite te tera dhe populli nuk ka pare driten jeshile per ta lene pas trazicionin e gjate dhe te merzitshem ne rrugen drejt integrimit Evropian.Persa i perket mendimeve te gabuara se nuk vuri ne kabinet te vjetrit e PS-se mund te themi qe keta nuk eshte se nuk kane kontribuar ne qeverisjet e mepareshme dhe vlerat u dihen dhe ne vazhdim,por per te ecur me perpara duhet edhe gjenerate e re qe te behet me te vertet Rilindja qe u votua ne 23 Qershor.URIME QEVERISE SE RE.

  37. Vet e keni deshiruar ndrrimin e qeverise! Perhajr ju qofte neoenverizmi me ne kry Edi Ramen. A moj Shqiperi e mjera Shqiperi….

  38. Spartak Ngjela mbeti me gisht ne goje… Ky eshte i vetmi plus i kesaj qeverie.
    Ketu eshte nje person qe me emra te ndryshem po i thurr lavde kesaj qeverie qe duket e lodhur qe ne fillim.
    Te gjithe duken ministra qe do te jene lojera ne duart e Rames dhe pastaj komplet qeveria se bashku me Ramen do te jene lojera ne duart e Metes.
    Ja, kjo eshte qeveria qe do te ja pije gjakun popullit per vitet e ardhshme.

  39. Urime avokateve te sh Edi qe benin llapa llapa ,Shume miq e kusherira te Edit jane ne ministri Fantazem,Shqiperia eshte e sigurte me Ministrin e ri te mbrojtje

  40. Si mor Edi ke kene jasht qeversie Spartak Ngjelen ? Po ai deri dje thonte qe kam kontrate me Ramen qe te ishte kryeminister. Edi ke bere gabim shume te madh. Ke lene jasht qeverie nje ” njeri te madh ” Gjynah. Me thane se eshte shtruan ne spital Taku . A eshte e vertete ? S’kishte faj. Ishte dicka e papritur per ” njeriun me te madh te drjtesise shqiptare ” Edhe njehere turp per Ramen qe I doli I pabese.. Dhe kush I doli I pabese ? Edi Rama, njeriu ,me serioz I ketij venndi, qe njihet me pabesite e tij.

    • 100 % zhgenjim. Nuk me besohet. Thashe perpara zgjedhjeve nqs. vihet Ngjela minister i mbrojtjes ka shprese dhe Rama e ka marre seriozisht. Nuk ndodhi! Ky vend z’behet kurre. Ngelet shume per te deshiruar Z. Rama. . .
      Peleshi zv.kryeminister!!!!!!!!!?????? Mendova per nje moment se Shqiperia kishte shprese. U gabova!

  41. Ky Arben Ahmetaj eshte nje kokerr hajduti qe nuk e ka shokun….bravo Edi Rama …vazhdo me hajdutet e rinj dhe hiq te vjetrit….

  42. Qeveri super rumpalle .Pa ezene piktorin deshtak,Peleshii ka pushtuar gjysmen e korces .Cani pa karakter dhe imoral Erjoni hajdut ,Beni nje zero Kodheli specialistja me eafirmuar e NATO,Tahiri rugac i kombinatit,shpifes ,genjeshtar ,drogmen ,trafikant ilecesh. Me vajti ora per ne pune Me von te tjeret.

  43. Nëse është kjo Qeveria e “ Rilindjes “, kisha sugjeruar Ministrin e Brendshëm, zot. Minis. Saimir TAHIRIN, që veprimin e parë që e bënë për ta treguar vetin ti arreston prindërit për vepër penale kontrabandë !

  44. KryeNastradini me 20 gomere i thone kesaj. Ai origjinali te pakten kishte 10

  45. Prisni, prisni o te uruar, estrada dhe qyfyret s’kane filluar akoma.

  46. I urojm fat dhe suksese qeverisjes te re te Edvin Rams, sepse edhe fatet e kombit jane fort te lidhuna me te, per 4 vjet e ardhshem!

    TI FISIM PAK NE LUPE MINISTRAT E ARDHSHEM:

    Edvin Rama -> Djali i Minoritarit Kristaq Rama, qi firmosi varjen e Poetit Havzi Nela

    Niko Peleshi -> Minoritar Sllavo-Vllaho-Grek

    Shkëlqim Cani..

    Saimir Tahiri -> Djali i kontrabandistit te ilaceve

    Mimi Kodheli -> Papagalja dhe sherbtorja e oborrit Rama, prej bashkis te Tirans

    Ditmir Bushati _> Djali i Sulejman Bushatit apo njeriut ma te degjeneruem te Ramiz Alis ne Shkoder

    Klajda Gjosha..

    Nasip Naço-> Minoritar -> Sllavo-Vllaho-Grek

    Arben Ahmetaj..

    Damian Gjiknuri..

    Eglantina Gjermeni..

    Edmond Haxhinasto..

    Edmond Panariti -> Minoritar turbo Sllavo-Vllaho-Grek

    Ilir Beqja -> I perjashtuem prej parlamentit per korrupsion

    Lindita Nikolli-> Papagalja dhe sherbtorja e oborrit Rama, prej mini-bashkis te Tirans

    Erjon Veliaj ???

    Mirela Kumbaro

    Lefter Koka -> E njef tan Durrsi si familje Mafioze

    Milena Harito -> Minoritar turbo Sllavo-Vllaho-Grek

    Blend Cuci..

    Ilirjan Celibashi…

    TE PRESIM DHE MESOJM SE KUSH JANE Z/V MINISTRAT ????

  47. Mini kodheli minister mbrojtje qe nderkohe ka luftuar forte per ekonomine e vendir???? Nasip naco minister drejtesie nderkohe eshte provuar ne qeverine berisha si minister. Kajda gjosha minister emer jo fort i degjuar ne politiken shqiptare????….

  48. ASNJE MINISTER I QEVERISE BERISHA NUK PO SHIKOJ HAHAHAHHA .O EDI LLAFAZANI KESHTU I MBAN PRENTIMET TI.

  49. saper niko peleshin mos kini pikepyetje KA DHENE SHUME ………PER TE QENE ATY

  50. Tushi je i papare!

    keshtu behet analiza e atyre qe do marin ne dore fatin e shqiptarve per 4 vjet.

    stan me COBANE e me lepuj

    mjerr shqiptaret dhe shqiperia c`po e pret nga keta.

  51. Po a e dini pse ka me shum femra!!!

    Se qka ju thot ky edvini ato me ja bo “amin” vendimin , mozomakeq :((

  52. tahiri…beqaj…veliaj..kodheli..!!!! tani do te jete rilindje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  53. Oj, Shqipëri e mjera Shqipëri, kalove në duar të Sllavo – Grekut. Duke filluar nga Edvini i Krisiaqit Grek e deri te emri i fundit të kësaj liste Ministrave të propozuar sikur të ju bëhet testi i ADN-së, zoti e di se çka do të dalin. Një e di se Shqiptar kurrsesi ?!

  54. Pelesh a ja shpure Edit pikturat e Mihos qe vodhe.Cani i pa afte dhe imoral,Kodheli beri tarapane ne bashki dhe u gradua,Bushati i biri i te perndjekurit Sul Bushati,Naco (BLLOKU),Ahmetaj koker ajduti,Gjiknuri per te ardhur keq si intelektual,Gjermeni komuniste e qelbur,Haxhinasto(BLLOKU),panariti(BLLOKU),Beqja ajduti qe ju hoq mandati,Nikolli superservile e Rames,Veliaj vodhi shoqaten dhe kompjuterat njeri me vlera minimale,Koka+Duka mafiozet me te medhenj ne shqiperi,Harito mbesa e Spiro kolekes ,celibashi njeri pa integritet.Skuadra e rilindjes te vjedhjeve akmerjes,krimit dhe korupsionit SOVRAN ti gezosh horat qe do te qeverisin.

  55. Ku jane emrat e socialisteve me kontribute te medha per shqiperine si Pandeli Majko Fatmir Xhafa etj.Qeveri e deshtuar akoma pa fillu!

  56. Z. Edi urime per formatin e qeverise dhe pune te mbare ne shtator, presim rilindjen, po merr nje Shqiperi me toke te djegur ne cdo fushe te jetes. Jane nje pjese e komentuesve qe po te bejne ADN, dalin kopila s,i tushe qe do nje ritushim bytheve me tegel te trashe, permetar or car etj, bole qe vetem dine te shajne dhe jane akoma ne gjendje dauni e semundje toke, nga perdhosja qe i bene 1 milion votues S E R B I T Sali Kriminelit, bashkepunetor me Miloshevicin dhe Arkandin, uroj qe se shpejti te kete fatin e tyre. Toca.

  57. Pune tembare qeverise sere ,Edi Rames etegjithe atyre qebene temundur rilindjen SHQIPTARE. URIME……URIME NGA ZEMRA URIME …….URIME. …….

  58. Po pasquale millo ku eshte ?ky donte mesezben minister .tè gjithe tè rinj .jan tè etur per tè gllaberuar

  59. Qeveris se ames i deshirojm pne te mbar, por mendoj se gjethseyh ne kete pa Pandeli Majkon dhe Paskal Millo eshte nje gabim veq ne start.

  60. Jane mbledhur te gjithe masonet bashke!!!!!!!!!!!!!!!!!

  61. popull shqipetar ta gezoni qeverin e rirrenimit,ky eshte vetem fillimi I estrades se edvin karabushit bashke me ato perkrahesit karabushian.ILIR META do te jete I fituari I kesaje kasaphaneje.Shoke komuniste mos harroni qe te futeni deputet edhe nga organizata e pionierit(se jane pionieret e enverit)se ne te kundert nuk mund te quhet rilindje e ppsh

  62. Te pakten nuk eshte si minsitrat bashibuzuke te Sali Berishes te cilet e ropen per se gjalli popullin keto 8 vjete. A doni shembuj, ju japim me shumice – kryeson Sokola Olldashi i ndjekur nga Majlinda Bregu, Genc Ruli and CO.

  63. Ha ha ha…. sa me behet qejfi. Ore me gjithe shpirt e them. Shqyr qe na iku nga ekrani fytyra e Paskal Milos, Spartak Ngjeles, Skender Gjinushit po edhe ajo e Vangjel Dules edhe shume te tjereve, te me falin ata qe i kam harruar. Tani do ta merrni vesh ju o te mjere kush eshte Edi Rama. Edhe Gramozi ma hengri me duket, nuk ka per te qene kryetar i grupit parlamentar, Edi eshte 1-sh… te paktet po e pastron vendin nga “plehrat” e vjetra, kuptohet kemi keta “pleherat” e rinj si Erion Veliaj, Sajmir Tahiri etj… po nuk ka gje, e keqja me e vogel, e rendesishme eshte te zhduken keta te vjetrit njehere e mire nga skena politike, flm.

  64. shqiperia ka nevoj per nje freskim politik. urime Edi
    suksese

  65. Shume çudira ka kjo lloj qeverie, te pritshme.
    - Ministër i Brendshëm: Saimir Tahiri, njeri i akuzuar dhe i gjobitur me dhjetra here nga gjykata per shpifje!!
    - Ministër i Jashtëm: Ditmir Bushati, qe te behesh minister i jashtem duhet te jeshe diplomat apo te keshe njohuri ne kete fushe, mesa dime ku personazh nuk ia ka idene ne kete fushe!!
    - Ministër i Energjisë dhe Industrisë: Damian Gjiknuri: ky eshte jurist dhe kete fushe ka mbuluar tek PS, ligjet, nenet, ligjet, nenet… minister i energjise!!!!
    E shume shume personazhe te tjere si Erion Veliaj qe plotesojne kete qeveri te çuditshme, por ajo qe te bie ne sy eshte mungesa apo mosdhenja e posti te premtuar publikisht e te “te ashtequajturit avokat” … Spartak Ngjela..si dhe Kokdhima.
    Konkluzioni: ministrat me sa duket jane zgjedhur ne forme shorti, ne bilardo, bingo apo ne ngo nje tavoline poker, personazhe qe nuk kane as ninimumin e eksperiences per te qene minister sepse fundja-fundit do te qeverisesh nje shtet dhe nje popull dhe fatet e tij.

  66. Rilindja u realizua! Nje harmonizim i shkelqyer i elementave te rij me ato me shume eksperienze qe vijne nga Lsi. Ka rinovim por edhe marje eksperience nga kabineti i meparshem. Fillimi eshte i mire, rilindja u be realitet!

  67. Katastrof u su ngit ma me komunista a sju pilqej demokracia a kurr skem me shkue perpara me kta njerz

  68. Tushi e Vlora tebejne ne rradhe tepare biografine etyre e pastaj te qeverise sere qezgjolli populli mevoten elire ejo sine qeverine e meparshme memanipolime e fshehje o memire vjellje votash, atyre qenuk ipelqen kjo qeveri ejane tepakte keto dashamires te salihut mos tevjellin vner nefidhim tepunes se kabinetit te qeverise por teshohin rezultaten e fillimit .

  69. Shokut Edvin I duhet ti ndroje keta ministra cdo 6 muaj qe tja plotesoje deshirat dhe teket e atyre qe I kane sherbyer shokut me devotshmeri .Eshte nje liste e gjate e atyre qe ishin dhe jane ne pritje te ndonje cope te hedhur apo karrike se kane shpenzuar shume kohe dhe para.
    Gallata sapo ka filluar shpejt do te shohim te tjera akoma me gallate dhe populli le te shohi se vete e gatoi kete gjeme qe ja hodhi vehtes.

  70. Pse flisni keshtu, eshte kompetenca e tij, t’i marre, t’i veje ne pune, t’i kontrolloje dhe t’i zevendesoje sa te kete mandatin. Kur shikoje te rinje ne detyre, shikoj te ardhmen, perspektiven! Largojeni mendimin se ky eshte babaxhan, ky ka karriere te gjate e tj, dhe kujtoni Berishen dhe ate qe e zevendesoi ne PD; asnje fjale nuk thane per te bashkpunuar per te miren e perbashket, siq tha Borak Obama te bashkpunojme me republikanet se Ameriken e prisnin sfida te reja. Pra shikojeni sa negativ e monist jane qe vetem PD-ja dhe askush tjeter…! Kjo eshte pikpamje e komunizmit…! Me te vertete jane te degjuar ca persona ne PS, por mendojne per xhepat e tyre ne radhe te pare dhe jo per detyren. Me shume kane qene sofista, jane marre me teurira pa breqet, por dhe ne nje forme ose ne nje tjeter jane vene ne sherbim te pozites qe ishte! Urime e mbyllshi me sukses detyren e ngarkuar!

  71. Urime dhe suksese, me krahe te lehte dhe me mendje te kthjellet. Qofshi te bashkuar e te forte para veshtiresive!

  72. vend i neveritshem

    Urime qeverise se re qe te vazhdoje te vjedhe popullin DELE!Bjerini telefonave,mblidhni grupet e shokeve e miqeve qe te merrni pjeset e majme ne cdo ministri ku jeni!Sa per keta naivet qe bejne lavderime te kota jane vetem pjese e ketyre grupeve dhe familjare qe perpiqen te bejne propagande sipas motos:thuaj dicka se ka per te mbetur sado pak.

  73. Koordinoi të gjitha grupet e punës, ndërsa mbështeti shumë reformën fiskale dhe atë të shëndetësisë falas për të gjithë. Ka qenë drejtor i ISSH-së deri në 2005——ky zoteria qenka minister i shendetsise?,,,pa dyshim i gjithe sherbimi eshte falas sepse reforma juaj zoti neominister kete parashikon qe shteti Nuk paguan as garzat dhe dorezat se te gjitha blihen nga pazienti…. Qe ne fund di japi rryshfetin apo dhuraten doktorit… PRA nese flitet per falas ketu i vetmi qe nuk nxjerr nje qindarke eshte shteti…. Komplimenta per reformen veten se kjo juaja ka kohe qe Nuk funksionon….
    Ju dhente zoti shendet Juve dhe gjithe shqiptareve qe mos te lodhemi me reformat

Beni nje Koment


+ 7 = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

22 muaj në duart e terroristëve, reporteri rrëfen emocionet

28 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »

Kjo nuk është një ide e mirë!

28 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy