GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Përjetësisht, Teto Ollga!

Përjetësisht, Teto Ollga!

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Ceremonia e vendosjes së përmendores së aktores Violeta Manushi në Tushemisht

Një përmendore e “prerë” për Teto Ollgën e famshme të filmit shqiptar “Zonja nga qyteti” do të përjetësojë veprën dhe kujtimin e aktores Violeta Manushi. Pikërisht në sheshin qendror të fshatit Tushemisht të Pogradecit, ku edhe janë xhiruar sekuencat filmike të “Zonja nga Qyteti” dhe “Shoqja nga fshati”, është vendosur ditën e djeshme një përmendore e aktores, e cila është ndarë nga jeta gjashtë vite më parë. Teto Ollga, zonja që fillimisht e urrente fshatin, por më tej u dashurua me të, tashmë nuk do t’i ndahet fshatit në përjetësi. Me pamjen prej aristokrateje dhe çantën në dorë, “zonja e rëndë” pushtoi mbrëmjen e së premtes sheshin qendror të fshatit Tushemisht në Pogradec. Ollga, Meli dhe Zana, tri protagonistet e filmit “Zonja nga qyteti”, iu rikthyen edhe një herë sheshit të fshatit, shtëpisë dhe zanafillës së gjithçkaje. Edhe pse jo me të njëjtën gjallëri dhe batuta që prej kaq vitesh na bëjnë të qeshim, zonja qytetare mund të preket nga të gjithë. Përmendorja mban firmën e Vasillaq Kolevicës dhe Sadik Spahisë, ndërsa është mbështetur edhe nga komuna Buçimas.
Në ceremoninë e vendosjes së saj ka marrë pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili vlerësoi figurën e Violeta Manushit si një prej artisteve më me vlerë që ka dhënë një kontribut të çmuar në kinematografinë shqiptare. Ndërsa Kolevica shprehu mirënjohjen e tij për mundësinë që i është dhënë që të punonte për realizimin e kësaj përmendoreje. “Prej momentit kur nisi puna, ka kaluar plot një vit. U ndjeva i vlerësuar dhe i privilegjuar që m’u dha kjo mundësi, por për mua ishte dhe një përgjegjësi e madhe. Është e vështirë që artisti të punojë për artistin. Gjej rastin për të përsëritur falënderimet dhe mirënjohjen time, pasi Violeta Manushi ka qenë dhe mbetet një artiste me shumë vlera”,- tha ai. Gjashtë vite pas vdekjes, Violeta Manushi është përjetësuar në fshatin ku u realizuan xhirimet e filmave të saj, por në ceremoninë e organizuar me këtë rast nuk kanë munguar as artistet me të cilat ajo ka bashkinterpretuar… Rajmonda Bulku dhe Yllka Mujo, rrëfejnë emocionet e tyre gjatë momenteve të interpretimit me Teto Ollgën…

Rekuiem Violeta Manushi
Sheshi kryesor i fshatit Tushemisht ka marrë emrin e filmit “Zonja nga qyteti”, ndërsa nga njësia e qeverisjes vendore janë realizuar edhe një sërë punimesh të tjera me qëllim përmirësimin infrastrukturor të këtij fshati, ku vite më parë u realizua pjesa më e madhe e xhirimeve të filmit. Edhe “shtëpia” e Teto Ollgës, e ruajtur me kujdes por edhe e restauruar, ndodhet në qendër të fshatit, për t’i bërë të gjalla dhe të prekshme skenat e filmit. Violeta Manushi lindi më 6 mars të vitit 1926, në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2007 në Tiranë, pas një sëmundjeje të rëndë. Ajo është një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë, ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i fundit i aktores së madhe është te tragjikomedia “Streha e të harruarve”, shkruar nga Ruzhdi Pulaha.
Për rolin e Ollgës te “Zonja nga qyteti” Violeta Manushi u vlerësua me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977

Kujtim i paharruar shëtitja me varkë në Drilon!
Nën petkun e Zanës, rolit të njohur me të cilin ajo u prezantua në filmin “Zonja nga qyteti’, Yllka Mujo nuk i kursen kujtimet e vjetra të fiksuara në celuloidin e memories së saj prej artisteje.
Si ndiheni në këtë ceremoni?
Emocionet e mia sot janë të shumëfishta. E them këtë për dy arsye, së pari sepse nderohet një artiste e madhe dhe, së dyti, pasi të luash krah saj, ishte nder dhe kënaqësi.
Çfarë kujtimesh ju sjell ky fshat?
Kam një nostalgji të veçantë, pasi unë dhe Meli në këtë fshat kaluam një pjesë të rinisë sonë. Kujtimi më i veçantë që ruaj, është ai i shëtitjes me varkë në Drilon, që për mua ngelet një nga kujtimet më të veçanta gjatë xhirimeve.
Si e vlerësoni vendosjen e kësaj përmendoreje?
Merita e kësaj i takon kryetarit të komunës, që vlerësoi një prej figurave më të mëdha, siç është Violeta Manushi. Është meritë e tij që e vendosi këtu ku ajo realizoi një prej roleve të saj më të veçanta dhe të paharrueshme. Dua të vlerësoj sidomos faktin se ky është i pari fshat në Shqipëri ku bëhet diçka e tillë. Bota këto i ka gjëra të zakonshme, ndërsa te ne ende nuk është arritur krijimi i një tradite të tillë.
Si është të luash krah një artisteje të madhe, kur je ende në hapat e parë?
E kam luajtur më herët në teatër këtë rol dhe unë e Violeta ishim të vetmet që e realizuam këtë rol në film, ndërkohë që pjesa tjetër e aktorëve e kishin për herë të parë rolin. Të luaje krah saj ishte shumë e lehtë, të largonte çdo emocion negativ, të bënte të jepje më të mirën, Violeta mua ma ka lehtësuar shumë punën dhe ka qenë si një shkollë ku mund të mësoje pa fund.
Jeni kthyer pas shumë vitesh këtu, çfarë keni dashur të rikujtoni?
Pata vërtet nostalgji. E vizitova thuajse gjithë fshatin me emocion. Pashë shtëpinë ku kam luajtur, rrugët e fshatit, gjithçka. Ndër vite ato kanë ndryshuar, por mua mi sollën të freskëta kujtimet. Tushemishti është një fshat i ndërtuar mbi ujë dhe uji është jetë, është gjallëri.

Violeta, model i artistes shqiptare!
Është rikthyer në Tushemisht, por këtë herë pa “nënën” e saj që nuk e qaste dot erën e fshatit e të fshatarëve! Aktorja Rajmonda Bulku në rolin e Melit, vajzës së teto Ollgës në filmin “Zonja nga qyteti”, e konsideron fat bashkëpunimin artistik me Violeta Manushin
Zonja Bulku, si e shihni vendosjen e kësaj përmendoreje këtu në Tushemisht?
Për mua është një emocion i veçantë. Me Violeta Manushin kam pasur një raport shumë të bukur dhe, pavarësisht se nuk jeton më, e vlerësoj si artiste dhe si grua. Ajo ka një kontribut të madh, role të interpretuara me mjeshtëri dhe një gamë të gjerë karakteresh e personazhesh, të cilave u vuri firmën e saj prej artisteje brilante. Unë dua të shpreh mirënjohjen ndaj kreut të kësaj komune, i cili mori iniciativën për të realizuar diçka të tillë dhe për ta bërë të paharrueshme Violeta Manushin.
Cili është përjetimi yt emocional, tanimë që riktheheni pas kaq vitesh në po të njëjtin shesh xhirimi të filmave tuaj?
Ka kaluar një kohë e gjatë, por emocionet mbeten të mëdha. Pas atij filmi mua ende më thërrasin Meli, pasi kjo është forca e artit. Është një rol që për mua mbetet ndër më të dashurit dhe fakti që e kam interpretuar përkrah të madhes Violeta Manushi, e bën edhe më me tepër vlerë. Pavarësisht viteve, personazhi i Melit, vajzës së Teto Ollgës, ende ngjall emocione dhe dashuri për mua. Është nga ato mundësi që të jepen rrallë në jetë dhe për mua ka qenë nder të luaj përkrah një artisteje të mrekullueshme, si Violeta.
I kujtoni marrëdhëniet tuaja asokohe dhe si vijuan ato pas xhirimeve të filmit?
Janë momente që nuk mund të harrohen. Përveç faktit që unë Violetën e shihja si një model artisteje, ne krijuam një raport shumë të bukur. Ajo më kishte vajzë në film, por këtë rol e adaptoi edhe në jetën reale. Violeta prej asaj kohe më ka trajtuar si vajzën e saj dhe ne arritëm të kemi një marrëdhënie shumë të bukur e të dashur me njëra-tjetrën. Momenteve më të rëndësishme që unë kam pasur në jetë dhe që sigurisht janë momentet e lumtura, ajo nuk u ka munguar asnjëherë, nuk kishte se si të ndodhte diçka e tillë.
Ju e keni vizituar shpesh Tushemishtin. A janë të dukshme ndryshimet e kësaj zone vit pas viti?
E shoh të ndryshuar, por për mirë. Kanë kaluar kaq vite dhe gëzoj që ky fshat vijon të ketë gjallërinë e tij, duke u zbukuruar pa humbur origjinalitetin.

Pogradec/ Dhorjela Cule

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


4 + 2 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy