PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Shqipëria në Europë, kur?

Shqipëria në Europë, kur?

ERVIN BAKU

  Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e pandashme e bashkësisë së vendeve dhe popujve të kontinentit tonë të vjetër europian. Përkatësia e gjithanshme europiane e shqiptarëve dhe modeli i suksesit të demokracive të vendeve të Europës Perëndimore  kanë frymëzuar aspiratën mbarëpopullore që Shqipëria të mos jetë thjesht një pjesë e natyrshme e kuadrit gjeografik dhe historik, por të bëhet pjesë integrale e bashkësisë aktuale dhe e identitetit të ri europian. Bashkimi Europian, për Shqipërinë  dhe shqiptarët, përkthehet në më shumë siguri, më shumë stabilitet ekonomik dhe, si rrjedhojë, më shumë prosperitet. Afro 95% e shqiptarëve duan që Shqipëria të hyjë sa më parë dhe shpejt në Europë. Duhet të jemi ndër vendet më eurofile të kontinentit plak. Dhe për këtë arsye, duke parë “etjen” dhe mega-dëshirën shqiptare për Europën, klasa jonë politike ka abuzuar për 23 vite me radhë me hyrjen e Shqipërisë në BE. Dhe natyrshëm lind pyetja 100 milionëshe: kur do të hyjë Shqipëria në BE? Që prej themelimit të tij në vitin 1957 (me gjashtë të parët, Gjermaninë, Francën, Italinë, Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën), Bashkimi Europian ka kaluar përmes gjashtë zgjerimeve të vogla dhe të mëdha. I pari në vitin 1973 (me Danimarkën, Anglinë dhe Irlandën), i dyti në vitin 1981 me Greqinë, i treti në vitin 1986 (me Spanjën dhe Portugalinë), i katërti në vitin 1995 (me Austrinë, Suedinë dhe Finlandën). Zgjerimi i pestë i Bashkimit Europian u krye në dy faza: e para në vitin 2004 me 10 vende, që shënon dhe zgjerimin më të madh të historisë së tij (me Çekinë, Sllovakinë, Slloveninë, Qipron, Hungarinë, Maltën, Poloninë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë) dhe e dyta në vitin 2007 (me Rumaninë dhe Bullgarinë). Zgjerimi i gjashtë dhe i fundit ndodhi pikërisht 25 ditë më parë, kur Kroacia u bë vendi i njëzetetetë i familjes së madhe europiane. Bashkimi Europian është bërë “pishman si qeni” për 3 vende: Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Edhe pse nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë asnjë reagim zyrtar, kjo më është deklaruar privatisht nga shumë parlamentarë europianë, të djathtë e të majtë. Edhe pse e gjendur sot në pikun e një krize ekonomike dhe politike, Bashkimi Europian ka një plan dhe vizion të qartë për të ardhmen, për zgjerimin e tij. Ndaj, për të gjitha këto, duke pasur parasysh proceset e deritanishme të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke pasur parasysh se tashmë pesë shtete kanë marrë statusin e vendit kandidat (Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Islanda dhe Turqia), si dhe duke pasur parasysh faktin që Shqipëria do të marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat vetëm në fund të vitit (iu deshën pra plot 13 vjet për t’ia arritur kësaj dite), e deklaroj me bindje të plotë: Shqipëria nuk mundet dhe nuk do të hyjë në Bashkimin Europian përpara vitit 2020.
Interesat ekonomike të Shqipërisë
Shqipëria ka interesa të mëdha ekonomike, të cilat lidhen ngushtë dhe direkt me Bashkimin Europian. Për vitin 2013, Shqipëria ka marrë nga Bashkimi Europian një ndihmë prej 95 milionë eurosh. Kjo ndihmë menaxhohet nga delegacioni i BE-së në Shqipëri. Kjo ndihmë prej 95 milionë eurosh shërben për forcimin e kapaciteteve të Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të qenieve njerëzore, kontrollin e kufijve të vendit. Nga ana tjetër, kjo ndihmë është dhënë për instalimin e një pushteti gjyqësor të përgjegjshëm, të pavarur dhe efikas. Një pjesë e ndihmës shkon për administratën publike. Bashkimi Europian synon ta kthejë administratën shqiptare në një administratë më profesionale, të depolitizuar dhe pa korrupsion, të bazuar në një funksionim transparent, me emërime në bazë të meritës. Dhe pjesa e mbetur e këtyre 95 milionë eurove shkojnë për transportin, mjedisin, zhvillimin social dhe bujqësinë. Me marrjen e statusit të vendit kandidat në fund të vitit, kjo ndihmë dyfishohet, madje edhe mund të trefishohet. Këto janë përfitime neto, të cilat Shqipëria nuk e ka luksin të mos i ketë. Që prej fillit të viteve 2000 Shqipëria ka përfituar nga masat ekonomike tregtare autonome të Bashkimit Europian. Shkëmbimet dhe tregtia mes Shqipërisë dhe BE-së është zgjeruar me preferencat shtesë, falë hyrjes në fuqi më 1 dhjetor 2006 të akordit të përkohshëm. Me hyrjen në fuqi të MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) më 1 prill 2009, kemi një bum në zhvillimin e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së. Bashkimi Europian është dhe mbetet absolutisht partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Në vitet 2009-2010, shkëmbimet me BE-në kapin shifrën 80% të shkëmbimeve totale të Shqipërisë. Po në vitet 2009-2010, eksportimet e Shqipërisë drejt BE-së llogariteshin në 700 milionë euro, ndërkohë që importimet nga BE-ja kapnin shifrën e 2,2 miliardë eurove. Prodhimet tekstile dhe të veshmbathjeve përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të Shqipërisë drejt BE-së. Nuk diskutohet që sot, si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, si eksportet dhe importet janë zvogëluar. Por Bashkimi Europian mbetet, dhe kështu do të jetë gjithmonë, partneri kryesor strategjik ekonomiko-tregtar i Shqipërisë. Ta themi troç, me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të zgjidheshin probleme të shumta sociale dhe ekonomike. Deri në destinacion, rruga është shumë e gjatë, e lodhshme dhe tejet e vështirë. Ata/ato që kanë jetuar në Europën Perëndimore dhe kanë prekur standardet e atjeshme, e dinë mirë këtë.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

11 Komente per “Shqipëria në Europë, kur?”

  1. Mendimi ne BE eshte teorik por ne praktike ndryshon ,si shembull keni vendin Fqinje Greqine ,qe falementoi ,dhe ka akoma nostalgji te kthimit te Dhrahmia ,do te thote qe fitimet ,dhe humbjet ne Be jane te nje anshem Gjermania-Franca ,jane fituesit pa dyshim ,dhe vendet e vogla pa Industri ,dhe qe nuk i pergjigjen asnje vlere konkuruese jane gjithmone humbesit me te medhenj ne Treg ,Koha e konfirmoi si Greqia ,nuk pati Sukses ,Kenaqesia ishte dhe ardhja e Demokracise por shpejt u shua u permbus dhe u Zevendesue me njerez qe njohin dhe adhurojne ish PPSH se sa rrugen Demokratike ,Si fund nuk arrihet Ndertimi i Shoqerise ,Demokratike ,me ish or cilet jane akoma nga egzistenca e se shkuares Nostalgjike ,fryma e vjeter me njerez qe ndryshojne Emrin ,por e verteta eshte e nje llojte ,kjo le te kuptosh qe njerezit si Popull e duan BE por nuk e kane te qarte thelbin dhe qenien brenda Saj ,Uroj te Realizohet por jo te pergojohet e fundoset sic u be meNdertimin e Shoqerine Demokratike ,Rruga eshte shume e gjate por e lodhshme ,por don Durim ,Pune,Sakrifica , ate qe don dhe kerkon ,Shoqeria Demokratike ,Pa te nuk ke Rruge tjeter ne BE

  2. Shqiperis ne Europe , kur ? Ervin Baku thote jopara vitit 2020 . Mendoj se ka te drejte Ervini. Nuk hyjme kurre me nje qeveri te kryesuar nga Edi Rama. Ishte ky qe 3 vjet na la jashte BE me politiken e tij te bojkotit dhe te mos votimit te tre ligjeve te famshem, Eshte ky person qe me politiken e tij, qe nuk di te beje politike, do te na leje jashte Europes aq vjet sa kryeminister do te jete ky Dhante Zoti te mos rrije me shume se 4 vjet.

  3. Hyrja e Shqiperise ne BE nuk eshte ne rend te dites. As qe ja vlen te diskutohet ne situaten qe eshte BE dhe Shqiperia. Alarmante do jete situata e institucioneve shqiptare pas dhenies se statusit te vendit kandidat. Jam I bimdur qe me vesorite e IPA2 dhe paaftesine dhe idiotizmin e instsitucioneveShqiperia do terheqe me pak nga sa merr tani.
    Hajt perpara per ata qe marrin vesh

  4. pyet ilir meten. ai e din se kur, sepse atij i qan zemra te na integroje sa me shpejt!

  5. Po JU jape nje Keshille:Mose Hyni ne EU:Se nuk keni as nje Shance te vogel qe te Konkuroni me firmat Gjikande te Hamburg.Po firmat Shqiptare nuk kane akoma Zyra Pune,po i bejne te gjitha Bizedat neper klupe duke ULURITURE;;;UNE JAM BOSS;;;

  6. Shqiperia nuk eshte ende ne gjendje ekonomike sociale mentale per te bere pjese ne BE sic nuk eshte Romania Bulgaria greqia Croazia …

  7. me e mire per shqiperine eshte mos te hyje fare ne be por te lehtesoje tarifat bankare qe te behet nje vend i sigurte per pasaniket e gjithe botes dhe me klimen qe ka vendi , shume shpejt behet nje zvicer e ballkanit dhe parajse fiskale per miliarderet . shikoni zvicren nuk i behet vone fare per te hyre ne be , se s’ka nevoje , europa mbetet nje kuçke e keqe dhe historikisht ju e dini shume mire se sa te “mira” na ka bere europa tash e 3000 vjet

  8. Besoj se te gjithe e dine qe pjesmarrja e Shqiperise ne BE eshte thjesht nje levizje e lire dhe fitimet financjare. Nese Shqiperia do kishte nje udhheqes te hajrit ne do ishim ne BE me kohe. Eshte turp prej zotit qe u futen Rumania dhe Bullgaria para nesh. Megnithese Shqiptaret kane emigruar ne Europe qe ne vitet 90 do ishte mire te prezantoheshin si europja e jo si emigrant I nje vendi te kooruptuar. Shpresoj te jemi ne BE sa me shpejt te kemi mundesine e nje levizjeje te lire.

  9. Shqiperia eshte nje vend qe meriton te jete antare e BE-se ,shqiperise I duhet vetem bashkpunimi mes qytetarvedh.Qellimi yne do arrihet shume shpejt por mbi te gjitha duhet te jemi te gjith ne qe qe te shpejtojme kete .

  10. sidorela dedja

    shqiperia nuk eshte akoma gati per t’u bere pjese e BE, duhet akoma kohe qe cdo gje te vihet ne vije dhe pastaj kur monedha euro te zevendesoje lekun shqiptar te kete nje pershtatje te mire dhe mos kete stok qe do ta zhyste me keq shqiperine

  11. E dua shqiperin ne BE , pavaresisht kushteve …

Beni nje Koment


+ 3 = 7

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy